Zjarrvënie të qëllimshme për të abuzuar me fondet, prokuroria nis hetimet

August 9, 2017 10:25

Zjarrvënie të qëllimshme për të abuzuar me fondet, prokuroria nis hetimet

 

Prokuroria shqiptare nis hetimet kryesisht në të gjithë vendin për zjarrvënie të qëllimshme nga persona të ndryshëm të cilët sipas informacioneve të mbledhura nga agjencitë e inteligjencës kanë objektiv përfitimet dhe abuzimet me fondet publike dhe dëmtimin e pasurive natyrore.

Burime për ReportTv nga organi akuzës sqaruan se në të gjithë vendin tashmë po hetohet pas kallëzimeve dhe referimeve të  bëra nga policia ku në më pak se 1 muaj janë 11 shtetas të ndaluar e proceduar për më shumë se 800 vatra zjarri në vend dhe 35 të dyshuar si të përfshirë në këto zjarre.

Raporti konfidencial në duart e hetuesve: 80% e zjarreve fiktive

Sipas verifikimeve të informacioneve për zjarret në terren prokurorëve u ka rezultuar se këto zjarre janë në 80% të tyre në zona të pabanuara, larg rrugëve kryesore dhe në zona malore çka hedh dyshime se zjarri nuk mund të ndizej vetë qoftë dhe nga temperaturat e larta.

Bazuar në këto referime dhe nga informacionet e raportuara nga shërbimet inteligjente grupi hetimor po analizon dhe të gjitha pagesat e kryera nga emergjencat civile, stacionet zjarrfikëse dhe pushteti lokal në vend, pasi përballimi i situatës së zjarreve ka krijuar një faturë të kripur për buxhetin e shtetit.

Në hetim edhe 23 kryebashkiakë që nuk krijuan stacionet zjarrfikëse

Hetuesit sqaruan për Report Tv se do të kontrollojnë dhe veprimtarin e kryebashkiakëve të cilët dhe pse kanë detyrim ligjorë të krijojnë stacionet zjarrfikëse në të gjithë vendin 23 bashki as e ofrojnë fare këtë shërbim dhe kjo sipas prokurorë është shpërdorim flagrant detyre çka bën me përgjegjësi penal drejtuesit lokal.

Këto hetime kanë nisur vetëm dy ditë më parë pasi është analizuar edhe një raport konfidencial i agjencive të inteligjencës ku rezulton se zjarret janë krijuar në mënyrë qëllimshme për të dëmtuar kurorat e gjelbra në vend dhe mjedisin.

Vetëm pak ditë më parë në Itali në rajonin e Barit ndaj stacionit të zjarrfikëseve u morën masa deri në arrestime pasi sipas hetimeve të prokurorisë atje rezultoi se krijonin zjarre fiktive duke i ndezur vetë me qëllim marrjen e pagesë shtesë për orët e punës deri në 30 euro.

 

August 9, 2017 10:25
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi August 9, 14:20

    A i kane ngelur me njerez te edukuar dhe qytetare ketij vendi, qe tu tregoje birucen ketyre derrave dhe cubave? (sigurisht, ne se keto lajme jane te verteta!).

    Reply to this comment
  2. Arti August 9, 18:49

    Kush do futet me pare ne burg? Po dalin te gjithe kriminele. Kriminele dhe vrases pa fund. Shume e turpshme. Nje vend i vogel me 3 milion banore dhe me kaq pafundesi kriminelesh, hajdutesh, vrasesish, pervertesh, trafikantesh e cte thuash. Uau paskemi qene race e ndyre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*