Zjarri në pyllin e Semanit, u dogjën 20 hektarë shkurre, bar dhe pisha

August 25, 2018 12:52

Zjarri në pyllin e Semanit, u dogjën 20 hektarë shkurre, bar dhe pisha

 

Pas 2 ditësh aksion për të shuar flakët, është fikur tashmë zjarri në Pyllin e Semanit.

Komandanti i zjarrfikësve, Zija Hyka në një prononcim për Report Tv ka thënë se zjarri është shuar, ndërsa janë djegur 20 hektarë me shkurre, bar dhe dhjetëra pisha.

“Zjarri është fikur. 20 hektarë janë djegur, por kanë qenë shkurre, bar dhe disa pisha. Zjarri nuk arriti në zonën e kurorës me pisha falë ndërhyrjes në kohë të shpejtë.”- u shpreh Zija Hyka.

Në këtë aksion për fikjen e flakëve morën pjesë 4 zjarrfikëse, ushtria dhe një helikopter i  Forcave të Armatosura.

Zjarri ra në zonën e pyllit të Semanit, por fatmirësisht nuk arriti në zonën e kurorës me pisha.

l.h/ dita

August 25, 2018 12:52
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim