Zjarret, Vasili kritika nga Facebook-u Ramës: Mblidh qeverinë, Kushtetuta s’njeh Facebook

August 11, 2017 11:41

Zjarret, Vasili kritika nga Facebook-u Ramës: Mblidh qeverinë, Kushtetuta s’njeh Facebook

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish në Facebook për situatën e zjarreve, mungesës së energjisë dhe të ujit.

“Dikush duhet t’i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh Facebook-un e tij veror si qeveri”, shkruan Vasili në Facebook-u.

Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshëm i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli” shkruan Vasili duke iu kujtuar “Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.”

Duke e quajtur Ramën “kryeministër shkollë pak” Vasili thotë se “nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.”

August 11, 2017 11:41
Komento

2 Komente

  1. Konti Sbalta August 11, 14:06

    Nuk jam i sigurt aka qene Petrit Vasili minister drejtesie kur u blene ata “byrzylyket”? Po te jete e vertete , atehere qartesohet shkaku i kesaj histerie qe Vasili cfaq ndaj Kryeministri.t

    Reply to this comment
  2. grida topalli August 11, 20:17

    ik ore bajge…ti Rames nzuk i vjen as tek maja e kembes ..po i thoke shkolle pak, ti o shkolle shume…ik ore bajge.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*