Zjarret në Athinë, konfirmohet viktima e parë shqiptare

July 24, 2018 22:02

Zjarret në Athinë, konfirmohet viktima e parë shqiptare

Mes 76 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarret në Athinë, është edhe një grua me origjinë shqiptare.

Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati.

Bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Episodi më i tmerrshëm qëkur zjarret u përhapën me shpejtësi, është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmijë, të përqafuar me njëri-tjetrin.

Jo të paktë janë edhe ata që janë mbytur, duke u hedhur në det për t’u shpëtuar flakëve, siç ndodhi në zonën e Artemidhës. Qindra vetë janë evakuuar me varka dhe helikopterë, ndërsa spitalet janë në gjendje emergjence.

Autoritetet presin rritje të numrit të viktimave, ndërsa 150 persona janë shtruar në spital. 15 vatra zjarri u aktivizuan njëkohësisht në tre zona të ndryshme, tha zëdhënësi i qeverisë dhe besohet se kanë qenë të qëllimshme në shtëpitë e braktisura e që janë vënë në shënjestër të grabitësve.

Greqia ka kërkuar dronë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diktuar dhe zbuluar çdo aktivitet të dyshimtë në ditët në vazhdim konfirmoi zëdhënësi.

o.j/dita

July 24, 2018 22:02
Komento

1 Koment

  1. trajtojeni fatkeqesine, si te vendit ku ndodh . July 24, 22:57

    Filloi hordhia e gazet-kareve “patriot” te kekoi “hesap” per borxhet qe s’ja ka njeri . Tamam; stambolli digjet kurva krihet . Dhe shqiptaret qe flijohen, ose plagosen atje, konsiderohen nje lloi te gjithe greket, dhe s’kane ngel sorollopi i mesiperm, te behet …merak, per t’a .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*