Zmbrapsja e Ministrisë nuk tërheq studentët nga protesta: Plotësoni kërkesat e tjera

December 6, 2018 13:36

Zmbrapsja e Ministrisë nuk tërheq studentët nga protesta: Plotësoni kërkesat e tjera

Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre pavarësisht shfuqizimit të VKM për taksën e provimeve të mbartura.

Ata thonë se kërkojnë edhe plotësimin e tre pikave të tjera të kërkesës së tyre drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Me thirrjet “arsim publik falas”, “Ne nuk dorëzohemi” studentët vazhdojnë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit prej orës 10:00 të paradites së sotme, pavarësisht lajmit të ministres Lindita Nikolla se është shfuqizuar pika 4 e VKM për pagesë ekstra për provimet e mbartura.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Ajo tarifë për provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat”, thonë studentët.

o.j/dita

 

December 6, 2018 13:36
Komento

4 Komente

  1. Tani December 6, 19:56

    Shkoni ne Kine ore ju komunista. Nuk ka aresim apo edukim falas per universitetet ne cdo vend demokratik ne bote. Vetem Shqiperia komuniste jepte edukim falas ne universitete por studente me breke te grisura dhe me groshe e pilaf e caj me klor. Buke te zeze me bollek. Keta jane cmendur! Qeveria, mos u dorezoni!

    Reply to this comment
  2. ce December 6, 21:00

    Kush i përkrah këta ngelsat qe rrinë gjithë naten ne pub dhe ditën ne klube, me duket Kejdi dhembcakallja se ka shprese se mos rrezon qeverine dhe Nafije baxhella merr tepsinë ne dore

    Reply to this comment
  3. Lili December 7, 00:36

    Ce,pak si shume ngelesa paska n’universitetet e Shqiperise,apo jo?
    Tani,me ato milliona dema qe administrata jofunksionale e diriguar nga ministra alla Nikolla,universiteti do ishte falas..po logaritur ketu darkat e drekat e shetitjet neper bote te pushtetareve tone me femijet e tyre,bile edhe me nenat e tyre,e nipat ne kurriz te taxpagueseve

    Reply to this comment
  4. Lili December 7, 08:14

    Ce ,a po sheh sa shume po perkrahen?
    Vetem ju pushtetaret qe abuzoni me darka dreka me buxhetin e taxpagueseve,vetem ju pushtetaret e abuzuesit e pares publike kot nuk i perkraheni,vetem ju Grushti i Happy Fews nuk i perkraheni
    Populli po i perkrah,e bile shume ma shume se sa mendon ti se mbas cdo studenti ke 2 prinder.
    Vazhdoni me fyerje e arrogance,vazhdoni se vetem sa i shto i radhet e protestuesve me arrogancen tuaj kunder populli.
    Po vjen nje dite kur populli ju thot kadall beg ,se ka hendek…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*