Zhvillimet e fundit politike, Fyle: Për ne e rëndësishme integrimi

Redaksia Online April 2, 2013 15:54

Zhvillimet e fundit politike, Fyle: Për ne e rëndësishme integrimi

Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle, edhe një herë i bën thirrje klasës politike në Shqipëri për të arritur konsensus përsa u përket adaptimit të tre ligjeve për hir të rrugës së vendit drejt integrimit europian dhe të mirës së përgjithshme.
E kontaktuar nga “AS” nëpërmjet një e-maili, lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend dhe ndikimin e tyre tek rruga europiane e Shqipërisë zyra e shtypit e Komisionerit të Zgjerimit ka kthyer përgjigje:
“Komisioni i referohet konkluzioneve të Këshillit të vitit 2012, të cilat janë mjaft të qarta: Shqipërisë do t’i jepet statusi kandidat pas plotësimit të masave kyçe në fushat e reformave të gjyqësorit dhe të administratës publike si dhe pas rishikimit të rregullave të procedurës parlamentare, përfshirë këtu adoptimin e të tre ligjeve. Për më tepër Këshilli ftoi Komisionin për të marrë parasysh në raportin e ardhshëm veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin krimin e organizuar, përfshirë këtu hetimet proaktive dhe procedurat ligjore në lidhje më këto çështje. U takon institucioneve përkatëse shqiptare për të adresuar çështje të tilla dhe për të arritur progresin e nevojshëm”, deklaron zyra e shtypit e zotit Fyle.

Sipas kësaj Zyre, Komisioneri ka theksuar në mënyrë të përsëritur se dialogu konstruktiv politik dhe konsensusi mes opozitës dhe qeverisë përmes një procesi përfshirës është thelbësore për Shqipërinë, për të çuar përpara axhendën e saj në Bashkimin Europian./AS

Redaksia Online April 2, 2013 15:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*