Zilia e verbër nuk është argument

October 8, 2019 11:54

Zilia e verbër nuk është argument

Zyhdi Dervishi

Në gazetën “Dita” të datës 23 shtator 2019 (f. 6-7) është botuar intervista e Fatos Tarifës me titull “Vetingu i profesoratit shqiptar”. Në të flitet edhe për mua me inicialet Z. D. Në të ka shumë vrer mllefi që buron nga zilia e verbër, e cila si e tillë, mohon të vërtetat, errëson realitetin.

Në të thuhet se unë e kam marrë titullin profesor në sajë të përkrahjes së A.F. në Komisionin e Vlerësimit të Titujve Akademike pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Për të sqaruar publikun dhe kolegët jam i detyruar të pohoj se unë në gjithë karrierën time jam mbështetur vetëm në punën time, në arritjet e mia të dokumentuara, të njohura gjerësisht në mjediset përkatëse.

Kam përfunduar gjithë ciklin e arsimimit parauniversitar me rezultate maksimale. Si nxënës maturant i shkollës së mesme të përgjithshme “Skënderbeu” në Krujë kam fituar çmim në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës. Prej shumë vitesh në stendën përkatëse të kësaj shkolle është ekspozuar fotografia ime si nxënësi më i mirë që nga themelimi i saj, para më shumë se 60 vjetësh.

Në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike isha ndër të paktët studentë me status ekonomik e social më modest. Tim atë kishte ndërruar jetë 11 vjet para se unë të filloja studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ndër pedagogët e Fakultetit nuk kisha asnjë të njohur, pra nuk bëhet fjalë për miq. Ndërsa ju z. Fatos i përkisnit elitës pranë bllokut të udhëheqjes politike të atyre viteve. Ne ishim në skaje: Ju ndër më të privilegjuarit, unë jetoja në konvikt në kushtet minimale (6 veta në një dhomë). Megjithëse në këto rrethana, krejtësisht me forcat e mia unë kam përfunduar studimet me rezultate maksimale, me “Medalje të Artë”.

Këtë nuk e përmend për t’u mburrur. E theksova këtë jo për t’u mburrur por për të sqaruar opinionin se jam emëruar pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës me meritë dhe sipas një traditë të konsoliduar në shumicën e universiteteve të botës, pavarësisht nga sistemet ekonomiko-politike. Ishte e para medalje e artë që i akordohej një studenti në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike, dega “Punonjës i shkencave politike”, ku ishit diplomuar edhe ju 3 vjet para meje.

Megjithëse në kushte shumë të vështirë të konvikteve në qytetin “Studenti”, unë kam përfunduar me vlerësime maksimale studimin e doktoratës. Ndonëse para vitit 1990 botoheshin shumë pak disertacione, punimi im i doktoratës është botuar si monografi.

Në vitin 1992 u pezullua Fakulteti i sapothemeluar i Sociologjisë dhe Filozofisë. Unë, si dhe kolegët e tjerë, kaluam në radhët e të papunëve, në asistencë. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Fondacioni “Soros” organizuan një testim të pedagogëve të këtij fakulteti nga një komision me 4 pedagogë të vendeve të tjerë. Ky komision më vlerëson me notën A, i shoqëruar me karakterizimin “I aftë për të punuar në universitet, pa qenë nevoja të specializohet në universitetet e vendeve të tjera”. Megjithëkëtë, unë kam kryer specializime afatmesme në Itali dhe Gjermani pranë universiteteve nga më prestigjozet e këtyre vendeve.

Pas vitit 1990 unë jam angazhuar tërësisht në studime sociologjike. Ndërkohë që shumë pedagogë dhe punonjës shkencorë i kanë përfituar titujt pak kohë pas mbrojtjes së doktoratës, unë e kam marrë titullin “profesor” 21 vjet pas mbrojtjes së doktoratës (1986-2007), duke i tejkaluar të gjithë kërkesat e akteve ligjore e nënligjore përkatëse në fuqi për botime shkencore brenda vendit dhe në vende të tjerë. Para se të aplikoja për titullin shkencor “profesor” kisha botuar 10 tekste dhe punime monografike dhe rreth 60 shkrime në revista shkencore në hapësirën shqiptare dhe në vende të tjerë si Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rumania etj. Më pas një prej këtyre monografive është botuar në Berlin të Gjermanisë në gjuhën angleze.

Titullin “profesor” për mua e kanë miratuar strukturat përkatëse të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Senati i Universitetit të Tiranës, në të cilët A.F. nuk ka marrë pjesë. Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë thjesht e ka miratuar në përputhje me të gjithë kërkesat e akteve ligjore e nënligjore që ishin në fuqi në vitin 2007. Në këtë komision A.F. ka qenë relator i dosjes sime dhe unë e falënderoj për opinionin e tij vlerësues me korrektësi shkencore e dashamirësi.

Kur ju z. Fatos u kthyet në Shqipëri nga shërbimi diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës unë e kisha marrë titullin “profesor”. Ju më propozuat të bashkëpunonim në projekte kërkimore. Unë nuk pranova pasi një bashkëpunim që kemi pasur në vitin 1992 për mua nuk ka qenë i suksesshëm. Në atë vit të largët bashkë hartuam një anketë për të studiuar problematikën e punonjësve shkencorë dhe të pedagogëve më të kualifikuar të Tiranës. Anketat në terren i plotësova unë ndërkohë që ju ishit jashtë Shqipërisë. Përpunimin matematikor e realizoi një informaticien i kualifikuar dhe shkrimin në shqip prej 12 faqesh e shkrova unë. Ndërsa përkthimin në anglisht e realizuat ju, unë asistova për ndonjë saktësim. Ju më propozuat që si bashkëpunëtore të ishte edhe një pedagoge amerikane, emrin e të cilës e mbaj mend, por për arsye etike nuk po e shkruaj. Unë e pranova këtë propozim. Ju e morët shkrimin në Amerikë, por asnjëherë nuk më keni thënë asgjë se çfarë keni bërë me këtë shkrim. Në atë kohë kisha shumë nevojë për një botim të tillë për të gjetur punë, sepse isha i papunë rrugëve të Tiranës. Nuk bëtë mirë që më ngacmuat këto plagë të vjetra.

Rasti e solli që relator i dosjes së aplikimit tuaj për titullin shkencor “profesor” pranë Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të isha unë. Këtë vlerësim unë e kam bërë pa asnjë orë vonesë dhe me dashamirësi maksimale, pavarësisht nga opinionet e mia vetjake për studimet tuaja. Unë mendoj se është e domosdoshme që sociologu të shkojë vetë në terren, të takohet drejtpërdrejt me njerëzit që studion. Me sa di unë ju Z. Fatos nuk shkoni vetë në terren, por dërgoni të tjerë. Nëse do të shkonit vetë në terren për të anketuar, vëzhguar, intervistuar jam i bindur se pjesën më të madhe të shkrimeve tuaja do ta reviziononit, madje rrënjësisht. Mbase këtu e ka burimin zilia  juaj ndaj punimeve të mia monografike që janë shkruar me refleksione drejtpërdrejt nga terreni, me shumë lodhje, me shumë sakrifica të shumëllojshme.

Pikëpamjet e mia metodologjike nuk janë të domosdoshme për ju, Z. Fatos. Po kështu edhe vlerësimet tuaja krejt subjektive për punimet e mia sociologjike, të errësuara nga zilia profesionale, janë fare larg realiteti.

Nëse keni pasur rezerva për veprimtarinë time kërkimore-shkencore duhej të kishit fisnikërinë të bënit kërkesë për të ndryshuar relatorin e dosjes tuaj të aplikimit për titullin “profesor”. Dhe unë do të jepja dorëheqje menjëherë dhe do të ndihesha shumë i lehtësuar.

Pasi kam përfituar titullin “profesor” unë nuk e kam ndërprerë asnjë ditë punën kërkimore-shkencore. Krahas shumë artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit unë kam botuar edhe 2 tekste dhe 4 punime monografike për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e degës së sociologjisë, të cilat së bashku kanë rreth 3000 faqe.

Tekstet që kam shkruar dhe sidomos punimet monografike janë bazuar në studime intensive, të vazhdueshme, konkrete të pothuajse të gjithë “segmenteve” të shoqërisë shqiptare, nga emigrantët që punojnë e jetojnë në Itali e Suedi, të nxënësit e shkollave të mesme të qyteteve e të fshatrave të skajshme të Shqipërisë, deri në shtëpitë ku fatkeqësisht mjaft shqiptarë vuajnë “statusin” e të ngujuarit. Të gjithë studimet që kam kryer në terren dhe të gjithë librat i kam botuar me paratë e mia, pa përfituar as edhe një qindarkë nga paratë publike. Të gjithë shpenzimet i kam përballuar me pagën time të vogël, e cila është më e vogël se paga e çdo profesori në çdo shtet të Ballkanit dhe të Europës.

Unë nuk jam përfshirë asnjëherë në asnjë abuzim financiar, sepse nuk kam menaxhuar asnjëherë ose, më saktësisht, i jam shmangur menaxhimit të fondeve financiare publike ose private. I vetmi “abuzim” financiar që kam bërë është se kam harxhuar paratë e rrogës për studime konkrete origjinale, në terren, të cilat do t’i mbeten shoqërisë shqiptare si dëshmi sociologjikë të kësaj kohe. Uroj që brezat e sociologëve të ardhshëm të bëjnë punë edhe më të mira. Atyre u kam detyrim t’ua them se gjithë jetën kam punuar si spartan dhe idealist, me dëshirën e mirë për të mos i mbetur borxh askujt asgjë në këtë jetë, përveç nënës time.

Përvoja e shoqërisë shqiptare tregon se sa janë në këtë botë punët e studiuesve nuk vlerësohen. Madje as brezi që vjen pas nuk e realizon një vlerësim objektiv. Një vlerësim profesional më të saktë e arrin brezi i tretë i studiuesve, kur ne të mos jemi më në këtë botë.

Ju z. Fatos jeni angazhuar sistematikisht në përpjekje për të goditur e fyer profesorët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, veçanërisht ata që punojnë më shumë. Madje i jepni të drejtë vetes të bëheni edhe kryetar i jurisë së vetingut që ju keni në mendje. Në Universitetin e Tiranës dhe në universitetet e hapësirës shqiptare janë të pakët pedagogët që kanë dhënë aq kontribut sa unë, që është më se i mjaftueshëm për të tejkaluar çdo lloj vetingu. Shumica e monografive që unë kam shkruar janë bërë pjesë e fondeve të Bibliotekës së Kongresit Amerikan, si studime sociologjike origjinale për shoqërinë, dhe sidomos për kulturën shqiptare (Këto të dhëna mund të verifikohen nëpërmjet internetit).

Unë personalisht kam shumë vërejtje për aspekte të ndryshme të veprimtarive pedagogjike e shkencore në universitet shqiptare. Duke mos pasur detyra drejtuese të rëndësishme unë pak mundësi kam pasur për tejkalimin e dukurive problematike. Në 36 vite punë në Universitetin e Tiranës unë kam drejtuar Departamentin e Sociologjisë vetëm për një mandat. Në detyrën e përgjegjësit të këtij departamenti nuk kam trajtuar asnjë çështje financiare. Në bashkëpunimin me kolegët e Departamentit të Sociologjisë janë përzgjedhur, sipas kritereve meritokratike fare korrekte, pedagogët me kohë të pjesshme dhe pak pedagogë të punësuar me kohë të plotë. Dhe për punësimet kurrë nuk kam pranuar asnjë lloj shpërblimi, e theksoj, as edhe një lloj shpërblimi.

Përgjatë 22 viteve (1997-2019) unë kam udhëhequr 12 punë doktorale dhe kam marrë pjesë në shumë pak juri që kanë shqyrtuar disertacionet.

Kur kam pasur rezerva për çështje të caktuara, kurrë nuk kam pranuar të marr shpërblimin që më ka takuar sipas kritereve të akteve ligjore dhe nënligjore. Kam dhënë dorëheqje nga honorarët që më kanë takuar për udhëheqje mikrotezash dhe doktoratash. Për këto ka dokumente në zyrat përkatëse të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe në Institutin e Studimeve Europiane. Kur nuk kam pasur mundësi t’i kundërvihem dukurive negative, nuk jam bërë kurrë pjesë pjesë e tyre, nuk kam pranuar të përfshihem në asnjë akti korruptiv të çfarëdolloj. Për këtë e kam ndërgjegjen fare, fare të qetë. Ju dhe kushdo tjetër mund t’i verifikojë këto.

Ju, z.Fatos, flisni me të drejtë për rëndësinë e revistave me faktor impakti. Veçse nuk duhen fetishizuar. Jo të gjithë revistat e tilla kanë të njëjtën rëndësi. Edhe ndër to ka revista abuzuese.

Jo rrallë në revista të tilla janë botuar artikuj të autorëve shqiptarë për problem të shoqërisë e të kulturës shqiptare, ndërkohë që asnjë autor i bordit të revistës nuk ka pasur as njohuritë minimale për Shqipërinë dhe nuk ka pasur mundësitë teknike për të verifikuar origjinalitetin e shkrimeve.

Prej disa vitesh jam përqendruar me përparësi në realizimin e punimeve monografike të profilit sociologjik. Mendoj se këto janë shumë të nevojshme për formimin profesional të studentëve të sociologjisë.

Veçse studime të tilla kërkojnë punë të shumëfishuar, të mundimshme. Mendoj se edhe shoqëria shqiptare ka nevojë për studime të thelluara në këndvështrime sociologjike për shumë çështje.

Ju, z.Fatos, flisni për zbulime paradigmatike. Shkencëtarët që realizojnë shpikje paradigmatike janë shumë të pakët në botë. Edhe shumë shkencëtarë që kanë fituar çmimin “Nobel” nuk kanë arritur zbulime paradigmatike.

Titulli “profesor” në shumicën e vendeve të botës akordohet për studime origjinale, të rëndësishme. Unë nuk kam menduar dhe nuk mendoj se mund të realizoj zbulime paradigmatike. Unë vetëm dëshiroj të realizoj studime sociologjike konkrete, për realitete të shoqërisë shqiptare, veçanërisht për kulturën e saj.

Për gazetën “Dita” kam respekt të veçantë sidomos për frymën e saj opozitare të bazuar në argumente me natyrë shkencore e atdhetare, për qëndrimet fisnike ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, për artikujt kulturologjikë të eruditit Moikom Zeqo, për poezitë elegante të Arben Dukës (është risi që një gazetë trajton me poezi mjaft komunikative shqetësimet kryesore të popullit shqiptar, në ritmikën e përditshmërisë), për karikaturat shumë profesionale të faqes së parë që përcjellin në mënyrë sintetike mesazhe mjaft të rëndësishme ndër shqiptarët për çështje nga më shqetësueset etj.

Edhe unë kam punuar në shtyp. Në rolin e kryeredaktorit kam drejtuar për 10 vjet (1996-2006) periodikun shkencor të pertremuajshëm “Pajtimi” dhe në vitet 2011-2013 kam drejtuar periodikun shkencor të përgjashtëmuajshëm “Lente Sociologjike” (botim i Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës). Nëse më lejoni, gazetarëve të gazetës “Dita”, u bëj një sugjerim: Mos botoni asnjë opinion kritik të askujt për askënd, qoftë edhe për punonjësin më të thjeshtë pa verifikuar ata. Në rrethana të tilla opinionet dashaligë, të pabazuar në fakte janë plagosje e rëndë për çdo njeri, të cilit i adresohen. E drejta, e ashtuquajtur demokratike, për të replikuar, nuk është gjë tjetër veçse e drejtë për të mjekuar plagët. Por plagë të tillë dhembin për shumë kohe. Sa më pak njerëz të plagosni me kritika të pabazuara në fakte, aq më fisnike bëhet gazeta.

 

October 8, 2019 11:54
Komento

9 Komente

  1. Fredi Naco October 8, 12:49

    Profesor i nderuar. Meqe e mbyllni me nje sugjerim per gazeten Dita, pranoni edhe dy pyetje: E para – Ne gjithe keto qe shkrove per veten e per Fatos Tarifen nuk gjete vend te flisje per fenomenin e plagjiaturave e skandalin e doktorates Agron Tufa?
    E dyta – te qenit i paprivilegjuar nga fati si Fatos Tarifa ju mendoni se perben ndonje vlere?

    Reply to this comment
  2. Ing. October 8, 14:15

    Prefesor, vetem ne fakultet ke punuar gjithe jeten ?

    Reply to this comment
    • Peshtirosja October 9, 20:13

      Fatos Tarifa eshte nje Kopjues i Madh i studimeve amerikane dhe nje hajdut i madh e spekulator. Molla bie nen molle, i biri i Sevo Tarifes, sekretarit te Enver Hoxhes, pasi hengi e piu tere jeten qyl, do te vere edhe firmen per profesoret shqiptare. Vetingu i profesoreve nuk behet nga njerez si Fatos Tarifa, qe kopjon hapur nga tekstet amerikane dhe qe s’ka asnje kontribut ne kulturen shqiptare, pervec se fjaleve-dokrra. T’u hap oreksi tani, ty Tarifa, kujton se njerezit i kane harruar “bemat” e tua dhe falsitetin tend shkencor. Vazhdon te hash me lugen e poshtersise dhe manipulimit si yt ate. Ne te vertete veting ne kulture nuk mund te behet si ne politike dhe ne nepunesit e shtetit. Eshte nje procedure qe s’mund ta bejne nje grup njerezish te vetezgjedhur dhe te lidhur me qarqe te ndyra politikanesh.

      Reply to this comment
  3. Vasili October 8, 14:18

    Kacafytje normale,ne tetrin e qenefit shqiptar:
    Pergjigje pa fund,per te sqaruar spermen malinje osmano-komuniste tarifa.
    Te ndjej qe je objektivisht i besueshem z. Dervishi.
    Por megjithate,nje gje me ben te ndjej dyshim ne formimin tuaj human:
    Kur ishit aq i mire ne shkencat ekzakte shkoni dhe i jepni drejtim jetes,ne sherbim te dogmes te komunizmit izolues te Enver Hoxhes.
    Tarifa junior,e justifikon ate qe eshte,por tek ju mendoj se gjynahu eshte dhe me i madh,qe duke patur dhunti ne fusha te tjera,shkoni me deshire per te bere kariere,ne aparatin e diktatures se kuqe!!!!!!!.
    Kjo tingellon shume me pertej se:
    O tempora, o mores!

    Reply to this comment
  4. Shkelzen Hoti October 8, 14:29

    Ju zotni Dervishi na keni emocionue fort s bashkut me zotni Tarifen.
    Po keni pas n mendje veç kët: Thjesht me vu vedin n qender t vemendjes me na e shite si kontribut per arsimin e ktij vendit. Mos e bani kët për Zotin!
    Veç kur ju preken interesat pronocoheni.
    Ju pernjimend nuk keni pas shume funksione administrative per me da paret andej kendej, por keni marre pjese ne shume komisione doktoratash e i keni dhane ato grada pa hesap. E me kto doktorat e juej po ia bani vorrin Shqypnis. E keni mbushe universitetin me pedagoge qi s dine shkrim e kendim.
    PRANDAJ:
    JINI EDHE JU BASHKEFAJTOR PER GJENDJEN SKANDALOZE NE T’ CILEN ASHT SOT UNIVERSITETI.
    E sigurisht bashkefajtor – madje ma shume se ju – asht edhe i nderuemi e fort i respektuemi FATOS TARIFA.
    ZOTNIJ!
    NDRYSHONI MA PARE VEDIN E MANDEJ UNIVERSITETIN E JIPNI MENDIME EDHE PËR NDRYSHIMET SI MUND TI BAJME.
    Për sa kohë mbroni vedin nu ka per me ju besue kush.

    Reply to this comment
  5. Artan Sejko October 8, 14:37

    Z.Fredi Naco. Nuk e njoh z.Zyhdi Dervishi, as z.Fatos Tarifa dhe as ju. Por nese do te me duhej te zgjidhja dike per nje keshille i pari do ishte z.Zyhdi .Sepse eshte vlere e shtuar te lindesh i varfer e te behesh i pasur,te lindesh i paprivilegjuar e te barazohesh apo te kalosh nje te privilegjuar. Si mendoni ju zoti Fredi,nuk eshte vlere kalimi i pengesave?Nuk eshte vlere forca e vullnetit, qendreshmeria? Per kedo qe ka hasur veshtiresi ne jete eshte i njohur tundimi per te hequr dore,per t’u dorezuar. Duhet burreri z.Fredi edhe kur je i privilegjuar per te arritur qellime te medha,ndersa kur je i paprivilegjuar duhet shume burreri dhe pasion.
    Respekt
    Artan Sejko

    Reply to this comment
    • Fredi Naco October 8, 19:35

      Faleminderit per pergjigjen e pyetjes dyte Z. Artan. Bie dakort me ju, po pyetjes pare pse nuk more mundimin ti pergjigjesh? Pse e fillove nga bishti apo pse komplementon te paren?

      Reply to this comment
  6. Tosi UET October 8, 21:15

    Shkrimet e Fatos Tarifes te lene pa fryme dhe te ngjallin nje lloj neverie, sepse ky Kodosh njeri shkruan vetem genjeshtra, felliqesira, marrezira dhe fyerje qe nuk ka kandar qe i peshon. Ah more Fatos, makuteri jote nuk ka fund. Kam bindjen se je bere i neveritshem dhe i urryeshem ne syte e publikut. Ti ore makut je shnderruar ne nje studiues te rreme. Ti akoma nuk po e kupton se po braktisesh nga te gjithe, nuk te merr kush seriozisht. Te lutem gjyko drejt dhe jo si nihilist, pasi nxjerr ne drite paditurine tende. Ti Fatos rrumpalla je nje monster i llojit te veçante, je nje allakatundar me unin tuaj anadollak. Llafazaneria e rrugeve dhe e mejhaneve thone se ju jeni nje studiues i madh i Sociologjise, por nuk i keni dhene gje shoqerise. Ne veshtrimin tim Tos matufi, keto Tituj dhe grada nuk jepen nga tifozeria e kodoshefe ne klube pijanecesh. Ato nuk dhurohen por fitohen mor plak matuf. Fitohen me pune. Nuk ke faj, se duke u plakur dhe duke rrjedhur. Ne veshtrimin tim, ty more Plak Matuf, te ka zene deliri i madheshtese. Nuk di se çfare ben? Per mua ti ke zbritur nga nje sharlatan banal ne nje kalemxhi moster. Ti more Kodosh (epitet sipas studenteve te UET) pa pike dinjiteti njerezor perbalt pa fakte çfare te del perpara. Po pse more Kodosh duke shkelur te drejtat e tjetrit e duke fituar tuajat eshte drejtesia. Ti more Fatos Kodoshi je nje mekatar, mekatar ke lindur dhe makatar do te vdesesh. Koha do ta vertetoje! Erdhi kodoshi thonin studentet e UET, ndaj te hoqi dhe Çili.Vetingu duhet te filloje nga ty more Makut, se ju shkoje pas Profesoreve te dhene ty titullin Profesor, qe nuk e meriton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*