Zjarr në një banesë në Pogradec, digjet i moshuari

November 30, 2015 12:49

Zjarr në një banesë në Pogradec, digjet i moshuari

Një i moshuar gjeti vdekjen pasi banesa e tij u dogj nga një zjarr i rënë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Laktesh të Pogradecit, ku ka humbur jetën shtetasi Osman Belegu, 85-vjeç.

Ai ndodhej në një prej dhomave të banesës në momentin që ra zjarri, teksa jetonte i vetëm në banesë. Dyshohet se ai ishte në gjumë kur flakët përpinë ndërtesën.

Nga të dhënat paraprake, thuhet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, pasi godina dhe rrjeti ka qenë i amortizuar. Policia nis hetimet. /Dita/

November 30, 2015 12:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*