Zjarr në një banesë, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën

Redaksia Online May 11, 2013 10:42

Zjarr në një banesë, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën

Një shtëpi private është përfshirë nga flakët sot në kryeqytet. ngjarja ndodhi në rrugën “Todi Shkurti”. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar flakët, që u përhapën me shpejtësi në tërë banesën. Banorët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen, punonjësit e të cilës kanë bërë të mundur nxjerrjen në kohë nga banesa të një fëmije që ishte bllokuar nga flakët.

“Zjarrfikëset kanë shpëtuar një prej fëmijëve të mi. Sapo e kishim rregulluar shtëpinë, pati shkëndijë dhe më pas ra zjarr. Dëmi është i pallogaritshëm, shkon deri në 7 milionë lek të vjetra”, tha e zonja e shtëpisë në një prononcim për News 24.

 

 

 

Redaksia Online May 11, 2013 10:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*