Zhvillohet ceremonia e gradimit për ushtarakët e FA, Kodheli: Konkurrimi me transparencë

September 15, 2016 15:31

Zhvillohet ceremonia e gradimit për ushtarakët e FA, Kodheli: Konkurrimi me transparencë

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfunduar me sukses procesin e konkurrimit dhe gradimit të oficerëve dhe nënoficerëve. Ceremonia e gradimit për 428 ushtarakët e FA është zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo, komandantët e Forcave, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakë, familjarë etj.

Në emër të ushtarakëve të graduar ka përshëndetur, kolonel Petrit Çuni. Ai u shpreh se “Është emocion i veçantë të dalësh përpara një auditori të tillë, siç është ky i sotmi. Them emocion, sepse kalon në retrospektivë një karrierë të gjatë të mbushur me ngjarje, me evente, me vështirësi, sakrifica dhe vjen tek një ditë ku merr mbrapsh atë për të cilën ke sakrifikuar, ke punuar dhe ja mbërrin ta arrish”.

Ngritja në gradë, vijoi më tej kolonel Çuni, është përgjegjësi e jashtëzakonshme, pasi sfidat janë edhe më të mëdha, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që janë graduar në të gjitha nivelet. Gjithashtu, ai falenderoi familjen e tij për mbështetjen që i ka dhënë në këtë mision të vështirë dhe në ngjitjen e shkallëve të karrierës ushtarake.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në fjalën e saj u shpreh se “ky është një moment i rëndësishëm, sepse jo vetëm përcakton një hap më tej në karrierën tuaj në FA, por dhe një hap vendimtar, për të cilin çdo shkallë të gradimit që perceptoni sot, tregon që dhe në një vend si ky i yni me një FA si kjo e jona, modeste në përmasa por e rëndësishme në vendimmarje, ne mund të ndryshojmë pozitivisht, ne mund të kemi transparencë, ne mund të dalim nga një proces konkurrimi dhe vlerësimi pa pasur ankesa, pretendime të nivelit që të cënojnë procesin”.

Më tej ministrja Kodheli theksoi se “gjithsekush me të drejtë ka një vetëvlerësim për arritjet që ka bërë, për sakrificat që ka bërë. Por ndërkohë, momenti që ju i nënshtroheni një konkurimi dhe vlerësimi nga komisionet respektive të karrierës, e bën këtë konkurrim akoma më të ashpër, më të fortë. Dhe ata që dalin nga ky konkurrim janë akoma më shumë të përgatitur dhe të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë, pasi kanë fituar në raport me kolegët e tyre”.

Në vijim Kodheli nënvizoi faktin se “Ky është një proces që mund të ketë  lëvizjet e veta, mund të ketë nevojë për përmirësime, por në fund të ditës unë mund të them që ne ia kemi arritur të gjithë së bashku. Ndaj të gjithë së bashku duhet që të vazhdojmë, në unitetin që na bashkon, nën drejtimin  patjetër civil të një FA që vazhdon  të përfaqësojë pjesën më të mirë të shoqërisë shqiptare”.

Dhënia e gradave u bë në mbështetje të pikës 2 nenit 13 të ligjit 64 2014, për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit të FARSH, me propozim të Komisionit të Lartë të Karrierës (KLK) dhe Komisionit të Zakonshëm të Karrierës (KZK), Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave (KSHA), MM dhe SHSHP promovojnë në gradë: 10 kolonelë; 17 nënkolonelë; 80 majorë; 87 kapitenë; 63 togerë; 2 kryekapterrë; 19 kapterrë; 67 rreshterë dhe 83 tetarë.

September 15, 2016 15:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim