Zjarr në uzinën e Ballshit, dy të plagosur rëndë

Redaksia Online March 9, 2013 12:43

Zjarr në uzinën e Ballshit, dy të plagosur rëndë

 Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e qytetit të Ballshit ka shkaktuar plagosjen e dy punonjësve, ndërsa ka vënë në alarm të gjithë banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur uzina u përfshi nga flakët. Kjo e ka bërë të domosdoshme ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilat kanë nisur punën për vënien në kontroll të flakëve. Mësohet se dy të plagosurit janë Përparim Beqiraj 35 vjeç,punonjës, dhe Qemal Hoxhallari, 50 vjeç, shef i repartit. Ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë janë nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushatarak në Tiranë. Gjithashtu, dyshohet se ka edhe një të plagosur të tretë të asfiksuar, por kjo nuk është konfirmuar ende. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka rënë gjatë kohës kur punëtorët kanë qenë duke pastruar depozitën. Policia ka rrethuar zonën në një perimetër të madh për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi të depozitave të nëndheshme.

Redaksia Online March 9, 2013 12:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*