Paris, shkrumbohet nga flakët katedralja e famshme Notre-Dame

April 15, 2019 19:43

Paris, shkrumbohet nga flakët katedralja e famshme Notre-Dame

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e dendur që del nga çatia e katedrales, i dukshëm në pjesën më të madhe të Parisit.

Sipas informacioneve të para besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë lançoi thirrjen urgjente për mbledhje fondesh për të shpëtuar katedralen, e cila po fillonte të shkërmoqej.

Sipas mediave ndërkombëtare rreth 400 zjarrfikës janë mobilizuar për të vënë nën kontroll flakët. Megjithëse tonelata ujë po hidhen drejt katedrales zjarri nuk është shuar.

Katedralja e famshme e Parisit filloi të ndërtohej në vitin 1163 gjatë mbretërimit të Luigjit VII. Ndërtimi përfundoi në vitin 1345.

Çdo vit, katedralja ishte vizituar nga mesatarisht 13 milionë njerëz, apo më shumë se 30.000 vizitorë në ditë, dhe besohet se është vendi më i vizituar në Francë.

b.b/dita

April 15, 2019 19:43
Komento

4 Komente

  1. Amerikani April 15, 21:37

    Pamje te temerrshme. Nje nga mrekullite e botes e ndertuar 800 vjet me pare…
    Hygoi nuk do mundej dot ta pershkruante kete tragjedi.
    Me ndihmen e Zotit, demet qofshin sa me te vogla.

    Reply to this comment
  2. ganiu April 15, 22:08

    Sipas lajmeve të fundit thuhet se nuk ka shpresë për ta shpëtuar.
    Vërtet një fatkeqësi për një mrekulli të dorës së njeriut.

    Reply to this comment
  3. Atje nuk hyjne dote me shume se 4-5 zjarrfikse 400 pfff April 15, 22:26

    tipike franceze ,

    qe nuk njohin siguri e rregull ne asnjigje

    Reply to this comment
  4. info analitike April 16, 15:48

    E kuptoni more shoke se sa pas bote jeni ju bashke me bejtexhiun!!! Ne nje kohe kur te gjithe botes i vjen keq per djegien e nje simboli historik me permasa boterore shume nga keta qe hiqen “qytetare” moren pjese aktive ne shkaterrimin e kishave e xhamijave qindravjecare shqiptare duke i vene kazmen e duke plackitur e djegur cdo gje me vlere . Ja perse nuk beheni njerez juve more shokeni!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin