Zinedine Zidane: Rinovon pa negociata deri në 2020

August 23, 2017 20:00

Zinedine Zidane: Rinovon pa negociata deri në 2020

Zinedine Zidane është shndërruar në një element esencial për këtë Real Madrid që po korr sukses në të gjitha kompeticionet. Basti i Florentino Pérez ka qenë perfekt dhe vazhdimësia e projektit kalonte dhe vijon të kalojë përmes francezit.

Rinovimi i tij ishte çështje kryesore, dhe ndonëse askush nuk e diskutonte atë, tekniku nuk e ka bërë publik deri kur ai mendoi se ishte momenti më i mirë i mundshëm për klubit dhe se nuk do të trazonte pulsin kontigjentit të tij, që mbetet prioriteti i trajnerit të Los Blancos në këto rrethana.

Njëlloj sikurse ndodhi kur ai u transferua nga Castile, për te ekipi i parë, francezi nuk ka diskutuar asnjë shumë të kontratës. Zidane ka nënshkruar deri në vitin 2020 me kushtet e përcaktuara nga drejtuesit e klubit, sikurse ata i konsideruan të ishin më konveniente.

Ai nuk hyri në tratativa kur ishte lojtar dhe nuk e bëri as tani në rolin e trajnerit, me shtatë tituj në rekordin e tij, një rrethanë të cilën do ta kishte shfrytëzuar cilido në favor të tij, për të marrë pozita të forta në negociata, me qëllim sigurimin e një shpërblimi financiar maksimal. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, sikurse raporton spanjollja “Marca”, Zidane nuk ka hyrë fare në negociata, pasi ai nuk bën kurrë “pazar” kur në mes është Real Madrid.

August 23, 2017 20:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*