Zjarrfikësi që u pushua nga puna se … fiku zjarrin

September 3, 2018 11:50

Zjarrfikësi që u pushua nga puna se … fiku zjarrin

 

Xhevdet Shehu

Sot në Gjirokastër zhvillohet një gjyq. Në pamje të parë duket një gjyq i rëndomtë, pasi një qytetar i Përmetit, Elton Sulejmani, do të paraqitet para një trupe gjykuese. Gjyqe të tilla zhvillohen thuajse përditë në këtë vend dhe deri këtu unë nuk po i kumtoj asgjë të re lexuesit të gazetës ‘DITA’.

Po këtu, sikurse do ta shikonin vijim, kemi të bëjmë me një rast flagrant, në kufijtë e të pabesueshmes:

Në Përmet, një zjarrfikës është pushuar nga puna, sepse fiku zjarrin pa pyetur shefin dhe nuk mori leje nga Bashkia. Ka ndodhur kjo histori një vit më parë, në shtator 2017.

Shkarkimet nga puna në Shqipëri pa asnjë motiv janë bërë mëse normale. Kanë qenë dhe janë shkarkime dhe pushime kryesisht për motive partiake. Në rastin që po flasim kemi të bëjmë me një “lojë të vegjëlish” pra me ata të pushtetit vendor, i cili sikurse dihet aktualisht drejtohet nga Partia Demokratike. Zjarrfikësi nga Përmeti, i cili pavarësisht përkushtimit në punë e pa veten të “hedhur në rrugë” një vit më parë.

Elton Sulejmani ka shërbyer si punonjës i shërbimit zjarrfikës në Përmet për 2 vite e 6 muaj, por u pushua nga puna me arsyetimin se nuk priti eprorin e tij për tu nisur në një operacion për fikjen e një zjarri.

Historia e tij nis në 26 shtator 2017 kur Eltoni shkon ne pune si zakonisht. Atë ditë komandanti i turnit mungoi për arsye familjare dhe kjo detyre iu ngarkua Eltonit.

Në orën 23:15  vjen një telefonate nga policia ku njoftohet Shërbimi Zjarrefikës se duhet të niset në fshatin Sukë të Përmetit pasi kishte rënë zjarr. Në këto kushte Eltoni telefonon eprorin e tij Agron Pani për rënien e zjarrit, ndërkohë që ky i fundit ndodhej në shtëpi. Për 27 min Agroni nuk i konfirmoi Eltonit nisjen për të shkuar në fshat dhe për të shuar zjarrin ndërkohë që administratori dhe policia merrnin në telefon Eltonin dhe i kërkonin që të nisej për në vendin e ngjarjes.

Në këto kushte Eltoni mërr ne telefon Kryeinspektorin Fredi Lipe i cili atë ditë ndodhej në Tiranë dhe i shpjegon si është situata  dhe zoti Lipe i thotë Eltonit që të niset për të shuar zjarrin.

Pikërish në këtë moment fillon dhe kthesa e historisë për Eltonin.

Pasi operacioni për shuarjen e flakëve përfundon me sukses, ditën e nesërme Eltoni hiqet nga puna me pretendimin se ka shkuar për të fikur zjarrin pa ardhur eprori i tij Agron Pani edhe pse ky i fundit për 27 minuta nuk e ka urdhëruar vartësin e tij as të shkonte për të fikur zjarrin dhe as të mos shkonte.

Prej asaj dite Eltoni fillon odisenë e sorollatjes nëpër gjykata për të fituar të drejtën e tij, për t’u kthyer sërish nëpunë pasi është plotësisht i ndërgjegjshëm se ka bërë detyrën që i takonte, edhe pse pa lejen apo urdhrin e shefit të tij. Eltoni është i bindur se në rastin e tij është vepruar padrejtësisht për shkak të bindjeve të tij politike që nuk janë të njëjta me ato të shefave të tij që drejtojnë pushtetin vendor në Përmet dhe ndërmarrjen e zjarrfiksave. Dhe për këtë ai ka një fakt të pakontestueshëm: vendimi për pushimin e tij nga puna është marrë 23 ditë para se të ndodhte ai zjarro që shoi Eltoni dhe për të cilin u ndëshkua pse nuk e la të bënte hatanë. (Shikoni faksimilen e shkresës zyrtare të Bashkisë së Përmetit ku Eltoni njoftohet se e kanë pushar nga puna më 3 shtator 2017).

Kjo nuk është thjesht një parregullsi që mund të anashkalohet si një shkelje ligjorepa dashje. Sepse nëse pushimi nga puna ka ndodhur në dt 26 .9. 2017, ndërsa shkresa për largimin e Eltonit është bërë 23 ditë përpara në daten 3. 9. 2017 . Kete Kryeinspektori e justifikon me një lapsus.

Si mund të konsiderohet ky nja lapsus?

Elton Sulejmani arsyeton se pushimi i tij nga puna është bërë thjesht dhe vetëm për motive politike. Këto fakte ai i ka paraqitur në gjykatë, ndërsa ua ka paraqitur edhe mediave ku ai paraqitet për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

Çështja në gjykatë

Eltoni e ka çuar çështjen në gjykatë dhe shkalla e parë e ka rrëzuar komisionin e disiplinës sipas të cilit Eltoni ka thyer rregulloren dhe ka detyruar shërbimin zjarrfikës që t’i japë 10 rroga. Por kryeinspektori e ka dërguar çështjen në Gjykatën administrative në Tiranë, por vështirë që drejtësia të vihet në vend për Eltonin, pasi këtu gjykimi mund të fillojë pas 2 vitesh e gjysmë si pasojë e fluksit të dosjeve.

Në të tilla kushte Elton Sulejmani i drejtohet Prokurorit të çështjes me këto fjalë:

Zoti Prokuror! Hetimin e çështjes sime nuk e keni çuarderi në fund, pasi personi i paditur prej meje as që nuk është marrë nëpyetje. Unë e kam të qartë që edhe ju vetë e dini që unë jam në të drejtën e zotit dhe ligjit, por ndërhyrja e prokurores dhe e njerëzve të tjerë me pushtet që ju rrini nuk ju lejojnë të zbardhni të vërtetën… Zoti prokuror!Kjo çështje tashmë është bërë publike dhe mediatike. Është përtë qeshur që zjarri duhet të presë Agronin që të zgjohet ngagjumi e të vendosë se çfarë duhet bërë! Është qesharake që zjarri të presë kryetarin e bashkisë të vendosë të niset zjarrfikësja apo jo! Kjo është përgjegjësi epastër ligjore për këta persona që përmenda dhe jo për mua. Ata e meritojnë ndëshkimin dhe jo unë!…

Ja për këto arsye Elton Sulejmani bën apel për drejtësi.

September 3, 2018 11:50
Komento

7 Komente

  1. Don Kishoti September 3, 13:45

    per mua duhet marre i pandehur kryetari qe edhe pas 25 min. nuk dha urdher qe te shkonte zjarrfiksja te shuane zjarrin dhe te pakten mase disiplinore per prokurorin qe nuk ka gjykuar drejt ceshtjen. por kjo eshte Shqiperia.

    Reply to this comment
  2. MH September 3, 14:21

    Gjykimi im aspak i specializuem per gjyqetar.
    Me fillimin e detyres te personit te shkarkuar nga pune,Z.Elton Sulejmanit.Te pushohet urgjent nga puna eprori Shefi i Sektorit/Kryeinspektori Fredi Lipe.Per neglizhence te shuiarjes se zjarrit me tangerllek.

    Reply to this comment
  3. mirel September 3, 14:44

    pisllek tipik shqiptar
    dhe thone pse ikin njerezit, ja nga keto ndyresi ikin
    me drejtore e me gjyqtare, te gjithe hiena te qelbura

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr September 3, 17:01

    Mos u habitni qe vendimi per pushimin e ketij zjarrfiksit nga puna ishte marre gati nji muaj perpara sepse kjo me ka ndodhur edhe mua : Ministri Xhuveli kishte marre vendimin per pushimin tim nga puna qysh ne muajin gusht para se te shkonte me pushime dhe mua drejtori ma komunikon ne shtator , dhe pagen e shtatorit nuk donte te ma paguante sepse thoshte qe vendimi eshte marre ne gusht (pra nji vendim me fuqi prapavepruse)Keto jane ligje demokratike!Prandaj ai zjarrfiksi nuk eshte pushuar se shkoi ne objekt pa shefin e vet, por vendimi qe eshte marre 23dite me pare duhet te kete pasur “arsye te forta”ashtu si ai i Xhuvelit per mua!

    Reply to this comment
  5. Dodona mbi Tomorr September 3, 17:11

    Mos u habitni qe vendimi per pushimin e ketij zjarrfiksit nga puna ishte marre gati nji muaj perpara sepse kjo me ka ndodhur edhe mua : Ministri Xhuveli kishte marre vendimin per pushimin tim nga puna qysh ne muajin gusht para se te shkonte me pushime dhe mua drejtori ma komunikon ne shtator , dhe pagen e shtatorit nuk donte te ma paguante sepse thoshte qe vendimi eshte marre ne gusht (pra nji vendim me fuqi prapavepruse)Keto jane ” ligje demokratike”!Prandaj ai zjarrfiksi nuk eshte pushuar se shkoi ne objekt pa shefin e vet, por vendimi qe eshte marre 23dite me pare duhet te kete pasur “arsye te forta”ashtu si ai i Xhuvelit per mua!Edhe ju te Dites (mos i beni kaq problem keto gjera!)Keto ndodhi jane gati te perditeshme dhe prit te gjykohen tashti nga gjykatat ku jane bere pirgjet e dosjeve male e kodra apo “kodra pas bregut”

    Reply to this comment
  6. qysh te bej! September 3, 20:38

    Rron Xhuveli, se ma kujtove? Sa leke e shiti Partine Agrare tek Duka, mbase di gje ti?

    Reply to this comment
  7. Vaslilesheli September 4, 13:29

    Si more Elton e bere kete pune ?Si more guxove e e fike zjarrin ?Aq me teper si e fike pa urdher te shefit ?Aq me teper si guxin t’i prishesh gjumin shefit?!
    Po le te digjej more shtepia,fshati mbare bile, po te zgjosh shefin nga gjumi !!!Kjo s’eshte pare as degjuar.Te shkoje zjarrfikesi e te fike zjarrin !!!?
    Ti je per burg more djale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*