“Zika” po përhapet edhe nga seksi

February 3, 2016 10:03

“Zika” po përhapet edhe nga seksi

Virusi Zika po përhapet në një mënyrë tjetër, jo nga mushkonjat siç është raportuar deri më tani. Rasti i rrallë i transmetimit të virusit bëhet përmes seksit dhe është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas BBC-së një pacient është infektuar në Dallas të Teksasit dhe ai ka shumë gjasa të jetë infektuar nga kontakti seksual. Personi nuk ka udhëtuar në zonat e infektuara, por partneri ishte kthyer nga Venezuela.

Virusi “Zika” bartet kryesisht nga mushkonjat dhe kjo ka shkaktuar mijëra foshnja të lindura me tru të pazhvilluar. Virusi është përhapur në Amerikën Latine.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ndodhemi përballë një emergjence globale dhe se duhen marrë masa. /Dita/

 

February 3, 2016 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*