Zhvillimi Rural, Peleshi: BE ofron 71 milionë euro

September 30, 2017 13:12

Zhvillimi Rural, Peleshi: BE ofron 71 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ishte i pranishëm në sesionin përmbyllës të Parlamentit të Parë Rural, që u zhvillua në Kuvend.

Në fjalën e tij, Peleshi tha se janë bërë shumë gabime gjatë këtyre 27 viteve demokraci për sa i përket zhvillimit rural të vendit, duke shtuar se bujqësia mban flamurin e zhvillimit.

Më tej, ai deklaroi se sot duhet të flasim për një zhvillim të integruar, për partneritet urban-rural. Ndër të tjera, ministri Peleshi tha se BE ka ofruar 71 milionë euro për zhvillimin rural, ndërsa qeveria shqiptare rreth 23 milionë euro.

Bëmë shumë gabime në këto vite. Tokën e parcelizuan dhe e bënë konsolidimin e tokës një nga sfidat më të mëdha. Të gjitha këto ishin vendimmarrje të të gjithë aktorëve së bashku me në krye politikë. E megjithëse bëmë shumë gabime, bujqësia mban flamurin e zhvillimit.

20% e GDP vjen nga bujqësia. Shpresoj që kjo të jetë një nismë, duket se jemi në kohën e duhur për t’i tejkaluar të gjitha gabimet.

Siç e tha Gerta: Duam fragmentim. Sot bën sens të flasim për një zhvillim të integruar, për partneritet urban-rural, për të krijuar sinergji dhe plane të vërteta strategjike të ndërtuara mbi avantazhe krahasuese. Sot kemi një zhvillim që po troket te dera dhe shumë shpejt do na bëjë që retorikën e mungesës së fondeve, që shoqëron çdo fushatë elektorale, të përmbyset dhe të kthehet në të kundërt. Është mundësi shumë e mirë, rreth 71 mln euro të ofruara nga BE, plus 20 e pak mln euro nga qeveria shqiptare, që duhet të përthithet brenda pak vitesh.

Këto janë zhvillime pozitive, por kanë dhe sfida e risqe. Qeveria shqiptare ka vendosur bashkëqeverisje, nuk është një slogan populist për të fituar një grusht votash, por e kundërta, do të thotë dhënia e aksesit publik”, tha Peleshi.

September 30, 2017 13:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*