Zjarr i madh në Gjirokastër, në rrezik një monument natyrore

August 5, 2019 18:16

Zjarr i madh në Gjirokastër, në rrezik një monument natyrore

Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Goranxi në Bashkinë Dropull. Sipas informacioneve mësohet se zjarri deri tani ka djegur më shumë se 5 hektarë tokë. Toka e djegur ka qenë me bimësi, por më shumë kullotë për bagëtitë, duke pasur vetëm bar.

Në vend kanë shkuar forca të shumta të zjarrëfikëse, të cilat po luftojnë të vendosin flakët nën kontroll.

Nga zjarri rrezikohet dhe pylli i pishave në Goranxi, i cili është një Monument Natyror.

Gjendja deri tani paraqitet e rëndë, pasi flakët janë përhapur në një zonë shumë të madhe.

e.t./dita

August 5, 2019 18:16
Komento

1 Koment

  1. mirel August 5, 20:04

    Nje monument natyrore..me e ne fund.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim