Zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Bulqizës

April 22, 2016 11:20

Zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Bulqizës

Po behen gati 5 ditë  që  janë aktivizuar disa vatra zjarri në  Bulqizë dhe nga vendasit mendohet se zjarvënia është e qëllimshme.

Kjo, pasi në këtë kohë temperaturat janë te ulëta, që në mbrëmje shkojnë deri në  3’C, por era e dendur që ka fryrë ka përshpejtuar flakët, duke djegur disa hektare pyje në malin e Krajkës, në njësinë Shupenzë, në ekonominë pyjore Shesh-Bulqizë si dhe në fshatin Kovashicë.

Këto zona digjen rregullisht çdo vit për hapjen e  kullotave të reja. Terreni është i thyer dhe nuk mundet të hyjnë zjarfikset, kështu qe kërkohet të marren  masa për ruajtjen dhe parandalimin e zjarreve. Institucionet përgjegjëse  lokale dhe qëndrore, sipas specialisteve, duhet të ndërhyjnë, pasi kjo eshtë një  zjarvenie e qëllimshme  nga barinjtë e  zonës për riaktivizimin e kullotave

April 22, 2016 11:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim