“Zogu i Tiranës”, 3.5 vite burg për mashtrim gruas së futbollistit

May 19, 2017 13:41

“Zogu i Tiranës”, 3.5 vite burg për mashtrim gruas së futbollistit

Gjykata e Tiranës dënon me 3 vite e 6 muaj burg bashkëshorten e ish futbollistit të Tiranës Indrit Fortuzi.

Dënimi ndaj Junida Fortuzit është dhënë me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj shtetasve të cilët në këmbim të udhëtimeve me agjensinë turistike “Just Travel” ajo u merrte paratë duke i lënë në mes të rrugës.

Dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj Junida Fortuzit ndërsa akuza e mashtrimit me pasoja të rënda është rrëzuar në gjykatë.

Ky vendim është dhënë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu në dhomën penale të Tiranës aty ku bashkëshortja e ish futbollistit të famshëm është gjykuar në mungesë.

Për ciftin Fortuzi hetimet nisën nga policia e Tiranës dy vite më parë aty ku u depozituan ndaj tyre 10 kalllëzime për mashtrime.

Sipas hetimeve rezultoi se ish futbollisti njohur ndryshe dhe me epitetin “Zogu i Tiranës” në Futboll sëbashku me gruan e cila ishte administratore e “Just Travel” mashtruan qytetarët duke përfituar mijëra euro në këmbim të udhëtimeve që si realizuan kurrë.

Aktualisht Indriti sëbashku me të shoqen janë larguar jashtë vendit ndërsa në gjyq si e pandehur u dërgua vetëm Junida Fortuzi dhe ndaj Futbollistit hetimet u veçuan.

Prej më shumë se dy vitesh ata rezultojnë se janë larguar jashtë vendit dhe ende mbetet mister destinacioni se ku qëndrojnë pasi u larguan nga mashtrimet dhe borxhet e akumuluara në Tiranë.

May 19, 2017 13:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*