Zjarr në qendrën e ndërtuar për azilantët

February 21, 2016 19:49

Zjarr në qendrën e ndërtuar për azilantët

Një ndërtesë e programuar si  strehë për emigrantët në Gjermani u përfshi nga zjarri, gjë e cila është pritur me enzuziazëm dhe ovacione nga një grup personash të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Gjithçka ndodhi në qytetin e Baucernës, teksa flakët kanë dëmtuar thuajse të gjithë pjesën e çatisë së ndërtesës.

Forcat e Policisë deklaruan së një pjesë e personave që ndodheshin aty tentuan të bllokonin punën e zjarrëfikësve, ç’ka vonoi edhe ndërhyrjen e tyre.

Forcat e rendit gjithashtu theksuan se një pjesë e tyre ndiqte përshkallëzimin e flakëve me shenja të qarta entuziazmi.

Dy persona nën efektin e alkoolit përfunduan nën pranga pasi nuk pranonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Kryetari i Landit të Saksonisë, Stanislav Tillish, i cilësoi këta individë si kriminelë.

Fatmirësisht nuk pati të plagosur në kaosin e krijuar pas zjarrit që përfshiu ndërtesën që ishte planifikuar të shtrehonte rreth 300 klandestinë.

Vetëm pak ditë më parë një grup protestuesish në qytetin e Klaushnicit bllokoi rrugën, duke mos lejuar autbouzët me emigrantë të mbërrinin në destinacion.

Madje, në kor ata këndonin sloganin e famshëm të protestave paqësore të vitit 1989 që rrëzuan murin e Berlinit, “We are the people”.

Në mënyrë paradoksale përgjegjësi i të gjitha ndërtesave strehuese të emigrantëve në Klaushnic është pjestar i partisë kundër emigrantëve  “Alternativa për Gjermaninë”.

February 21, 2016 19:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*