Zidane: Ndaj Bayern duhet të bëjmë diçka që nuk e kemi bërë gjithë sezonin

April 29, 2018 16:41

Zidane: Ndaj Bayern duhet të bëjmë diçka që nuk e kemi bërë gjithë sezonin

 

Zinedine Zidane foli për mediat pasi ekipi i tij mposhti Leganes të shtunën në Bernabeu.

“Pjesa e dytë ishte e komplikuar. Bëmë 10 ndryshime dhe shumë prej lojtarëve në fushë nuk kanë luajtur shumë minuta. Duhet t’i përgëzoj për tre pikët e fituara”.

“Bayern? Është një ndeshje që e kemi në dorë. Do të futemi në fushë me një rezultat që na favorizon por kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe.

Pres nga Bayern që të luftojë nga minuta e parë e deri tek e fundit. Ndërsa ne duhet të bëjmë diçka që nuk e kemi bërë këtë sezon: në përqendrim, në lojën tonë, në dyluftime, në gjithçka, për të qenë në finalen e Champions League”.

“Casemiro në qendër të mbrojtjes? Jo. Ndaj Leganes luajti aty pasi doja t’i jepja një ditë pushim Sergio Ramos. Nuk jam i interesuar për ta vendosur si qendërmbrojtës në ndeshjen me Bayern.”

Kur pyetet se çfarë duhet të bëjë Bale për të luajtur ndaj Bayern, Zidane përgjigjet: “Ai duhet të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Të punojë. Sot luajti mirë. Nuk i dihet nëse do të luajë ndaj Bayern apo jo.”

a.s/dita

April 29, 2018 16:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*