Zjarret në Australi, NASA: Tymi do përshkojë të paktën një herë botën

January 14, 2020 13:46

Zjarret në Australi, NASA: Tymi do përshkojë të paktën një herë botën

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës, ose NASA paralajmëron se vendet e tjera të planetit rrezikohen nga zjarret në Australi.

Sipas BBC, NASA thotë se të paktën një herë tymi që po del nga zjarret e pyjeve në Australi do të përshkojë gjithë botën.

Efektet e para i kanë parë qytetet më të mëdha të Australisë Sydney, Melbourne, Canberra apo Adelaide. Ishulli i Zelandës së Re gjithashtu u prek nga zjarret ku janari i kapi me një ‘qiell të kuqerremtë’ i cili nuk ishte tjetër veç tymi dhe ndotja që vinte nga zjarret australiane.

Sipas NASA-s tashmë tymi ka arritur deri në Amerikën e Jugut dhe pritet të përshkrojë të paktën një herë gjithë botën.

o.j/dita

January 14, 2020 13:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim