Zjarri në laboratorin e Kriminalistikës dogji provat e 20 çështjeve nën hetim

November 12, 2015 20:38

Zjarri në laboratorin e Kriminalistikës dogji provat e 20 çështjeve nën hetim

Sipas hetuesve të zjarrit të para disa ditëve në laboratorin e Kriminalistikës, shkaku kanë qenë dy llamba luminishente të prodhimit kinez, që kanë burim nxehtësie përtej standardit të 70 gradëve.

Kjo është përgjigjja e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, mbi ngjarjen që shkaktoi akuza të reja ndaj ministrit të Brendshëm.

Në dyshemenë e korridorit të laboratorit u konstatuan mbetje të materialit të djegur, që ishte lëndë narkotike, si dhe mbeturinat e ndriçuesve të djegur.

Fillimisht u deklarua se nuk janë dëmtuar prova, por nga hetimi rezulton ndryshe.

Eshtë konstatuar dëmtimi i 20 provave, prej tyre i 12 mostrave kanabis sativa, që ishin vendosur në tavolinë në korridor, ende pa autorë; dhe për 8 të tjera, që janë të regjistruara me autorë.

Prokuroria e Tiranës pritet të bëjë një analizë të veçantë për këtë ngjarje, për të vendosur se çfarë veprimesh të tjera hetimore do të ndërmarrë.

Nga ana tjetër, në raportin e tyre, ekspertët rekomandojnë që Laboratori i Kriminalistikës të rikonstruktojë sistemin e ndriçimit.

 

November 12, 2015 20:38
Komento

6 Komente

  1. Daku November 12, 20:56

    Tani po. Kinezet e m utit, komunistat e m utit

    Reply to this comment
  2. maks November 12, 22:31

    Pa fjale!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Pellumb Zaimi November 12, 23:08

    Qenka nje komplot i rrezikshem i agjentures kineze nepermjet 007-tave te firmes Chang Cheng.Policia e kriminalisteve shqiptare duhet te protestoje fort kunder kesaj kinezerie agjenturore te rrezikshme ?Tung!

    Reply to this comment
  4. Mark uk November 13, 09:11

    Edhe nje femij e kupton lehtesisht se per cfar eshte djegur ato prova.

    Reply to this comment
    • Loni November 13, 11:12

      Jam dakord me ty, Mark. Por, kete menyre te aryetuari duhet te perdorim edhe per shkaterrimin bazave ushtarake dhe djegjen e hipotekave ne vitin 1997. Cilet jane shkaktaret e pasojave te 1997-es?

      Reply to this comment
  5. fteri November 13, 10:08

    Mark !!!!sa e sa prova jane falsifikuar ne vendengjarje e skena vrasjesh te personaliteteve dhe njerzve te thjesht qe tani u ka mbire bari ?..,sa e sa skema grabitjesh bankash e dyqanesh jane falsifikuar ?…,sa shtepi jane vjedhur dhe jane mbuluar gjurmet e hajdutve ?..,Sa prova jane manipuluar me mjeksein ligjore ,vrasjtet e viktimave jane quajtur vetvrasje; nga mjeksia kriminale ligjore ?.., Sa e sa dokumenta hipotekash kane marre “zjarr” duke manipuluar provat ,dhe faji hidhet korentit.????!!!Keta mundohen te na çmendin ,shikoni keta te P.D-se qe ulurijne 24 vjet ne parlament dhe ne konferenca shtypi !?.. ,por me duket se edhe disa te majte po bertasin si çakalli .Po preidenti çfar po bene /eshte mbyllur Brenda dhe as se rruan ,as se qeth !Dhe Sajmir Tahiri po trazon detin e krimit te P.D-se dhe Saliut me shkop,u prishi bazen e dreoges se Lazaratit qe ju sillte 5 milard euro ne vit,nje milard futej ne arken e berishes ,ku I dihet thesari I droges qe i beri zoter te krimit munde te kete gjetur gjuhen e lidhjes se krimit me punonjesit e Tahirit,dhe Tahiri i bje fyellit ,natyrsht duhet te hashe droge qe te njohesh drogagjinjet e Saliut,qe I mbrojti per 24 vjet nga te cilet 8 vjet shume aktiv ne Lazarat ,perse u duhej arsenali I armatimit te fshehur ne Lazarat ,keta vandal te Saliut kane dore kudo, po çmendin nje shqiperi ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*