Zjarr në banesat e romëve, vdes nëna dhe djali 7 vjeç

April 21, 2014 08:14

Zjarr në banesat e romëve, vdes nëna dhe djali 7 vjeç

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një banesë të një familjeje të komunitetit rom në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brigada e 17- Sulmuesve, ku si pasojë e flakëve kanë humbur jetën një grua dhe djali i saj. Viktimat janë Lumturi Basha, 30 vjeç dhe djali, K. Basha 7 vjeç.

Mësohet se ka mbetur i lënduar edhe kryefamiljari, Edmond Seferi.

Është dashur ndërhyrja e dy zjarrfikëseve për të shuar flakët. Sipas policisë, shkak i zjarrit mund të ketë qenë soba me dru.  Fakti që banesa ishte improvizuar me dërrasa, kartonë dhe llamarina ka favorizuar shumë shpejt përhapjen e flakëve dhe gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash. Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në lagjen ku jetojnë banorë të komunitetit rom.

 

 

April 21, 2014 08:14
Komento

3 Komente

  1. Eri April 21, 09:44

    E tmerrshme, ngushellime familjareve!
    Duhet bere me shume per kete komunitet, ata meritojne me teper nga qeveria, organizatat joqeveritare, institucionet e sherbimeve publike, por shume me teper nga ne njerezit e thjeshte qe i perbuzim, injorojme apo neperkembin kudo qe i hasim. Kur te arrihet integrimi i tyre ne shoqeri sado i pjesshem, do behet dhe integrimi i shqiptareve ne Europe.

    Reply to this comment
  2. besmir April 21, 10:12

    Nuk jau paska permiresu jeten Avokati i Popullit ketyre? akoma te shtepia me llamarine e fibra paskan qene….

    Reply to this comment
  3. Tironsi2 April 21, 13:41

    Ramo zgarratani u premtoj ketyre te mjereve se do u permiresoj kushtet e jetes,por asgje nga ato premtime.Me mire eshte me u ndihmu ketyre te gjoreve se sa me shpenzu per pritjen e Qoliqit dhe Bregoviqit.Po shpenzimet e Ilir Metes,per ditlindjen e tij ku u shpenzuan afro nje milion EUR-o.Rondokopi shpenzon leket e korruptuar ne kasetat filmike te Dritan Priftit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*