Zhvillimi i qëndrueshëm i Liqenit të Ohrit, platformë Shqipëri-Maqedoni

September 14, 2017 17:15

Zhvillimi i qëndrueshëm i Liqenit të Ohrit, platformë Shqipëri-Maqedoni

Projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, është në fokus takimit të gjashtë ndërkufitar, cili ka startuar sot dhe zhvillon punimet edhe ditën e nesërme në Pogradec.

Takimi është pjesë e një projekti për forcimin e bashkëpunimit mes qeverive shqiptare dhe maqedonase për zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe rajonit rreth tij.

Rreth 20 përfaqësues janë pjesë këtij takimi përfshi zyrtarë nga ministritë e mjedisit dhe kulturës së dy vendeve dhe Komisionet kombëtare të UNESCO, si dhe përfaqësues të bashkive në rajon. UNESCO dhe bordet këshillimore të Konventës së Trashëgimisë Botërore (ICOMOS dhe IUCN) gjithashtu do marrin pjesë në këtë takim.

Takimet e platformës ndërkufitare kanë qëllim të lehtësojnë dhe përmirësojnë bashkëpunimin dypalësh mes përfaqësuesve të administratave qendrore dhe lokale të Maqedonisë dhe Shqipërisë, sektorit të turizmit dhe atyre që janë përgjegjës për zhvillimin rural dhe urban, kulturën, mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e burimeve dhe mjedisit, shkruan “ata”.

Dy të tretat e Liqenit të Ohrit, që ndodhet në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, është futur në Listën e Pasurisë Botërore që në 1979. Hyrja e pjesës tjetër të liqenit, 1 e treta e tij që ndodhet në pjesën shqiptare, do të rriste dhe forconte dhe më shumë mbrojtjen dhe integritetin e kësaj pasurie, siç u rekomandua dhe nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 2009. Projekti mbështet përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për të përgatitur dosjen e nominimit për zgjerimin e pasurisë botërore.

Objektivat specifike të Takimit Platformës ndërkufitare përfshijnë identifikimin e konsultimeve shtesë ndërkufitare dhe koordinimeve që nevojiten për dokumentin e nominimit që do të dorëzohet për Pasurinë Botërore si dhe të parë progresin në finalizimin e dokumenteve të menaxhimit të pasurisë ekzistuese dhe pjesës së zgjeruar me Shqipërinë.

Ky takim do të kërkojë të përcaktojë opsionet për bashkëpunimin ndërkufitar dhe qeverisjen e kësaj pasurie në përputhje me kërkesat e menaxhimit të pasurive të ngjashme ndërkufitare në botë.

Përpjekjet e rajonit për të balancuar ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, janë përcaktuar në marrëveshjen bilaterale të 2005 mes dy vendeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe basenit të tij.

Projekti koordinohet nga UNESCO në bashkëpunim me autoritetet e dy vendeve dhe tre borde këshillimore të Konventës së pasurisë botërore (ICOMOS, IUCN, dhe ICCROM) si dhe financohet nga BE (1 700 000 euro) dhe bashkëfinancohet nga Qeveria Shqiptare (170 000 euro).

September 14, 2017 17:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*