Zidane, i sigurtë për të ardhmen: Dua të qëndroj në Madrid

April 27, 2018 19:35

Zidane, i sigurtë për të ardhmen: Dua të qëndroj në Madrid

 

Zinedine Zidane ka bërë shkëlqyeshëm detyrën e tij në krye të Real Madrid, duke marrë 2 Champions League dhe është në luftë për të tretën radhazi, por e ardhmja e tij në pankinë shpesh është përfolur se nuk është e sigurtë.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Leganes, Zinedine Zidane ka folur qartë për të ardhmen e tij.

“Dua të vazhdoj të qëndroj këtu, por për momentin është e rëndësishme që të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme duke fituar në transfertë dhe tani duhet të presim ndeshjen e kthimit me shumë vendosmëri”, tha trajneri francez, duke ju referuar përballjes me Bayern Munchen në Champions League.

Humbja e titullit këtë vit në Spanjë dhe ndeshjet aspak të mira, mes të cilave dështimi në takimin direkt me Barcelonën kanë ngritur zërat për mundësitë e largimit të tij në fundit të sezonit.

Nuk ka një emër konkret skuadre se ku mund të shkojë, por në rast se largohet nga Madridi mund të marrë një vit pushim absolut.

a.s/dita

April 27, 2018 19:35
Komento

2 Komente

  1. ´´ April 27, 20:25

    Kam nji pershtypje shume te mire per kte njeri ,
    Zidan-in ,
    me duket shume Njerezor .
    S’jam tifoz i Realit por e pelqej si Ekip kompakt qe eshte
    dhe Zidan-it i uroj suxsese …

    Reply to this comment
  2. filati April 27, 21:34

    Evertet Zidane eshte shume pozitiv po ashtu dhe Ronaldo qe eshte jo vetem lojtar i madh por dhe humanist i madh qe e bene e bene me te komletuar si lojtar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*