Zjarri përfshin një zdrukthtari në Konispol, shkrumbohen dhe dy godina të tjera

August 15, 2019 21:48

Zjarri përfshin një zdrukthtari në Konispol, shkrumbohen dhe dy godina të tjera

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një magazine dhe 2 godina të tjera në fshatin Mursi, të Konispolit.

Mësohet se zjarri fillimisht ka filluar në një zdrukthëtari, ku si shkak dyshohet të ketë qënë një shkëndije elektrike.

Më pas flaket janë përhapur edhe në dy godina të një biznesi tjetër që shërbenin si depo dhe ambient fjetjeje për punonjësit.

Për të shuar flaket kanë punuar 3 mjete zjarrfikëse të Konispolit dhe Sarandës, pasi përhapja e zjarrit rrezikonte edhe banesat e fshatit Mursi, të cilat ndodhen vetëm disa metra larg vatrës.

 

l.h/ dita

August 15, 2019 21:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim