Zhurma nga lokalet e natës, mungon koordinimi i institucioneve

March 26, 2018 17:33

Zhurma nga lokalet e natës, mungon koordinimi i institucioneve

Qytetarët e shqetësuar nga muzika e lartë e lokaleve të natës, e cila nuk njeh orare, i ka detyruar ata t’i drejtohen policisë bashkiake dhe asaj të rendit.

Shefi i kontrollit të territorit në Bashkinë e Tiranës pohon se kjo problematikë është e kahershme, dhe akoma nuk ka gjetur zgjidhje.

“Kompetenca e policisë bashkiake është deri në marrjen e ankesës, në masë adminstrative, por detyra për monitorim është e Ministrisë së Mjedisit dhe Shëndetësisë të cilat kanë inspektorët dhe duhet të dalin në terren të bëjnë matjet”, shprehet Tonin Beni për Tv Klan.

Ai tregon se shpesh herë ka përplasje me pronarët e këtyre bizneseve, sidomos kur vendosin gjoba pa patur dokumentin që vërteton se sa është realisht ndotja e shkaktuar akustike.

“Kemi pasur probleme, por kur kemi shkuar ka pasur leje mjedisore, që këtu është e pafuqishme për të vepruar”.

Policia bashkiake, nisur nga ankesat e qytetarëve, ka hartuar një listë me baret që shqetësojnë kryeqytetasit me muzikën e lartë. Kjo listë i është përcjellë Inspektoriatit të Mjedisit, për të marrë masat e nevojshme, por ende nuk ka përgjigje.

Moskoordinimi i instancave shtetërore me njera-tjetrën ka bërë që ky problem të mos gjejë zgjidhje.

s.a/dita

 

 

March 26, 2018 17:33
Komento

2 Komente

  1. Xxx March 26, 23:24

    Tirana eshte qyteti me ndotjen akustike me te madhe ne Evrope.
    Shofere hajvane qe tua futesh borine ne goje i bien papushim, sidomos femrat kokelopa .
    Qen rrugace gjithe naten e lane mehallen pa gjume, e kur ankohesh ne Bashki te thone i kemi sterilizuar, sikur i thua kemi frike se mos na q… e jo qe bejne zhurme. Lere pastaj te shkretet qe jetojne mbi diskoteka. U duhet te hidhen perpjete me gjithe krevat se i duhet koketulit te diskotekes poshte te beje ca lek duke u care trapin njerezve.

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini March 27, 10:29

    Edhe minaret bajnë zhurmë, por HESHTJE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*