Zjarret, Rama ka ngritur shtetin në këmbë, opozita të jetë solidare

August 13, 2017 11:02

Zjarret, Rama ka ngritur shtetin në këmbë, opozita të jetë solidare

(Bregu i Jonit nuk është vend emigracioni-more Petrit!)

Është muaj pushimesh,
po dhe kohë me zjarre,
qeverisja bëhet,
nga rrjetet sociale.

Vapa përvëlimin,
po e shton përdita,
nga rrjetet sociale,
edhe opozita.

Vapa s’do t’ja dijë,
dhe kur dita muket,
Titi i LSI-së,
shumë aktiv po duket!

Një postim të tij,
dhe mund ta lexoni,
thotë-Rama u kthye,
nga emigracioni!

Nga emigracioni,
thotë-u kthye shteti,
dhe gjithë Shqipërinë,
në flakë e gjeti!

Po Titi si Titi,
gjithnjë ja fut kot,
se zjarrit dhe ujit,
nuk u bën gjë dot!

Vapa me re smogu,
pikturon në xhama,
për gjithë këtë vapë,
fajin e ka Rama!

Që nuk paska bërë,
një ujdi me Zotin,
që ndryshe-krejt ndryshe,
ta kishim krejt motin!

Që shiun në dorë,
ta kishte veç shteti,
në zyrën e Ramës,
të qe rubineti!

Rama po pushon,
në bregdeti “Jon”,
pse Titi e quan,
si emigracion?!

Zjarret po na bëjnë,
vërtet kiametin,
po Rama në këmbë,
e ka ngritur shtetin!

Shteti është i dobët,
s’i ka depot plot,
gjithë këtë mynxyrë,
s’e përballon dot!

Zjarret po filluan,
nuk dinë të ndalojnë,
Sala me Petritin,
duart po fërkojnë!

Duart po fërkojnë,
dhe bëjnë thashetheme,
se kanë qejf që Rama,
të ketë veç probleme!

Opozitë e re,
opozitë e vjetër,
duan ndonjë fjalë,
ta thonë pa tjetër!

S’u kërkon njeri,
të hidhen në zjarr,
po duhet-të paktën,
të jenë solidarë!

Po duhet-të paktën,
të jené solidarë,
dhe zjarrit të Gushtit,
mos i hedhin zjarr!

Të paktën një herë,
ta ndryshojnë muzikën,
se zjarret kanë mundur,
edhe Amerikën!

Opozitë idiote,
askujt nuk i duhet,
kur fati i vendit,
në zjarre po luhet!

Duhet asnjë fjalë,
mos shkruajnë më mirë,
se kjo opozitë,
është e pështirë!

A. Duka

August 13, 2017 11:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*