Zjarret në Kroaci, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes

July 19, 2017 18:34

Zjarret në Kroaci, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes

Ministri kroat i Mbrojtjes ofroi dorëheqjen në vazhdën e kritikave se ushtria nuk kishte reaguar me shpejtësinë e duhur pas emergjencës së zjarreve, por kreu i Ekzekutivit refuzoi ta pranonte.

Ministri Damir Krsticevic u shpreh i gatshëm të largohej kur presidentja Kolinda Grabar Kitarovic i drejtoi gishtin e fajit me argumentin se ushtria duhet të kishte ndërhyrë më shpejt për të ndihmuar në frenimin e zjarreve të furishme pyjore që rrezikuan seriozisht qytetin e Splitit mbrëmjen e së hënës.

Gjatë një vizite zyrtare në Austri të martën, kryetarja e shtetit tha se pavarësisht faktit që trupat ushtarake nuk janë të trajnuara për zjarret në mënyrë të veçantë, mund t’i kishin ardhur në ndihmë zjarrfikësve të përfshirë që prej fundjavës në një betejë të ashpër me flakët.
Megjithatë, kryeministri Andrej Plenkovic jo vetëm nuk e pranoi dorëheqjen e Krsticevic , por edhe këmbënguli ta shfajësonte ushtrinë, duke deklaruar se ajo nuk ka bërë asnjë gabim.

Fola me ministrin e Mbrojtjes, tha ai, dhe i kërkoi që të qetësohej. Zjarret pyjore janë lajm interesant për shtypin, shtoi shefi i Ekzekutivit, sidomos në një situatë si kjo kur shtrirja e tyre deri në Split ishte padyshim një rast i rrallë, por vetëm 16 vetë kanë kërkuar deri tani trajtim mjekësor nga problemet në frymëmarrje për shkak të tymit, theksoi Kryeministri duke u përpjekur të minimizonte rëndesën e situatës e kujtoi se personi i vetëm që ndërroi jete, në fakt vdiq nga probleme ekzistuese me zemrën.

Krsticevic këmbëngul se ushtria reagoi atëherë kur iu kërkua dhe se veprimi i saj, ishte në përputhje të plotë me procedurën.

July 19, 2017 18:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*