Zjarri në çerdhe, hetimet: Ka qenë e qëllimshme

August 22, 2018 10:34

Zjarri në çerdhe, hetimet: Ka qenë e qëllimshme

Zjarri i rënë para disa ditësh në magazinën e çerdhes nr.14 në zonën e “Ali Demit” ka qenë i qëllimshëm.

Në këtë konkluzion kanë arritur hetimet e Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë, pasi kanë marrë në analizë objektin e përfshirë nga flakët dhe kanë këqyrur vendin e ngjarjes.

Sipas konkluzioneve të hetimeve është konstatuar se tubi i gazit në çerdhen nr.14 është gjetur i prerë, çka tregon se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nuk ka ndodhur për shkaqe teknike.

Ndaj, ekspertët zjarrfikës dhe Policia e Tiranës kanë dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

s.a/dita

August 22, 2018 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*