Zidane priti 5 minuta në tunel, për t’i dhënë Iniestës një përqafim lamtumire

May 7, 2018 12:13

Zidane priti 5 minuta në tunel, për t’i dhënë Iniestës një përqafim lamtumire

 

Kjo ishte “El Clasico” e fundit e Andres Iniesta, me fanellën e Barcelonës.

Ai mori ovacione të ngrohta nga shokët e tij, nga tifozët e “Camp Nou” dhe nga… Zinedine Zidane. Trajneri francez i Real Madridit priti pesë minuta në tunel për ta takuar mesfushorin veteran katalanas, për t’i uruar më të mirën në vazhdim, pasi të largohet nga Barcelona, dhe për t’i dhënë atij një përqafim.

Kamerat e “Movistar +” e kapën momentin, kur Zidane u përshëndet përzemërsisht me Iniesta, me atë që e kishte quajtur “jo vetëm një futbollist” në konferencën për shtyp, para ndeshjes.

Zidane, madje, ka thënë disa ditë më parë se Iniesta e ka merituar të ketë fituar të paktën një “Top të Artë”.

33-vjeçari u zëvendësua nën ovacionet në këmbë të tifozëve në “Camp Nou”, teksa skuadra e tij e mbajti rekordin e pamposhtmërisë në këtë kampionat, pas një barazimi 2-2, kundër rivalëve të ashpër, Real Madridit, pavarësisht se u reduktuan në 10 lojtarë në pjesën e dytë.

a.s/dita

May 7, 2018 12:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*