Zhvillime me pasoja të rrezikshme

November 19, 2019 23:43

Zhvillime me pasoja të rrezikshme

Nga Shaban Murati

 

Ka zhvillime me pasoja të rrezikshme në planin strategjik dhe gjeopolitik, të cilat duhet t’i marrin në konsideratë ata që drejtojnë qeverinë dhe shtetin në Shqipëri. Ndryshimet e raporteve strategjike në shkalle europiane dhe brendaeuropiane krijojnë problematika te reja dhe shqetësuese për sigurinë dhe stabilitetin edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk duhet kurrsesi të neglizhohen nga vendimmarrësit tanë. Sido që të jetë puna, dy konsiderata gjeopolitike duhen pasur parasysh…

 

Pasi lëshoi predhën e parë strategjike në drejtim të Ballkanit Perëndimor, duke bllokuar në samitin e BE të 18 tetorit hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut dhe procesin e zgjerimit të BE, presidenti i Francës Emanuel Makron lëshoi predhën e dytë strategjike, duke shpallur doktrinën e tij të re antiatlantike.

Në intervistën e tij të gjatë me revistën britanike “The Economist” në 7 nëntor presidenti francez parashtroi përcaktimet e tij të reja lidhur me NATO-n dhe misionin e saj, duke e quajtur NATO-n “me tru të vdekur” dhe se ai “nuk e din nëse akoma beson te Neni 5 i Traktatit të NATO-s”.

10 vjet pasi Franca u rikthye në strukturat ushtarake të NATO-s në prill të vititi 2009 pas vetëlargimit nga ato struktura për 40 vjet me rradhë në ndjekje të politikës së presidentit Sharl De Gol, shihet një përqafim i doktrinës antiatlantike goliste nga presidenti Makron.

Ai është në fazën e paraqitjes ndërkombëtare të doktrinës së tij antiatlantike dhe ende nuk ka shkuar tek hapat konkrete të distancimit organizativ francez në raportet me NATO-n. Antiatlantizmi i ri i presidentit francez ka dalë në rrethana të caktuara, nga të cilat do të veçonim disa.

Së pari, presidenti francez vlerëson se meqë kancelarja e hekurt gjermane Angela Merkel është në prag të largimit nga drejtimi i Gjermanisë, kjo do të krijojë një vakum pushteti në BE dhe në Europë, të cilin Berlini do ta ketë të vështirë ta mbushë shpejt. Pas lideres së padiskutueshme europiane Merkel BE dhe Europa do ta kenë bosh karriken e liderit dhe Emanuel Makron mendon se tani është momenti i Francës dhe i tij personal.

Natyrisht në këtë llogari strategjike dhe gjeopolitike franceze NATO del si pengesë e realizimit të këtij objektivi madhor.

Së dyti, largimi i Britanisë së Madhe nga BE ka krijuar një vakum të madh strategjik në kapacitetet ushtarake të BE, por ka larguar edhe një konkurent ushtarak për Francën. Pas Brexitit Franca mbetet tani i vetmi shtet anëtar i BE me armë bërthamore, gjë e cila vlerësohet në Paris si rast për të konfirmuar rolin udhëheqës të Francës në BE dhe në shkallë kontinenti.

Një mungesë e NATO-s e bën me jetike për BE varësinë ushtarako-strategjike nga armët bërthamore franceze.

Së treti, antiatlantizmi i ri i presidentit francez, njëlloj si ai golist, drejtohet në rradhë të parë kundër SHBA. Lëkundjet dhe problemet e çfaqura në raportet midis SHBA dhe BE në dy vitet e fundit, konsiderohen në Paris si një mundësi e mirë për shkëputjen europiane nga NATO dhe nga roli udhëheqës i SHBA në sigurinë europiane.

Përtej raporteve strategjike dhe gjeopolitike brenda shteteve të fuqishme të BE dhe atyre midis BE e SHBA, antiatlantizmi i presidentit Makron pritet të ketë efektet e veta jo pozitive edhe në rajonin e Ballkanit. Nëse veto e presidentit francez ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut bllokoi integrimin europian të tyre, platforma e tij kundër NATO-s është një lëvizje e fortë kundër integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Aleancën Atlantike.

Duket ka një alergji shtetërore franceze ndaj orientimit dhe besimit të fortë të shteteve dhe popujve të rajonit te NATO. Këtë humor negativ e shprehu presidenti francez jo vetëm me veton ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por e vazhdoi me skandalet diplomatike që ai shkaktoi me Bullgarinë dhe Ukrainën, kur deklaroi para disa ditësh se ai preferon më mirë emigrantët nga Afrika se sa bandat nga Bullgaria dhe nga Ukraina, si dhe me Bosnjë-Hercegovinën, kur e quajti këto ditë atë shtet “një minë xhihadiste me sahat”.

Paraqitja e NATO-s “me tru të vdekur” dhe sidomos vënia në dyshim e Nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s, i cili përmban detyrimin për të gjithë që një sulm ndaj një anëtari të NATO-s të konsiderohet sulm ndaj gjithë anëtarëve të NATO-s, krijon një lëvizje gjeopolitike frenuese për procesin e integrimit atlantik të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

NATO ndodhet aktualisht në procesin e zgjerimit të saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor, një proces në të cilin shtetet e rajonit janë përfshirë me vullnet të plotë. Qendrimet e presidentit francez kundër NATO-s janë një mesazh i keq për shtetet e rajonit, që qendrojnë në rradhë për t’u anëtarësuar në NATO dhe që vlerësojnë se NATO është një bllok i nevojshëm dhe i domosdoshëm për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e tyre.  Janë një mesazh i keq, sepse i japin armë diplomatike, politike dhe propagandistike Rusisë, e cila është në kulmin e përpjekjeve për të sabotuar zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Nuk qe i rastit entusiazmi i menjëhershëm, që ngjalli doktrina e re antiatlantike e presidentit francez në Moskë, ku zëdhënësja e MPJ, Maria Zakharova, brenda ditës reagoi dhe i lavdëroi si “fjalë të arta” qendrimet e Makronit kundër NATO-s.

Diplomacia ruse e ka më të lehtë tani me argumentat franceze që ta luftojë NATO-n në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një inkurajim dhe hov të ri pritet të marrin forcat politike filoruse dhe antiperëndimore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pritet të kemi gjallërim të forcave politike filoruse në Mal të Zi, ku u ndërmorën edhe tentativa për grusht shteti në vitin 2016 me implikimin e shërbimit sekret rus dhe serb, që të ndalonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Priten trazira të reja nga forcat politike filoruse në Maqedoninë e Veriut, që provokuan kriza politike e konflikte në vitin 2017 me implikimin e shërbimit sekret rus dhe serb, që të pengonin zgjidhjen çeshtjes së emrit me Greqinë, ku me marrëveshjen e Prespës iu hap rruga e anëtarësimit të vendit në NATO, që pritet të zyrtarizohet në samitin e NATO-s në dhjetor.

Devijimi antiatlantik i Francës mund ta çojë në rrugë më të gabuar rolin e diplomacisë franceze në bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre. Qëndrimet e deritanishme të diplomacisë franceze në favor të shkëmbimit të territoreve dhe hapat e saj për të përfshirë Rusinë në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, pritet të intonohen në një optikë më antiantlantike, pra më larg interesave të Kosovës e më pranë interesave të Serbisë.

A mund të imagjinohet se çfarë do të kishte ndodhur në Ballkan po të mos kishte ndërhyrë NATO në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë dhe po të mos ishte NATO si aleancë e mbrotjes së lirisë së popujve? Mjafton Ballkani për të dëshmuar domosdoshmërinë jetike të ekzistencës së NATO-s dhe të vitalitetit të saj.

Antiatlantizmi i presidentit francez pritet të inkurajojë forcat filoruse në gjithë rajonin që të intensifikojnë diversionin e tyre kundër integrimit atlantik dhe të përpiqen të shesin në rajon  alternativën e integrimit rus. Duhet t’i kishte kushtuar vëmendje Brukseli deklaratës së presidentit serb Vuçiç, i cila pas vetos franceze në BE ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut deklaroi se kjo veto tregon se kemi pasur të drejtë që lidhemi me Rusinë dhe me Kinën. Pas vetos franceze në samitin e 18 tetorit, Rusia i bëri ofertë direkte, zyrtare dhe publike, shteteve të Ballkanit Perëndimor që ta braktisin BE dhe të futen në organizatën ruse të “Unionit Ekonomik Euroaziatik”, ku Serbia u fut zyrtarisht në 25 tetor 2019.

Tani pas doktrinës anti NATO të Makronit pritet të vijnë ofertat ruse për anëtarësim në aleancën ushtarake ruse të CSTO, ku Serbia është futur si shtet vëzhgues me perspektivën për anëtarësim. Anëtari serb i treshes presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili muajin e kaluar me porosi nga Moska bllokoi paraqitjen në NATO të “Planit të Veprimit për Anëtarësim” nga qeveria e Bosnjë-Hercegovinës, gjen tani një referencë mbështetëse franceze për kursin e tij antiatlantik dhe antiperëndimor.

Duke deklaruar se ai nuk e din akoma nëse beson te neni 5 i Traktatit themelues të NATO-s, presidenti francez i hap një dritë të gjelbër Rusisë për veprime ndërhyrëse ushtarake në vendet anëtare të  NATO-s, sidomos të atyre që kanë qenë anëtarë të Traktatit ushtarak Varshavës, të drejtuar në kohën e komunizmit nga Rusia. Akti i presidentit francez përbën një lëvizje strategjike të gabuar në rrethanat e sotme europiane, sepse nuk merr në konsideratë që Rusia është shteti që në vitin 2008 ndërmori agresion kundër Gjeorgjisë dhe në vitin 2014 agresion kundër Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë.

Çdo strategjist dhe ushtarak din fare mirë se është pikërisht Neni 5 i Traktatit themelues të NATO-s, që ka mbajtur dhe e mban frerin e ambicjeve aneksioniste ruse në drejtim të Europës atlantike. Rusia është shteti që kërcënon pareshtur shtetet pribaltike me forcën e vet ushtarake, siç kërcënon me muskujt e vet ushtarakë edhe Ballkanin, ku zhvillon çdo vit në Serbi manovra ushtarake të forcave zbarkuese ruse dhe po sjell raketat dhe ka ngritur edhe baza ushtarake atje. Është e lehtë të imagjinohet se çfarë ndryshim planesh mund të bëhen në shtabet e Moskës, pasi një nga shtetet kryesore të NATO-s shpall me gojën e presidentit se Neni 5 nuk do të zbatohet, të paktën nga Franca.

Me doktrinën e re antiatlantike të presidentit Makron kemi një provë të hidhur se Franca nuk duket se ka interes strategjik për integrimin europian  dhe atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Interesi strategjik i Parisit në rajonin tonë është Serbia dhe projekti serb i krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore”, të cilin Franca e përkrah, dhe të cilin nuk dihet përse naivët ballkanikë vazhdojnë ta mashtrojnë veten duke e quajtur “mini Shengen”, kur ai nuk ka asnjë lidhje me regjimin europian të Shengenit.

Interesi strategjik i Francës mbetet Serbia, gjë që e konfirmoi vetë presidenti francez gjatë vizitës së tij në Beograd në korrik të këtij viti dhe ku e shpalli Serbinë lider të rajonit.

Antiatlantizmi i presidentit francez çfaqet si një lëvizje e gabuar strategjike dhe gjeopolitike me efekte negative edhe në rajonin e Balllkanit. Kemi një zhvillim që dëshmon se marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aleancat janë më komplekse nga ç’i pandehim.

Janë zhvillime me pasoja të rrezikshme në planin strategjik dhe gjeopolitik, të cilat duhet t’i marrin në konsideratë ata që drejtojnë qeverinë dhe shtetin në Shqipëri. Ndryshimet e raporteve strategjike në shkalle europiane dhe brendaeuropiane krijojnë problematika te reja dhe shqetësuese për sigurinë dhe stabilitetin edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk duhet kurrsesi të neglizhohen nga vendimmarrësit tanë.

Sido që të jetë puna, dy konsiderata gjeopolitike duhen pasur parasysh. E para, që antiatlantizmi i presidentit francez nuk e prish dhe as e zëvëndëson dot NATO-n. Kemi një përvojë historike me antiatlantizmin e ish-presidentit De Gol, i cili nuk i siguroi dot Francës një peshë më të madhe në skakierën e fuqive të mëdha botërore me largimin nga struktura ushtarake e NATO-s. Kemi mendimi se edhe presidenti Makron vështirë se do të arrijë ambicjet e tij europiane dhe ndërkombëtare me antiatlantizmin e tij.

Konsiderata e dytë është që edhe sikur Franca, edhe sikur BE, të ikin nga NATO, Shqipëria nuk duhet të ikë kurrë nga SHBA. Nuk është emocion, por strategji gjeopolitike dhe llogaritje gjakftohtë e interesit mbarëkombëtar dhe e rrethanave, në të cilat po ecën Ballkani dhe Europa.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

November 19, 2019 23:43
Komento

17 Komente

  1. Pano Hallko November 20, 01:32

    Në një seri analizash të tij, të paktën në tre muajt e fundit, ky analist i rrallë(për të mos thënë unikal ndër të gjallët)-Ambasador Shaban Murati, ka aktivizuar sinjalin e alarmit, sa i takon zhvillimeve gjeopolitike në rrafsh europian e rajonal.
    E gjithë kjo Analizë, na çon në një dilemë të pa shmangshme:-Ose Franca nuk di se ç`bën, ose ne nuk dimë se ç`bëjmë.
    Të dy palët, nuk mund të kenë të drejtë, në të njëjtin drejtim.

    Reply to this comment
  2. demo November 20, 05:37

    Nuk e kupton GALLOFI,se Makroni eshte nje francez i linjes sllavofile,antigjermane dhe antiamerikane?
    Per inat te Makronit,vete behet grup me Beogradin,,ka krijuar Minishengenin,,po Makroni kete po kerkon or gallofi 2 metrosh me brekushe,,,ta dergoje Shqiperine drejt Serbise dhe Moskes.

    Reply to this comment
  3. Edi November 20, 07:32

    Edhe pse jeni perpjekur te jepni nje panorame te gjere, disa gjera nuk qendrojne. Se pari Franca nuk ka kapacitetin e duhur te plotesoje vakumin e dy shteteve si Anglia dhe Gjermania. Se dyti tere strategjia e Makronit ka te beje me kapjen e nje pjese tregu te EU se kompletuar(mbas perfshirjes te Ballkanit Perendimor). Sa per Nato, nuk hyn fare ne kete mes, me vjen keq.

    Reply to this comment
  4. Arben November 20, 08:02

    Franca shtet kolonialist. Ka 200 vite qe rrjep afriken e veriut nga njerezit dhe burimet. Po vjen dita e drejtesise per krimet franceze

    Reply to this comment
  5. Shqiptari November 20, 08:48

    Analize brilante.

    Reply to this comment
  6. A.W. November 20, 11:25

    Me te drejte Sh.M shkruan se pas largimit te Britanise nga BE, Franca eshte i vetmi vend i BE me arme berthamore dhe kjo natyrshem i jep te drejte Frances te kete rol paresor ne BE dhe Europe. Atehere per c’fare ta doje Franca ate NATO? Per te qene zgjatim i Amerikes ne Europe? Europa duhet te jete vete pergjegjese per mbrojtjen e saj, per punet e saj. Europa duhet te jete e europianeve dhe per europianet. Dhe Franca ka te gjithe te drejten te jete ne krye te saj edhe per faktin se me ate Merkel ne krye kjo BE ka arritur ne piken me kritike te shperberjes si pasoje e ftesave te saj politike bere klandestineve, problemit me te mprehte europian qe nga koha e luftes.

    Reply to this comment
  7. fantoma November 20, 13:38

    Analizë e denjë për një instruktor “të përgatitur” të Komitetit Qëndror të PPSH-së, zoti Murati…!!! Shumica e atyre që thoni, janë të tipit, “i paraqes siç më pëlqen të jenë sipas interesave dhe botëkuptimit tim”, ndërsa etiketimet “agresion” etj. janë të tipit hoxhist, që të mos flas pastaj për “lëpirjen” që “kutërbon” në çdo rrjesht të shkrimit…

    Reply to this comment
  8. return of the saint November 20, 14:50

    Rrote komplet,analize mediokre asnje rrezik nuk ka ne ballkan doktrina strategjike e SHBA-VE nuk ndryshon,nuk eshte Natua me tru te vdekur por Makroni rrezikon te mbetet i vdekur apo te rrezohet si president,ky popull ka rrene ne batakun kuadrove te nomeglatures komuniste qe nuk kane mbaruar asnje shkolle per politike nderkombetare dhe mbeten duke bere analiza mediokre te tipit kafene

    Reply to this comment
  9. jari November 20, 15:46

    Rama fill sa mori pushtetin, rrugen e pare qe beri ne Nju Jork u takua ne menyre klandestine me krye diplomatin rus Lavrov
    Te mos kishte treguar z.Lavrov per kete takim edhe sot e kesaje dite nuk do te mirej vesh se Rame eshte takuar me kete minister
    Ky takim ka zgjatur 40 minuta
    Po cfar interesash ka pasur ministri me edin!?
    Cfar eksperience ka Rama me shume se ministri ne te gjitha fushat politike, ekonomike apo ne te gjitha enciklopodite? ?
    Jo
    Rama eshte gallofi me i madh ne historine e njerzimit
    Po per cfar i ka interesuar , jo pak , por 40 minuta,qe te humbasi ministri i nje shteti shume te fuqishem sic eshte Rusia, me nje diplomaci shume te vjeter dhe me nje eksperience qindra vjecare , me nje injorante, me zero intelegjence diplomatike
    Jo
    Rama eshte thika me dy prehje dhe me maje dhe ministri eshte guri zmeriljes qe e ka prehur kete thike kunder Kosoves dhe Shqeperise
    Ministri i jashtem Rus nuk harxhon 40 minuta me familjen e tije dhe jo me Ramen
    o,o,o
    jane 40 minuta

    Reply to this comment
  10. DIBRANI November 20, 16:40

    Me thjesht , qarte e kuptueshem se kaq , nuk mund te thuhet ! Per ta mbajtur kete kurs gjeo – politik nevojiten timoniere te zot , te guximshem e… , mbi te gjithe me shpirt e gjak kombetar , qe ne , per fat te keq , ende nuk i kemi ! Ne keto situata kaq te turbullta e te pa qarta , do te vijne ne rritje presionet e shantazhi i pa prere e i gjithanshem i hijenave afro-veriore te Athines dhe te homosapienteve pertej Uraleve !

    Reply to this comment
  11. Jak Boston November 20, 16:56

    Zoti Ambasador Murati ka lene pa cekur gjene me kryesosore dhe pjesen me te majisur te Frances, qe eshte ekonomia e saj.
    Para se te shkruaja kete koment pashe se Franca ka borxhe 2 trilion e gjysem €, pra pak me shume se GTP vjetore e saj.
    E thene ndryshe Franca eshte pak me mire se Greqia.
    Nisur nga kjo situate Makaronja franceze perpelitet e perdridhet gjithandej si ngjale, pasi Makron ka qene minister ekonomie dhe eshte pergjegjes direkt per nje pjese te borxhit.
    Tani qe Trump po kerkon hapur qe anetaret e aleances te shpenzojne me shume dhe partneret jashte aleances te paguajne njefare kapari nese duan mbrojtje.
    Prandaj Makroni na u zgjua nje dite dhe kerkoi te na krijoje ushtrine europiane, qe te shese armet franceze tek ushtria e re.
    Te kthehemi tek Ballkani, eshte prape ekonomia.
    Duke pare qe ne Ballkan po perplasen prej dekadash Amerika, BE, Rusia, ku edhe Kina mundohet te kape c’te mundet, Franca ka ndenjur ne hije, pasi ishte BE ajo qe e bente luften e saj.
    Por kur pane qe gjermanet dhe anglezet po terhiqnin per vete dhe kur ne opinionin publik ballkanik katershja kryesore u be Amerike-Gjermani nga perendimi dhe Rusi-Kine nga lindja Franca e pa veten ne nivelin e Turqise qe Franca me ane te frankofonise dhe Turqia me ane te ish perandorise jane ne kategorine e dyte.
    Duke qene se ka shume projekte per te zhvilluar ballkanin athere Makroni mendon se duke bere bllokime dhe veto me qellim qe te te ngreje rendesine ne opinion, te siguroje kontrata te favorshme dhe pse jo te marre edhe ndonje pasuri kombetare si Trepca etj… dhe me e fundit te perdore keto vende ballkanike si monedhe shkembimi sidomos me Gjermanine dhe Britanine dhe Rusine.
    Tani te kthehemi tek Shqiperia.
    Se pari duhet te theksojme se drejtuesit e shqiptare komuniste Enveri me kryesori, por edhe shume te tjere dhe postkomuniste ne shumicen e tyre ishin dhe jane frankofone, si psh. Berisha, Nano, Gjinushi, Mejdani, Kac Islami, Besnik Mustafaj, Edi Rama etj. etj.
    Rama iu premtoi para disa koheve ishullin e Sazanit francezeve plus ate qe dihet se Selenica me bituminous e saj ka punuar per Francen edhe ne kohen e komunizmit. Une them qe Rama mund te ju kete premtuar edhe Trepcen te pakten per te qene pjesetare ne te.
    Duke qene se Rama doli huq me shkembimin e teritoreve, Franca vuri veton si kunderpergjigje. Po keshtu edhe Hollanda duhet te kete ndonje qejf te paplotesuar te nafta nepermjet kompanise Shell.

    Ata cfare Ambasador Murati shtjellon ne analizen e tij jane garniture e atyre cfare une ceka ne kete koment.
    Me falni qe shruajta kaq gjate po tema eshte shume e gjere.
    Per ta mbyllur Shqiptaret duhet te rrine me boshtin Amerike- Gjermani – Britani edhe sikur kurre te mos futen ne BE.
    Shqiptaret gjithashtu duhet te lirohen nga frankofonia njehere e pergjithmone duke mos votuar asnje frankofon, por vetem anglosaxonet.
    Vetem keshtu e shpetoni ate vend.

    Reply to this comment
  12. Jak Boston November 20, 17:00

    Zoti Ambasador Murati ka lene pa cekur gjene me kryesosore dhe pjesen me te majisur te Frances, qe eshte ekonomia e saj.
    Para se te shkruaja kete koment pashe se Franca ka borxhe 2 trilion e gjysem €, pra pak me shume se GTP vjetore e saj.
    E thene ndryshe Franca eshte pak me mire se Greqia.
    Nisur nga kjo situate Makaronja franceze perpelitet e perdridhet gjithandej si ngjale, pasi Makron ka qene minister ekonomie dhe eshte pergjegjes direkt per nje pjese te borxhit.
    Tani qe Trump po kerkon hapur qe anetaret e aleances te shpenzojne me shume dhe partneret jashte aleances te paguajne njefare kapari nese duan mbrojtje.
    Prandaj Makroni na u zgjua nje dite dhe kerkoi te na krijoje ushtrine europiane, qe te shese armet franceze tek ushtria e re.
    Te kthehemi tek Ballkani, eshte prape ekonomia.
    Duke pare qe ne Ballkan po perplasen prej dekadash Amerika, BE, Rusia, ku edhe Kina mundohet te kape c’te mundet, Franca ka ndenjur ne hije, pasi ishte BE ajo qe e bente luften e saj.
    Por kur pane qe gjermanet dhe anglezet po terhiqnin per vete dhe kur ne opinionin publik ballkanik katershja kryesore u be Amerike-Gjermani nga perendimi dhe Rusi-Kine nga lindja Franca e pa veten ne nivelin e Turqise qe Franca me ane te frankofonise dhe Turqia me ane te ish perandorise jane ne kategorine e dyte.
    Duke qene se ka shume projekte per te zhvilluar ballkanin athere Makroni mendon se duke bere bllokime dhe veto me qellim qe te te ngreje rendesine ne opinion, te siguroje kontrata te favorshme dhe pse jo te marre edhe ndonje pasuri kombetare si Trepca etj… dhe me e fundit te perdore keto vende ballkanike si monedhe shkembimi sidomos me Gjermanine dhe Britanine dhe Rusine.
    Tani te kthehemi tek Shqiperia.
    Se pari duhet te theksojme se drejtuesit e shqiptare komuniste Enveri me kryesori, por edhe shume te tjere dhe postkomuniste ne shumicen e tyre ishin dhe jane frankofone, si psh. Berisha, Nano, Gjinushi, Mejdani, Kac Islami, Besnik Mustafaj, Edi Rama etj. etj.
    Rama iu premtoi para disa koheve ishullin e Sazanit francezeve plus ate qe dihet se Selenica me bitumie e saj ka punuar per Francen edhe ne kohen e komunizmit. Une them qe Rama mund te ju kete premtuar edhe Trepcen te pakten per te qene pjesetare ne te.
    Duke qene se Rama doli huq me shkembimin e teritoreve, Franca vuri veton si kunderpergjigje. Po keshtu edhe Hollanda duhet te kete ndonje qejf te paplotesuar te nafta nepermjet kompanise Shell.

    Ata cfare Ambasador Murati shtjellon ne analizen e tij jane garniture e atyre cfare une ceka ne kete koment.
    Me falni qe shruajta kaq gjate po tema eshte shume e gjere.
    Per ta mbyllur Shqiptaret duhet te rrine me boshtin Amerike- Gjermani – Britani edhe sikur kurre te mos futen ne BE.
    Shqiptaret gjithashtu duhet te lirohen nga frankofonia njehere e pergjithmone duke mos votuar asnje frankofon, por vetem anglosaxonet.
    Vetem keshtu e shpetoni ate vend.

    Reply to this comment
  13. Harresa me pasoja të rrezikshme November 20, 17:13

    NE VEND TE KRYEARTIKULLIT TE DITES
    .
    Cfare thote zoti Murati (Sh) eshte me teper per arene nderkombetare ku Shqiperine faktikisht nuk e pyet kush cfare te beje…Edhe ne se Rama do kishte fuqi cudiberese ai ka ushtri por nuk ka ushtare….eshte ZERO.
    .
    Sor duhet te ishte kryeartikull pervjetori ( me sakte DASMA e PD-PS- dhe e ca sherbimeve inteligjente te huaja qe akoma mbeshteten te grupi Ciftelia…Si ka mundesi qe motra e Fatmir Mediut ( politikani qe pritet me me shume dashuri ne USA) eshte fshehur prania e saj ne rolin kyc te vrasjes se Olldashit
    *

    Kam bindjen se mbi 90% e shqiptarëve besojnë se Sokol Olldashi është vrarë në mënyrë perfekte nga e njejta dore qe vrau Kosta Trebicken,drejtorin e Shikut Isa Coba qe e dogjen t e gjalle ne makine..Gjyqtarin Konomi me telekomande…e deri te fisi i Haklajve qe arriten te perdorin dhe fusha te minuara qe as vende te zhvilluara nuk i kane.
    .
    Ajo qe ka bere pershtypje se dhe mafja me kollare,tentakulat e te cilave shtrihen deri ne bodrumet e institucjoneve euro-atllantike eshte Prokurori qe erdhi nga Virgjinia USA per te vertetuar se Kosta Trebicka pesoi karambol me nje lepur dhe …vdiq….Po ashtu paisja me vize nga ambasada amerikane e gjeneral Luan Hoxha se ishte kercenuar me jete nga Shkelzen Berisha na bejme te besojme qe ka nje lidhje te ‘KOBESHME” midis mafjes se rruges (lexo GRUPI NAZISKIN CIFTELIA” dhe mafjes me kollare qe ka metastazat deri ne bodrume institucjonesh euro-amerikane.
    _________________________________________
    I ftoj lexuesit te ndjekin nja nga lajmet e para te pa-censuruar te medias
    ———————————————————-
    Vini re cfare donte
    1-Shkëlzen Aliaj, ish-drejtor i Policisë Rrugore
    2-Flamur Noka
    3-Shkelzen Berisha
    4-Nje femer ne makine
    5-per dijeni nje femer adoleshente u varros ate dite ne rrethinat e Fushkrujes e vdekur ne rrethana misterioze
    6-Dihet qe Sokol Olldashi ishte maniak seksual dhe te gjithe gjurmet te cojne ne nje kurth..me nje zogeze ne nje dite me shi….

    NDIQNI NJE NGA LAJMET TE PA CENSURUARA
    >>>
    Tanimë është konfirmuar se deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në këtë aksident të rëndë trafiku. Përveç deputetit Olldashi, jetën e ka humbur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është identifikuar. Lajmi është konfirmuar nga policia. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë moti i keq.

    Mjeti dyshohet të ketë dalë nga rruga për shkak të lagështirës, ndërkohë që së bashku me deputetin e PD-së udhëtonte dhe Shkëlzen Aliaj, ish-drejtor i Policisë Rrugore, i cili raportohet gjithashtu të ketë humbur jetën.

    Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi dyshohet se ka humbur jetën sot në mbrëmje në një aksident të ndodhur në aksin Tirane-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë. Pritet konfirmimi zyrtar, por burime policore nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se informacionet nuk janë të mira.

    News24 mori informacion se rreth orës 21:18 minuta, një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi së bashku me një person tjetër femër ende i paidentifikuar po udhëtonin me automjetin tip ‘Benz’ i zi AA003HN’. Makina ka rënë nga një lartësi jo e madhe, ndërsa vështirësi është paraqitur në nxjerrjen e trupave.

    Policia, dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërriti dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri,deputeti Flamur Noka si dhe Shkëlzen Berisha djali i ish kryeministrit.

    Deputeti Flamur Noka ndodhet në vendngjarje por nuk ka pranuar të flasë. “Nuk mund të flas dot”, tha ai për gazetarin që ndodhet në vendgjarje, transmeton BW.
    >>>>>>
    Sinqerisht nuk me vjen keq per vdekjen e sokololdashit (as te azem kriminelit) se ishin pjestare te bandes PD..biles ky Olldashi deklaroi ne 21 janar 2011 se do vrite dhe 300 kokpalare..kaq mjafton te themi se mbuloi balta balten..
    .
    Ishte mallkimi i jetimeve te 21 janarit qe e coi olldashin te vdese ne varreza ne dite qameti…

    Reply to this comment
  14. Orteku i Fekenit November 21, 14:47

    Argumenti i A.B nuk qendron se e con Francen dhe Makaronin ne nivelin e Kimave. Largimi i Britanise po ashtu sepse ajo do te vazhdoje te mare pjese ne strukturat e sigurise se BE se!
    “Vendi bosh” qe le le Zonja e hekurt gjithashtu nuk qendron se vendin e saj do e zere nie tjeter zonje ose zoteri i hekurt!! Frau Merkel eshte e tille se ka nje Gjermani si vend nga mbrapa!
    Konrad Adenauer, Willy Brandt, Helmut Schmidt, Helmut Kohl ,Gerhard Schröder ishin me pak te “hekurt ” ? Sulmi kunder NATO s dhe JO per Shqiperine e MV kane thjeshte te bejne me pafuqine e Frances te perballoje kete zgjerim! Ne nje kohe qe Gjermania “thith” me miliona puntore nga kjo BE e madhe Franca perballet me greva e protesta te shumta dhe sheh nje borxh publik gjithnje ne rritje!!

    Reply to this comment
  15. Shkodra November 21, 23:08

    Militantizem gjeopolitik.

    Reply to this comment
  16. T.Voda November 23, 02:54

    —- Analize brilantre, [e theksojn dhe me siper] — Anashkalimi , nenvleresimi tregon naivitet , miopi , pse jo dashakeqesi … .Kohet dridhen e perdridhen, vjen nje dite dhe ”lemshat”mblidhen .- Kujtoni ”fallxhorin” e Skenderbeut…”..Oi madhi Skenderbe..! Bota eshte si nje rreth. Ishte perandoria e madhe e Romakeve , dhe humbi…Sot…e Otomaneve ,. NESER ..NUK DIHET..??..!!!
    — Nuk do harruar as thenia e urte … — ”Ne fitore-VEMENDIE.!. Ne disfata-QENDRES,!. Ne mendime-MENCURI ! Ne te papritura–ZGJUARESI..”!!. — Ne keto 30 vjet, fitoret ne raport me disfatat, kane qene te pa perilleshme , ku disa nga te cilat z. Murati i permend ..
    — Eshte koha e klithmave, piskames per qendres, e vendimeve te mencura . per perballimin me zgjuaresi , te gjithfarsoj te papriturash ..!!.
    — Se parit,.. te krijohet fryma e nje konsensusi, e nje pajtimi mbare mkombtar. Te nderpritet lufta e vjeter dhe ajo E RE E KLASAVE, ..dhe injektimi vazhdushem i ‘’pilulave’’ te vazhdushme VETE-HELMUSE, .VET-MBYTESE dhe VETE-ASGJESUESE.
    — Drejtimi , qeverisja e vendit tu jepet njerzve te afte e te ndershem, idealiste me bote te gjere e konsensual, atdhetare te vendosur per te qeverisur me pergjegjesine e burrit te shttetit, te xhveshur nga ndikimi nje anshem politik. Te udhehiqet me nje strategji e platforme mbare-kombtare afatgjate, te hartuaar mbi baza te rgumentuara shkencore , nga njerezit me te ditur, atdhetare te vendosur, idealiste e vizionare largpames . Te cilet,.. te llogarisin e peshojne mire aleatin strategjik , levizjet lagpamese me aleatet fluid, per arritjen me cdo kusht te qellimeve strategjike.
    — Te rishikohen ne kompleks farmat e metodat, per permiresimin ne vazhdimesi e punes , per edukimin e te gjitha moshave dhe shtresave , per te mbajtur gjithnje te ngritur frymen e ndienjave patrotike e te atdhedashuris ne shkallen mbare kombtare, ne trojet shqiptare dhe diaspore.
    — Te studjohen, e aplikohen format e metadat e organizimit, mopilizimit , edukimit e te stervitjes popullates , per tu mbrojtur si nga ADM, ashtu dhe ne rast agresioni e konflikti te shkalleve te ndryshme, kunder trojeve shqiptare . Gjithnje,..duke u mbeshtetur ne pervojen e shteteve te antare te Natos dhe te shteteve fqinje . ,
    — Me konsensus, mirkuptim, edhe me ligj , te dalohet fryma dhe propoganda anti kombetare, konfliktuale percarece etnike, krahinore, fetare , duke i percaktuar e ndeshkuar me ligj , qe nga induividet , e deri Medjet apo Forcat Politike qe i ushqejne e mbeshtesi veprimet e kunderligjeshme dhe anti kombtare.
    — Te punohet e te synohet , qe me forma e menyra bindese e ligjore, vendi te arrije te kete jo me shume se 2-3 forca politike. Po kehtu , edhe per punen dhe i funksionimin ligjor te organizatave e te shoqatave e cfardo lloi \’..
    — Do vleresuar si dicka monumentale, historike, ne se arrihej qe me forma e menyra bindese , pa sforcime , shqiptaret me deshire te shkojne drejt besimit fetar te origjines , ose tani per tani , ‘’’forma Laramane ‘’ me dy besime . Ndersa Janollatosi , DO FALNDERUAR PER KONTRIBUTIN E DERI TANISHEM [me gjithe se ardhja e tij ne krye te KOASH e ka frenuar kete proces [e kam thene edhe ne nje shrimm ne dita 27 janar 2018] , dhe me mirkuptim te kontribonte qe shqiptaret te rikthehen tek KOASH -i i THEOFAN STILJAN NOLIT.. Ky eshte nje akt atdhetar I domosdoshem per tu mbyllur gojen ATYRE QE SHQIPERINE E KANE PARE E TRAJTUAR DERI TANI SI ‘’DELE E ZEZE’’ NE MES TE EVRPES …[sepse per shqiptaret ne vetvete mbeten nje shembull pozitiv e unik boteror]
    SI PERFUNDIM
    — Duhet dhene sinjali SOS ,!!! . Duhet te ndizet SINJALI KUQ ,!! … Per te nderprere me nje here punes per vazhdimin e kthimit te shqiperise si nje ‘’MINI-POLIGON’’, ose ‘’KOPESJHT EKSPERIMENTAL’’. Te ndalet me nje here ‘’REAKSIONI PER ZBERTHIMIN ZINXHIR’’ [shperberjen] DERI NE QELIZE te Shqiperis , duke filluar qe nga majat ne piramiden shtetrore:QEVERISJE, – DREJTESI, – EKONOMI e FINANC,- MBROJTIE e SIGURI—ARSIM e KULTUR etjer.. etje e deri tek shkaterrimi , cthurja e shperberja e jetes, e qelizes shoqerore , familjare …….etjj kthimin e vendit ne ‘’MALL PA ZOT’’ dhe PERGATITJEN GRADUALE per TJETERSIMIN DHE REALIZIMIN E ENDRRAVE TE VJETRA TE QARQEVE SHOVINISTE..
     VO.. – Shkrimet e zotit SHaban Murati , duhen vleressuar si thirrjet e JULIS FUCIK {te luftes dyt botrore] : ‘’NJEREZ (shqiptare)..!! ,JU KAM DASHUR, VIGJELONI..!!’’ , si dhe veproni sa nuk eshte akoma shume von …!!
    — Pershendetje – Tomor Voda – NY– USA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim