Zjarret, falangat, dhuna, pushteti, pazaret. Kush do qëndrojë?

June 20, 2019 03:04

Zjarret, falangat, dhuna, pushteti, pazaret. Kush do qëndrojë?

Bedri Islami

Unë kam qenë njëri ndër ata që e kanë menduar se situata në këtë prag zgjedhjesh vendore do të  eskalojë dhe se fillimi i këtij eskalimi do të ishte qyteti im i lindjes, Shkodra.

E kam menduar se i kam përjetuar paszgjedhjet e 31 marsit 1991, në të cilat, opozita e asaj kohe , që është edhe opozita e sotme, megjithëse fitoi në të gjitha zonat elektorale, duke humbur vetëm Koplikun, ku ishte Çun Jonuzi, përsëri gjeti pikërisht Shkodrën për të filluar një proçes që nuk ishte menduar asnjëherë: djegiet.

Nëse 13 dhjetori i vitit 1990 kishte qenë prova e parë, në demonstratën e njohur, që nisi si revoltë demokratike dhe u shndërrua në një proçes shkatërrimi, me 2 prill ndodhi ajo që nuk ishte menduar: u vranë katër protestues, u dogj një godinë që nuk kishte përse të digjej, pasi, ndër të tjera, aty ishte e gjithë arkiva e jetës 45 vjeçare të qytetit dhe plaga e ndodhur asaj dite ende nuk është shëruar.

Edhe me 2 prill ata që e ndezën zjarrin ishin deputetët, megjithëse të porsazgjedhur. Në 2 prill zjarrvënësi ishte Azem Hajdari, por plani ishte bërë në zyrat e PD-së, nga një treshe drejtuese e kohës, Pjetër Arbnori, Ali Spahiu dhe një Xhemal Uruçi, që ishte sekretar. Asnjëri prej tyre nuk ishte në demonstratën e 1 apo të 2 prillit. Pjetër Arbnori, që kishte qenë disi kundër, ishte izoluar, Spahiu priste kufomat në spitalin e qytetit, ndërsa i treti nuk e dinte as vetë se çfarë bënte.

Njëzet e tetë vite më vonë ndodh përsëri e njëjta skenë. Metingashë më shumë se sa militantë, të prirë nga ish deputetë që braktisën mandatin, mes tyre përsëritet pasemëri Spahiu, tani jo në pritje të të rënëve, Spahia, nisin sulmin, të parët apo të fundit nuk ka rëndësi, për të përmbysur një vend, një shtet dhe një komb, dhe e bëjnë këtë nga një vend i shenjtë si është Shkodra në historinë tonë kombëtare dhe nga një shkollë që ka një emër, po ashtu të shtrenjtë, Shenjaze Juka.

I vetmi ndryshim është se në 2 prill i vetmi ekip televiziv që ishte lejuar të filmonte ishte ai i Malit të Zi, ndërsa kësaj here gjithkush filmonte në dëshirën e qejfin e tij.

Qeveria Rama nuk bie se ashtu duan disa njerëz Edi Rama, të jem sinqerisht i ndershëm, ka zhgënjyer më shumë nga sa është menduar se mund të zhgënjejë një shef qeverie. Ai ka arritur të zhgënjejë edhe ata që nuk zhgënjehen lehtë. Në më pak se 6 vite qeverisje ai ka sjellë atë frymë kundër së cilës ishin ngritur njerëzit dhe atë harbutllëk që e kishim parë nën qeverinë Berisha. Nëse jo në përmasat e një harbuti politik si Berisha, por shkalla e harbutërisë nuk ka rëndësi.

Por, duan apo nuk duan, duam apo nuk duam, Rama është shefi i një qeverie, e cila njihet e ligjshme nga të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, ajo ka atë përkrahje që i lejon të rrijë në qeverisje, ka atë sfond politik pas vetes që e bën të ligjshme qeverisjen e saj.

Është një qeveri që pak hajr po i bën Shqipërisë, ku ndërlidhja politikë – oligarki financiare është e dukshme, e paskrupullt dhe vanitoze; ku rilindja e saj më shumë se nga kushdo tjetër, po bëhet nga vetë opozita me harbimin e saj; një qeveri  që pak nder  i bën socialistëve dhe ritmit të saj drejtues; qeveri që pak lidhje ka me aspiratën për demokraci dhe zhvillim dhe qëndrim të barabartë, por, në fund të fundit, ajo është një qeveri që mund të rrëzohet mga vota, nga mendimi, nga një elitë politike krejt ndryshe nga një shumicë zorzopësh që e sulmojnë , duke e kërcënuar me vrasje, litar, fund të tmerrshëm, tmerr pa fund etj.

Të gjithë e dimë se në Shqipëri, si pak kund, sekretet shiten. Prokurori që shiti sekretet e hetimit, nëse një ditë duhet dënuar, ai do të ketë të bëjë me si shokët e tij. Po ashtu, të gjithë e dimë se vota në Shqipëri, jo vetëm tani, shitet, blihet, vidhet, numërohet sipas qejfit, transformohet. Ka ndodhur dhe, edhe për shumë kohë, do të ndodhë. Jo në përmasat e vitit 1996, sepse aty është fillimi i katastrofës së vjedhjeve zgjedhore dhe arkitekti i tyre është ende në lojën e politikës një zë i fortë dhe hakmarrës, i padënuar dhe i pandëshkuar, oligark dhe gjaknxitës; jo në përmasat e zgjedhjeve të vitit 2009, kur pikërisht shefi i qeverisë së asaj kohe nuk lejoi hapjen e asnjë kutie votimi, në të kundërtën i dogji publikisht buzë një përroi; jo si në zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës, Basha, ku dy hajdutë u bënë së bashku dhe krijuan precedentin e ri politik, ku vjedhja realizohet përmes duarve të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili kishte periudhën e tij të shpërblimit, disa vite si sekretar i përgjithshëm në PD dhe tani mund të shkojë në burg; por, duhet pranuar, vidhet vota, transformohet vota, shitet vota, blihet vota..edhe pse kjo nuk mund të ndryshojë dramatikisht rezultatin e zgjedhjeve.

Falangat e sulmit të PD-së, me të cilët u bashkuan edhe rioshët e LSI-së, në bashkitë e drejtuara nga opozita, mundet edhe të anulojnë dhe të shtyjnë një palë zgjedhje, por nuk mund të hedhin një qeveri përmes dhunës. Ata duhet të harrojnë shtatorin e vitit 1998, e po ashtu, edhe 21 janarin. Duhet të harrojnë se mund të përsërisin Gërdecin, ku, për ironi të tyre dhe të zjarreve që venë, afër këtij fshati, i biri i kryeministrit, Berishçka , blen një tokë me vlerë dy milionë euro!!!

Megjithëse mund të duket si ide paranajoke, e vërteta është se dora që i nxit është e njëjta me atë që nxiti 2 prillin, që nxiti shkatërrimin, që krijoi në Shqipëri një elitë drejtuesish të lidhur me shërbimet fqinje, që mbivendosi pronat dhe shkaktoi krizën e madhe ndërshqiptare, që u bë shkak të një deportimi politik serbomadh se “ shqiptarët, edhe në Shqipëri , nuk mund të bëjnë shtet, e aq më pak në Kosovë”; është e njëjta dorë që vrau lirisht dhe nuk u kënaq nga gjaku i derdhur dhe që përsëri kërkon të vazhdojë e njëjta histori gjaku.

Lëvizja amorfe e opozitës me shkatërrimin e çdo gjëje që lidhet me zgjedhjet e ardhshme nuk ka të bëjë me principet demokratike që , me demek, u paskan ardhur tani vonë, liderëve demokratë. Ata, si kanë qenë edhe do të mbeten.

Nuk ka të bëjë me qeverisjen Rama, me të cilën , të dyja anët e opozitës do të ishin lidhur me dëshirë pas zgjedhjeve të vitit 2017, por që mbetën jashtë të dyja, por me largimin e pushtetit nga duart për një kohë të gjatë, shumë të gjatë.

Nuk ka të bëjë se këto, opozita dhe mitingashët e punësuar të saj, janë më atdhetarë se Rama dhe se e duan aq fort këtë vend, sa që u dalin lot nga sytë prej dhimbjes së humbjeve. Janë, aty – aty, hyjnë e dalin nga i njëjti konak, bubullijë kur është kohë e mirë dhe struken kur është stuhi. Kanë shitur çfarë kanë dashur dhe kanë grabitur çfarë kanë mundur; janë përkulur sa herë u kanë thnë dhe janë gjunjëzuar kur kanë menduar benifitet e ardhshme.

Skenat që vijnë nga bashkitë e opozitës janë pamja që afrojnë në një qeverisje të ardhshme. Janë shenjat se as nuk kanë mësuar dhe as nuk kanë ndër mend të mësojnë. Vendosin hurin para mendjes; zjarrin para idesë; shkatërrimin para idesë dhe në fund bëjnë viktimën.

Unë i kuptoj halabakët kryetarë bashkish që duan të rizgjidhen dhe bëjnë poteren e rradhës, e di se e kanë shansin e fundit, por , nëse ardhja a mbetja në pushtet do të jetë vazhdim i dhunës, atëherë ku është ndryshimi me atë që vjedh apo blen votat?

Është një plan i vjetër, shumë i vjetër, ndoshta më shumë se një shekullor, i ndarjes së Veriut dhe Jugut, si dy Shqipëri të ndryshme, si dy Shqipëri që kundërshtojnë njëra tjetrën.

Ky plan ka rifilluar të vihet në skenë forcërisht, ashpërsisht, si një zgjatje e tentakulës së një mendësie të vjetër dhe mërie të paharruar.

Në një shumicë dërmuese , aktet e fundit, tejet vandale, kanë të bëjnë pikërisht me këtë  endje të vjetër , me krijimin e idesë së një ndarje mes dy pjesëve të vendit dhe, nëse kjo nuk ndalet, në rradhë të parë nga ata që e krijojnë, pasojat mund të jenë shumë më të largëta se sa djegia e një shkolle, rrënimi i një godine apo rrëzimi i një date zgjedhjesh.

Edi Rama ka përgjegjësitë e tij, të shumta dhe të pandreqshme.  Ka këmbënguljen e tij që herë herë shkon drejt zvetnimit të politikës. Ai do të gjykohet një ditë si njeriu që humbi shpresat e milionave, por nuk rrëzohet as nga një zhdekretim tinzar dhe antikushtetues, as nga falangat e komiteteve të shpëtimit dhe as nga djegia e një materiali zgjedhor, të cilën, kur e djegin, mitingashët thërrasin “fitore”, pa e ditur se kjo është humbja e tyre.

Por, sëbashku me to, mund të humbasë ky vend, shumë më tepër se sa është menduar.

Atëherë do të jetë vonë për të gjetur fajtorin e vërtetë dhe nuk do të jetë e mundur të gjendet! Sepse, fajtorët , si mos më keq, po bëhen të shumtë dhe të kudondodhur!

****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

June 20, 2019 03:04
Komento

9 Komente

  1. demo June 20, 06:33

    Qendro dhe 10 dite o hajdut,
    Ti e emrerove ilir meten qe nxorri dekretin zjarrvenes,Ti vazhdon te vjedhesh PPp qindra miljoneshe,qe edhe letra fletore te ishin,jane shume.
    Edi Rama me Ilir Meten,sejcili per hesap te vet jane zjarrvenesit.

    Reply to this comment
  2. Berati June 20, 07:27

    Debil. Injorant. Kriminel. Morri i kuq po na thote se fajin e ka populli. Ripjellesat rrugace e banale vjedhin zgjedhjet ne mes te dites por le tu japim edhe 61 bashkite. Se mos o zot na e marrin pushtetin shpellaret e ne te kulturuarit e te kulluarit mbetemi pa koncesione. Mos e “rruni k..”se se as sia ndjen njeriu nga ajo ane.

    Reply to this comment
  3. apollon June 20, 08:10

    Bedria eshte truri pas krimineleve qe i vune flaken Shejnaze Jukes ne Shkoder. Bedria -Ramushi-Meta trinomi antiamerikan ne trojet shqiptare.

    Reply to this comment
  4. Agimi June 20, 08:34

    Z.Bedri Islami , te pershendes per thjeshtesine dhe thellesine e mendimit me kete analize qe ben ! Jam shume dakort me ju , uroj talexojne dhe ta kuptojne sa me shume njerez !

    Reply to this comment
  5. Nje emigrant i hershem June 20, 09:16

    Jo Rama ik, Rama Pirdhu ! Mashtruesi,do akoma vota ti o legen ?

    Reply to this comment
  6. Referendumi i vertete June 20, 09:26

    Me mire te qendroje demokracia?
    Apo?
    Lala
    Roshi
    Doshi
    Frroku
    Saja
    Xhafa
    Balilajt
    Habilajt
    Ymeret
    Seferet
    Damjanet
    Alfredet
    Ndokat
    Bajrat
    Abdylat
    Gjushat
    Qazimat
    Sokolat
    Suelat
    Ballat
    Tajotat
    Agat
    Manjat
    Brahjat
    Lleshat
    Dhe leshat?
    Shqiptaret do vendosin eshte momenti i tyrre.

    Reply to this comment
    • besi June 20, 10:31

      apo te rivijne sala luli mediu duka idrizi balliu iliri monika petriti shezaiu nora muli pollo bode tafaj … me keto presim te ribehet shqiperia te gjithe jane kriminele dhe te korruptuar dhe nuk perfaqesojne as 10% te elektoratit shqiptar

      Reply to this comment
  7. Alban Dega June 20, 18:45

    E DUAM SHQIPERINE SI AMERIKEN DEMOKRATIKE !

    – Zeri i Amerikes vetem zeri i se vertetes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kur nje apo disa profesore jurisprudence flasin per Reforma kushtetuese, pa permendur e harruar me qellim kryereformen e te gjitha reformave, Reformen ne Drejtesi Vetingun , SPAK-un dhe Byrone Kombetare te Hetimit Made In USA… BE =, te votuar me unanimitet nga Kuvendi i Shqiperise se asnje Reforme e Ligj tjeter ne keto gati 30 vjet, ata mund te jene gjithcka përveç profesoreve te jurisprudences.
    Jurisprudencia eshte shkenca e ligjit dhe drejtesise .
    Ata jane vetem telalle dhe papagaj te rrenimtareve te SaLikekracise dhe minuesve te shtetit ligjor qe eshte zemra dhe shpirti i cdo shteti demokratik!
    Zeri i Amerikes nuk duhet te harroje shprehjen filozofike amerikane ;
    One step at the time !
    Ndryshe rrezohesh e rrezik thyen qafen .
    Perzgjedhja me qiri Vicidoli apo Cepani e frazave te shkeputura te cilitdo personi qofte edhe Akademiku apo Nobelisti nuk eshte informim i paanshem dhe nuk i sherben as demokracise shqiptare e as asaj amerikane, qe eshte frymezuesi, sponsori dhe gardiani kryesor jo vetem i Reformes jetike ne Drejtesi, por edhe i demokracise shqiptare e boterore ne teresi.
    Pa Reformen ne Drejtesi dhe shtetin ligjor ne Shqiperi cdo Reforme tjeter ne cilindo hallke te shtetit shqiptar ne cilendo qelize te shoqerise shqiptare eshte e deshtuar pa lindur akoma.
    Eshte zero me xhufke !
    Jam i pari dhe me sa kam lexuar ne krejt shtypin e kohes qe kam leshuar thirrjen “ Rama Ik!” vetem pak dite pas marreveshjes se tij okulte me Berishen per ndryshimet kushtetuese te 2008 dhe ne dy-tri raste te tjera si Gerdeci, permbytjet e Shkodres…
    Por jam krejt kunder saj sot pasi ai i beri thirrje, iu pergjerua, ra ne gjunje si “Romeo para Xhuljetes” …para opozites shqiptare per te hartuar Reformen Zgjedhore qe e harron me ose padashje Prof. Kume.
    I ofroi edhe Karta Bianke dhe Veto asaj per ta hartuar ate dhe ata jo vetem e kthyen Altarin e demokracise ne skena gladiatoresh, cizmesh, vezesh, boje te zeze e deri grushtash, por edhe e vetbraktisen Kuvendin ate dhe vetedogjen me vullnetin dhe vetdije e plote te tyre mandatet e besimit te popullit te vet qe i votoi per ne Kuvend dhe jo per ta kthyer krejt Shqiperine ne arene gladiatoresh dhe molotovesh te “ Perandorise se Djallit” Putanin, Beogradit dhe Athines dhe per thika te reja mbas shpine jo vetem te Atdheut te tyre te vogel, por edhe kunder Kosoves e shqiptareve si komb ne teresi !
    Edi Rama eshte emeruar, votuar dhe mandatuar nga populli dhe Kuvendi i Shqiperise te qeverise Shqiperine.
    Edi Rama nuk ka tager te qeverise opoziten.
    Nese Edi Rama do ta kishte detyruar opoziten te braktise Kuvendin dhe te djege mandatet atehere shumica e shqiptareve dhe mbare Bota Demokratike me nenen e saj, ate amerikane ne krye, do ta kishin percjelle ate tek autokratet.
    Ta akuzosh Edi Ramen si diktator dhe sistemin politik shqiptar si monokraci sepse nje grusht lideresh te vetinkriminuar deri ne gryke me zerin e figuren e tyre para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve me krime te shkalles se Hages si ai i Remzi Hoxhes, shkelja e embargos se naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit e deri kanibaleve te Ruandes, te 97-es, te Grushtit fashist paramilitar serb te 14 shtatorit, te Gerdecit, te Otrantos, te 21 janarit 2011 … i ka kapluar paniku, terbimi, ankthi i ndeshkimit ligjor nga Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe BKH-ja eshte ti sherbesh dhe besh protektorin e SaLikekracise qe e kthyen pandeshkueshmerine ne sistem e menyre sundimi te krimit, vrasjeve seriale, korrupsionit, plackitjes dhe hajnise me cizme.
    Aq me teper kur Edi Rama me zerin e figuren e tij deklaroi para shqiptareve dhe nderkombetareve qe “SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit te filloje se pari me mua”, cka nuk e ka bere asnje politikan tjeter shqiptar deri sot .
    Do ishte varrosja perfundimtare e shtetit ligjor, e demokracise e per pasoje e krejt shtetit shqiptar, duke krijuar nje shembull te keq edhe per Kosoven e me gjere.
    Ndaj Zeri i Amerikes duhet te jete gjithnje zeri i “ Ores mitike” te shqiptareve SHBA-se dhe Washingtonit e askujt tjeter, i asnje partie e asnje individi te vecante kushdo qofte ai !
    Duhet te jete Zeri i se Vertetes !

    Reply to this comment
  8. Oksi Gjeni... June 20, 20:19

    Citat: “Në më pak se 6 vite qeverisje ai ka sjellë atë frymë kundër së cilës ishin ngritur njerëzit dhe atë harbutllëk që e kishim parë nën qeverinë Berisha”

    Thelbi i citatit tuaj z.Bedri nxjerr ne pah deficitet e theksuara qe kane demostruar ne politikberje humbamenot e dhjerokracise postkomuniste. Hundpoçat demo-rilindjotas e kane vendin ne arenen e cirkut dhe jo ne ate te politikes. Vendi po vuan dukshem mungesen e inteligjences. Largimi i trurit cilesohet si dem jo kollaj i reparueshem. Pasojat e ketij demi jane afatgjata. Ajka e inteligjences nuk mund te kompensohet pa nje pa dy me ajken e injorances.

    CILA ESHTE ZGJIDHJA (sipas jush)?

    Ju dhe koleget tuaj kete kurre s’kane marre mundimin t’na e shpjegojne, POR une do te deshiroja t’ju pyesja se kush tjeter pervec mendimtareve te kategorise suaj mund t’ja rizgjoje qytetareve shpresen e shuar?

    Kush tjeter mund inicioje dhe te zbatoje sukseshem themelimin e nje partie te re sa demokratike po aq dhe sociale, e cila te kete ne qender te programit te saj zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjen e mireqenies popullore?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*