Zjarri në burgun e Shën Kollit/ Dëshmia: Viktima u vuri flakën bombolave

July 31, 2016 10:14

Zjarri në burgun e Shën Kollit/ Dëshmia: Viktima u vuri flakën bombolave

Prokuroria e Lezhës ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ngjarjes, për të saktësuar rrethanat dhe shkaqet e zjarrvënies në burg.

Burime nga ky organ konfirmojnë për gazetën deklarimet e një të burgosuri, sipas të cilit ngjarja ishte e qëllimshme, e provokuar nga vetë viktima, Flamur Sula.

I burgosuri i mbijetuar nga zjarri dhe pa lëndime ka treguar se pak çaste para zjarrit, ka qenë duke folur nga jashtë qelisë me viktimën. “Dukej shumë i mërzitur. Papritur ai ka futur disa bombola gazi të vogla poshtë krevatit dhe më pas i ka vënë flakën dyshekut.

Më pas dëgjuam një shpërthim. Nuk di më tepër, se secili u mundua të shpëtonte veten nga zjarri që po mbulonte godinën”, mësohet të ketë thënë i burgosuri. Kjo dëshmi e tij dhe e bashkëvuajtësve të tjerë do të verifikohet dhe bashkë me përfundimin e ekspertizës teknike të dilet në një konkluzion të saktë.

Nga ana e grupit hetimor do të verifikohet dhe fakti i futjes në qeli të objekteve të ndaluara, të cilat mund të përbëjnë rrezik për jetën e të dënuarve. / Panorama.al

July 31, 2016 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*