Zjarret në Australi vrasin 25 mijë koala, kërcënojnë zhdukjen e specieve endemike

January 7, 2020 13:15

Zjarret në Australi vrasin 25 mijë koala, kërcënojnë zhdukjen e specieve endemike

Zjarret massive në Australi tashmë po vazhdojnë prej disa javësh.

Dëmet janë të konsiderueshme.

Zjarret e ditëve të kaluara u kanë marrë jetën të paktën 25 personave, kanë vrarë gjysmë miliardë kafshë, shkatërruar 2000 shtëpi dhe djegur mbi 8.5 milion hektarë mijëra pyje me pisha.

Ambjentalistët kanë shqetësime të mëdha për të ardhmen e jetës së egër në ishullin e Kangurëve, ku zjarret kanë vrarë mijëra koala.

Zjarret në ishull, në Australinë e Jugut kanë djegur deri tani në 155,000 hektarë, rreth një e treta e gjithë zonës së ishullit, me flakë të përqendruara në zonat perëndimore të pasura me biodiversitet.

“Shumë nga zonat kryesore të ushqimit dhe shumimit në bregdetin verior të ishullit të Kangurëve kanë humbur,” tha Daniella Teixeira, një shkencëtare që studion zogjtë në Universitetin e Queensland.

Ambjentalistët thonë se për shkak të ndryshimit të klimës, zjarret do të bëhen edhe më të shpeshta dhe ekziston frika se gjithë kafshët endemike dhe speciet bimore të Australisë mund të zhduken përgjithmonë.

j.l./ dita

January 7, 2020 13:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim