Zjarri del jashtë kontrollit në festival, 10 persona të plagosur

May 3, 2018 09:36

Zjarri del jashtë kontrollit në festival, 10 persona të plagosur

10 persona kanë mbetur të plagosur pas një zjarri të dalë jashtë kontrolli në festivalin hebre, në Londër.

Sipas BBC, ngjarja ndodhi në Stamford Hill dhe mendohet se pas saj mund të fshihen elementë kriminalë.

Mbetet ende e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndonëse disa raportuan se zjarrit iu ishte hedhur benzinë, e disa të tjerë thanë se në të ishte hedhur një telefon celular.

Ndonëse pa dëme serioze, shpërthimi në këtë festival shkaktoi jo pak panik në turmën e mbledhur për të festuar  festën hebraike “Lag O’Omer”.

s.a/dita

May 3, 2018 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*