Zogu siç ishte

September 25, 2017 13:20

Zogu siç ishte

Xhevdet Shehu – DITA

Historiani  Xhelal Gjeçovi, jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara. Por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë të shkruajë e të bëjë studime për historinë tonë. Ai ka qenë herë pas here i pranishëm në gazetën tonë, sidomos kur hapen debate të nxehta politike. Kështu ndodhi edhe kësaj here, kur, pasi ka ndjekur me vëmendje debatin disa mujor në ‘DITA’ për figurat e Enver Hoxhës dhe Ahmet Zogut, pranoi të përfshihet në këtë debat dhe të japë mendimin e tij… Me këtë rast ai flet edhe për zhurmën që u bë për 75-vjetorin e Konferencës së Pezës, prishjen e kullës së Prekë Calit dhe propozimin për heqjen e dekoratave të regjimit të kaluar…

 – Profesor Gjeçovi, kohët e fundit në “DITA” u iniciua një diskutim për ish-mbretin Zog dhe ish-udhëheqësin komunist E. Hoxha. Një numër studiuesish, historianë e politikanë, me shkrimet enkas  për gazetën tonë dhanë opinionet e tyre mbi këto dy figura. Ju, si një studiues i vëmendshëm i historisë së Shqipërisë moderne, ç’mendim keni për këto dy figura?

– Është e vërtetë që kësaj radhe jam rezervuar të jap mendimet e mia për këto dy figura, pasi për to dhe të tjera figura historike të periudhës së Luftës, jam shprehur herë pas here. Megjithatë, edhe kësaj radhe kam ndjekur me shume vëmendje opinionet në gazetën tuaj, veç të tjerave dhe për një arsye, që më obligon ta bëjë këtë, që të jem sa më i azhurnuar në dinamikë me opinionet për ta, pasi ka kohë që po punoj për një punim enkas mbi figurat e kësaj periudhe, të të gjithë krahëve, ku sigurisht dy figurat e mësipërme zënë një vend të konsiderueshëm.

Xhelal Gjeçovi

– Siç e thatë edhe ju, Profesor, ndryshe nga vendet e tjera, diskutimet për figurat e kësaj periudhe nuk kanë të reshtur. Cila është arsyeja, shtysa që jo vetëm i sjell në vëmendje herë pas here ato, por i sjell dhe me ngarkesa, të shoqëruara me mllefe e me sulme gjithfarëshe, çka vështirëson trajtesat apo e diskutimet mbi ta?

– Që në krye dua të vë në dukje se debati për ngjarjet dhe figurat e periudhave të reja, jo vetëm tek ne, por kudo janë jo vetëm interesante, por dhe të vështira, pasi protagonistët apo trashëgimtarët e tyre, biologjikë apo politikë, janë gjallë dhe të ndjeshëm për çfarë thuhet e trajtohet në studimet, prononcimet apo debatet për ta. Por sikur të mos mjaftojë kjo,atyre u shtohen dhe ndërhyrjet e politikës, përpjekjet e saj që t’i përdorë këto ndjeshmëri e sensibilitete për qëllime e përfitime politike. Pavarësisht këtyre rrethanave, që sigurisht nuk e bëjnë të lehtë trajtimin e tyre, shkenca historike e ka për detyrë që të mos u shmanget, por t`u qaset, me kurajon e predispozicionin e duhur trajtimit të tyre, duke synuar që të evidentohet më se pari çdo gjë e dobishme në jetën dhe aktivitetin e figurave, e krahas tyre dhe problemet apo gabimet që janë shfaqur gjatë kryerjes së detyrave dhe angazhimeve që kanë patur. Asnjëra anë e jetës dhe aktivitetit nuk duhet injoruar apo anashkaluar pasi kështu i hapet rruga spekulimeve e abuzimeve, që çojnë në deformim të realitetit. Të analizuara në këtë mënyrë, me kujdesin e duhur, pa politizime e spekulime, edhe këto të fundit, problemet apo gabimet shndërrohen në mesazhe e mësime për të sotmen e të ardhmen. Nga ana tjetër, vënia e figurave përballë njëri-tjetrit, siç veprohet shpesh me Zogun dhe Enverin  dhe  diskutimi  në këtë rrafsh i tyre, nuk mendoj se është gjithnjë i domosdoshëm e, aq më pak, i dobishëm. Figurat nuk përballen me njëra-tjetrën, pasi veprojnë në kushte e rrethana krejt të ndryshme, që i bëjnë ato, në një farë mënyre të pa krahasueshme. Në këtë vështrim, ata nuk i bien ndesh e nuk i bëjnë hije shoqi shoqit. Secili ka aktivitetin dhe vendin e vet në histori. Fajtorë që diskutimet për ta, edhe pas kaq vitesh, ende vazhdojnë, nuk janë ata. Në fund të fundit, ata bënë aq sa mundën, në ato kushte të vështira, në të cilat drejtuan shtetin shqiptar dhe për këtë meritojnë të çmohen e të nderohen. Por s`i lë politika. Është ajo që i ngacmon, që kërkon t`i përdorë, edhe ashtu siç janë, edhe të vdekur për interesat e saj, duke mos lejuar që trajtimi apo dhe nderimi  i tyre,të jetë i qetë, të jetë objektiv, pra i merituar, i bazuar në rolin dhe veprimtarinë e tyre, e cila duhet gjykuar me gjakftohtësi, në lidhje me kushtet kur ata kanë vepruar, e jo duke i sjellë në ditët tona e duke i gjykuar me kërkesat e sotme.

– Megjithatë, le të flasim më konkretisht… Çfarë na pengon për një gjykim objektiv të së kaluarës?

– Po, keni të drejtë. Tre probleme apo ngjarje të ndodhura kohët e fundit, të cilat janë trajtuar gjerësisht dhe me nerv në ‘DITA’, sikurse janë përkujtimi i Konferencës së Pezës, rrënimi i kullës së Prek Calit dhe debati mbi heqjen ose jo të dekoratave të dhëna me kohë e me të drejtë udhëheqësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, janë orvatje të politikës së vjetër për të tërhequr vëmendjen e njerëzve nga problemet që ka sot vendi, për të interferuar krizën e saj në jetën e shoqërisë shqiptare, duke shpresuar që në këtë mënyrë t`i tejkalojë ato me sa me pak dhembje e tronditje. Në të tre rastet u dhanë alarme false, duke ngritur si ngahera një tymnaje e një zhurmë propagandistike shurdhuese, artificialisht, se kinse po na rikthehet komunizmi, pasi nuk është bërë dekomunistizimi i shoqërisë(!). E  rrezikun e rikthimit të komunizmit e shohin tek një grusht veteranësh që dolën për të përkujtuar e nderuar Konferencën e Pezës me foto të diktatorit, siç e quajnë  ata udhëheqësin e Luftës Nacionalçlirimtare, njërin ndër ideatorët e organizatorët e Konferencës. I njëjti alarm e reagim u pa dhe në rastin e rrënimit të kullës së Prek Calit, një akt që ka gjasa të jetë kryer nga mafiozet e katundit të Prekës për interesa private, por që politika nuk mund të rrinte pa i ngjyrosur me ngjyrat e saj, duke zgjuar e frymëzuar mediat pa dallim që të ndërtojnë debate pafund, duke vënë përballë taborre nga të dy palët, siç kanë bërë përherë. Tashmë është provuar se sa herë politika ndodhet në krizë e në vështirësi, do të sajojë apo shfrytëzojë ndonjë gjë, ndonjë ndodhi, kryesisht nga e kaluara, duke  risjellë në mënyrë të sforcuar e artificiale konfliktet e saj, pa menduar për dëmin që i sjell çështjes së unitetit, për të cilin ka ende nevojë vendi. Pikërisht këtu duhen kërkuar dhe rrënjët e debateve pa fund, që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, për dy figurat e mësipërme historike, për Ahmet Zogun dhe ish udhëheqësin komunist Enver Hoxha.

– Debati në këtë rast filloi për statujën e Ahmet Zogut të ngritur në Tiranë pesë vjet më parë. Nga debati kam vënë re se shumica e veteranëve, por edhe të tjerëve, banorë të kryeqytetit sidomos, janë për heqjen e asaj statuje… Ju jeni pro apo kundër statujës?

– Opinioni publik e kujton besoj se si në 100-vjetorin e pavarësisë kombëtare partia në pushtet dhe kryeministri Sali Berisha e shfrytëzuan këtë ngjarje madhore për qëllime politike, për të ngritur e lartësuar njërën figurë e për të ulur e denigruar tjetrën, duke i fryrë kështu sherreve e përçarjeve në vend. Që në fillimet e aktiviteteve të parapara për kremtimin e kësaj ngjarjeje, ra në sy interesimi i veçante për figurën e ish-mbretit, synimi e këmbëngulja që ai të vihej  në qendër të historisë së pavarësisë shqiptare, biles po qe e mundur dhe para Ismail Qemalit. Në funksion të këtij qëllimi u bë çmos që dhe aktivitetet kryesore kushtuar kësaj ngjarjeje, të spostoheshin nga Vlora, vendi ku qe shpallur pavarësia, në Tiranë. Por, këto përpjekje dështuan, pasi shqiptarët anembanë viseve ku jetojnë dhe nga diaspora u nisën në Vlorë, e jo në Tiranë, për të nderuar e për t’i bërë homazhet e merituara Ismail Qemalit, frymëzuesit dhe iniciuesit të Lëvizjes që çoi në shpalljen e pavarësisë, ngjarjes më të madhe për kombin shqiptar, si dhe Vlorës, që jo rastësisht pati fatin dhe nderin që të bëhej vendi i këtij evenimenti të pa përsëritshëm. Edhe pse kësaj nuk iu arrit, përpjekjet për të ridimensionuar rolin dhe figurën e A. Zogut në këtë ngjarje, e përgjithësisht në historinë e vendit, do të vazhdonin, për t’i kthyer atij, siç thoshte Sali Berisha, borxhin që i kishte vendi dhe kombi shqiptar. Në fakt, kërkesa për rishikim të kësaj figure, ishte e drejtë, pasi para ‘90-s, ish mbretit i qe mohuar çdo gjë pozitive. Por, kishte mbi dy dekada që trajtimi kësaj figure kishte ndryshuar rrënjësisht dhe tani ai vlerësohej, siç e meritonte, me kontributet që i qenë mohuar, pa të drejtë, por dhe me problemet që ka patur. Mirëpo, mesa dukej, me punën e bërë deri atëherë, kryeministri nuk ishte i kënaqur ose nuk ishte në dijeni. Ndryshe s`ka se si të shpjegohet këmbëngulja për të ridimensionuar medomos vendin dhe rolin e A. Zogut në historinë e Shqipërisë, tani siç e dëshironte kryeministri i vendit. Është interesant se ai kishte denoncuar me parë manipulimet, që, sipas tij qenë bërë me historinë, në regjimin komunist. Kurse tani po bënte vetë të njëjtën gjë, biles në përmasa e pasoja edhe më të rënda. Ishte pak si e çuditshme kjo që po ndodhte, pasi qeveria dhe kryeministri nuk kishin treguar ndonjë vëmendje të veçantë për këtë figurë. Mjafton të kujtojmë se si u dëbua nga vendi Leka Zogu, djali tij, në vitin 1993 apo dhe vlerësimet që kryeministri bëri për A.Zogun në 80-vjetorin e Revolucionit  të Qershorit, ku e ngarkoi me të bëra e të pa bëra e, në kontrast me të ngriti lart Nolin, siç e meritonte kundërshtarin e tij, duke justifikuar e vlerësuar dhe Revolucionin që udhëhoqi ai, që çoi në përmbysjen nga pushteti dhe largimin e Zogut nga vendi. Ç`ishte kjo kthesë? Ç`përfaqësonte ky ndryshim i shpejtë e i papritur bindjesh për këtë figurë, që do të pasohej e konkretizohej dhe me vendime e vlerësime, që glorifikonin rolin e tij, duke i atribuar merita qe s`i kishte patur, biles dhe në shpalljen e pavarësisë, kur ai ishte vetëm 17 vjeç. Në kuadër të debatit të fundit në “Dita” mbi këtë figurë, studiuesi Azis Gjergji solli të dhëna me interes, bazuar në dokumente të kohës, që tregonin se në shpalljen e pavarësisë, Zogu nuk kishte patur ndonjë rol apo meritë,madje ai nuk kishte qenë as prezent në momentin e shpalljes së pavarësisë, pasi erdhi dy-tre dite më pas dhe emri tij  nuk figuron  në asnjë nga dokumentet, që pasqyrojnë këtë ngjarje, përfshi dhe aktin e pavarësisë, të firmosur nga delegatët, e ardhur nga të katër anët e vendit. Ai theksonte gjithashtu se gënjeshtrat mbi rolin e tij në këtë ngjarje, qenë sajuar në kohën e Mbretërisë, me nxitjen e vetë mbretit. E, megjthatë propaganda qeveritare do ta quajë atë një burrë shteti, që një të dytë s`e kishte parë ende ky vend, pasi ai paskësh themeluar një shtet shqiptar modern, duke ndryshuar historinë e lartësuar, si askush vendin dhe kombin e tij. Në këtë eufori marramendëse u muar dhe vendimi për ngritjen e një shtatoreje në qendër të Tiranës, pavarësisht se një e tillë qe ngritur, pak më parë, në qendër të Burrelit, vendlindjes së ish mbretit dhe disa rrugë e institucione kishin marrë emrin e tij. Një histeri fshatareske,e paparë dhe e pa dëgjuar. Por, dhe reagimet do të ishin të menjëhershme, nga historianë e studiues të ndryshëm, të cilët, ndërhyrjen e qeverisë në historinë e vendit, një fushë që s`i takonte, e gjenin krejt të pavend e të pajustifikuar. Sidomos vendimi për të ngritur një shtatore të dytë në qendër të Tiranës, ishte një veprim i pamatur e inatçor, një provokim që u bëhej shumicës së shqiptarëve, që do t`i linte vendit, një problem e një sherr, që nuk  do të ishte e lehtë të kapërcehej. Në një shkrim të botuar ato ditë, unë i sugjeroja qeverisë që të bënte kujdes e të tregonte vetëpërmbajtje në trajtimin e kësaj figure, që të evitoheshin pakënaqësitë dhe sherret, nga të cilat nuk ka vuajtur pak ky vend. Në vazhdim theksoja se, për mendimin tim, shtatorja e ngritur në qendër të qytetit të Burrelit,vendlindjes së Zogut, ishte e mjaftueshme për atë figurë. Ndërkohë u  kujtoja  gjirokastritëve, obligimin që kishin ndaj Enver Hoxhës, duke u sugjeruar që, edhe ata të bëjnë, të paktën atë që bënë matjanët, duke vendosur në qendër të qytetit të tyre, shtatoren e tij. Kjo, për momentin, më dukej zgjidhja më e pranueshme, që do të evitonte sherret e përçarjet në vend. Po, ku dëgjonin pushtetarët tanë për mendimet e një historiani? Atyre u qe rritur mendja dhe mendonin se tani Shqipëria ishte vetëm e tyre dhe me të mund të bënin çfarë të donin. Debati që u rihap këto muaj për Ahmet Zogun, e ka burimin pikërisht këtu, tek trajtimi butaforik që iu bë kësaj figure, në 100-vjetorin e pavarësisë, sidomos tek vendimi për ngritjen e shtatores në Tiranë.

– Sidoqoftë, Profesor, pas këtyre që thatë, lexuesit duan të dinë se cili është vlerësimi juaj për figurën e A. Zogut?

– Natyrisht, siç e kam theksuar edhe në raste të tjera, ish mbreti Zog nuk mund të trajtohet me mendësitë e me kriteret e regjimit të kaluar, që çuan në mohimin total të kësaj figure. Por, ai nuk mund të gjykohej as me mendësitë e drejtuesve të  PD e të shtetit në atë kohë, me shijet e me interesat e tyre meskine. Zogu është një figurë komplekse, e ndërlikuar. Veprimtaria e tij duhet parë në raport me kohën kur ky personazh u duk në politikën shqiptare e sidomos kur ai erdhi  në krye të shtetit shqiptar, në lidhje sigurisht dhe me problemet që kishte në atë kohë vendi. Ai arriti të marrë pushtetin në vend duke përdorur të gjitha rrugët e mjetet e mundshme, legale e jo legale, të ndershme e të pandershme, siç ishin intrigat, kërcënimet, likuidimin e kundërshtarëve, manipulimin e zgjedhjeve etj. Kurse pas përmbysjes nga revolucioni demokratik, që udhëhoqi Noli, rikthimi i tij në pushtet u bë i mundur me ndihmën dhe  mbështetjen financiare e ushtarake të Beogradit, rikthim ky që i kushtoi shtrenjtë vendit. Pa hyrë në problemet e brendshme të regjimit që ndërtoi A. Zogu, në plagët e rënda që krijoi qeverisja e tij, dy-tre momente që lidhen me raportet e jashtme, me marrëdhëniet që ndërtoi me fqinjët, me Jugosllavinë e Pashiqit, në fillim, e me pas dhe me Italinë Fashiste të Musolinit, janë pikat më të dobëta, më problematike, që qëndrojnë si një hipotekë e rëndë për ish mbretin, pasi i sollën vendit dëme të pariparueshme.

– Çfarë përmban kjo “hipotekë” sipas jush?

– Së pari, rikthimi në pushtet me ndihmën e Beogradit, që angazhoi para, armë dhe forca ushtarake të verbëra serbe, ruse e bjelloruse, të shpartalluara nga ushtria e kuqe dhe të strehuara e të grumbulluara në Jugosllavi, çoi në shkeljen e sovranitetit e të integritetit të vendit, të shoqëruar me shkatërrim e rrënim të gjithçkaje në krahinat nga kaluan këto hordhi. Por, akoma më i rëndë do të ishte haraçi që do të paguhej pasi Zogu të rikthehej në pushtet. Në bazë të marrëveshjes së lidhur me Pashiqin, si shpërblim për forcat dhe mjetet e angazhuara për rikthimin në pushtet, Jugosllavisë do t`i jepej Shën Naumi dhe një pjesë e Vermoshit, të njohura nga Konferenca e Ambasadorëve si territore të Shqipërisë. Pretendimi i zogistëve se, në këtë rast u bë shkëmbim territoresh, është pa baza, pasi ato dy apo tre fshatra që pretendohet se iu dhanë Shqipërisë, në fakt, siç ka shkruar profesor Kristo Frashëri, qenë njohur më parë si territore të saj. Në këtë rast kemi, jo shkëmbim por dhurim të territoreve shqiptare, një veprim i rëndë, i pa justifikuar, i paligjshëm, pasi kushtetuta nuk ia njihte as mbretit këtë të drejtë. Sikur të mos mjaftonte kjo, po në kuadër të marrëveshjes, qeveria e Zogut merrte përsipër të luftonte irridentizmin kosovar. Për këtë qëllim, ajo do të ndalonte veprimtarinë e Komitetit për Mbrojtjen e  Kosovës, me qendër në Shkodër, kurse udhëheqësit e Komitetit, patriotë të njohur, si Hasan Prishtina, Bajram Curri etj, do të ndiqeshin e do të likuidoheshin. Por Zogu nuk do të ndalej këtu. Të njëjtat marrëdhënie do të ndërtojë më pas dhe me fqinjin tjetër përtej detit, me Italinë Fashiste të Musolinit. Me paktet e viteve 1926-1927, të lidhura me qëllim që të shtyhej shlyerja e borxheve të marra e  të siguroheshin kredi të reja, për të mbushur arkën e boshatisur të një shteti në falimentim, Italisë iu njohën lëshime e favore në dëm të sovranitetit të vendit, të cilat i dhanë mundësi të shtjerë në dorë pozitat kyçe në ekonomi e në sektorët e tjerë jetikë, përfshi dhe ushtrinë e mbrojtjen. Në këtë mënyrë, Italia defakto e kishte marrë vendin. Pritej vetëm akti i fundit i kësaj drame, zbarkimi ushtarak, për të mbyllur kështu një kapitull të trishtë të historisë se vendit. Dhe, kjo u realizua më 7 prill 1939, ditën e agresionit e të pushtimit të Shqipërisë, me të cilën ish mbreti nuk u përball dot, pasi ndryshe nga ç`kishte premtuar, në vend të rezistencës, zgjodhi largimin nga vendi.

Megjithatë, gjykimi mbi ish mbretin nuk mund të ndalet këtu, nuk mund të qëndrojë vetëm në problemet e në zhvillimet e mësipërme. Atij i përmenden disa arritje si në organizimin e institucioneve të shtetit, në ndërtimin e një legjislacioni perëndimor, pavarësisht se zbatimi i tij mbeti përgjithësisht në letër, për shkak të pengesave që nxirrnin zyrtarët injorantë e të korruptuar. Me metodat e tij të njohura, ai arriti të stabilizojë situatën politike e të vendoste autoritetin e shtetit në të gjithë territorin e vendit, çka çoi në rritjen e sigurisë, të rendit e të qetësisë në vend. Në këtë kuadër, u bënë disa përpjekje për të kufizuar influencën dhe pushtetin e çifligarëve e të bajraktarëve, prirjet e tyre për të sfiduar pushtetin qendror, për të mos pyetur e për të mos shlyer detyrimet ndaj tij. Megjithatë, reformat e ndërmarra në këtë fushë, u lanë në gjysmë të rrugës, për shkak të kundërshtimit e të kërcënimit të tyre; kësisoj, roli dhe ndikimi i tyre do të vazhdojë edhe më tej. Zogu nuk mund të shkëputej nga klasa e vet. Ai kishte nevojë për mbështetjen e saj, në përballjen e përditshme me popullin e me kundërshtarët politikë. Masat e marra, në fakt çuan në forcimin e pushtetit personal të A.Zogut, në vendosjen e diktaturës së tij, por gjithsesi, ato përkonin dhe me interesin kombëtar, pasi çuan në forcimin e shtetit e të pavarësisë. Më në fund, janë për t`u shënuar disa masa që u morën në fushën e arsimit, me hapjen e një numri të kufizuar shkollash, me ato mundësi që kishte shteti, e sidomos me vënien e punës së tyre mbi baza kombëtare, me programe kombëtare. Në trajtimin e kësaj figure, përgjithësisht të figurave historike, nuk duhet hezituar që të evidentohet e të vlerësohet çdo hap pozitiv, në dobi të vendit, për t’iu qasur kështu, sa të jetë e mundur më shumë realitetit të gjërave. Siç u tha dhe më lart, shkaku i reagimeve në opinionin publik, as atëherë e as sot, nuk është vlerësimi kësaj figure, por abuzimi e teprimi, mbivlerësimi e glorifikimi i rolit të tij, për qëllime politike, të politikes së ditës, e jo se u bënë merak për të. Pra duhen marrë parasysh dy anët e medaljes,për të parë nga anon balanca. Figura e tij duhet të shihet në kontekstin historik të saj.

(Vijon)

 

September 25, 2017 13:20
Komento

24 Komente

  1. Kris September 25, 14:51

    Urime Z. Gjecovi! Te urojme shendet! Shume qarte dhe paster na thoni te verteten per Zogun dhe per tradhetarin Berisha! Jete te gjate!

    Reply to this comment
  2. ...kush e ktheu enverin ne legjende ? September 25, 14:59

    Tu rrit n,dera zoti Xhelal
    .
    Edhe pse jeton ne Amerike e pershkruan realitetin me nje perpikmeri te admirushme ndryshe si mijra intelektuhale ne Amerike qe edhe pse kane qene komuniste tip berishiste kane frike te thone te verteten.
    .
    Eshte fakt i pamohushem qe vetem qorrat nuk e shikojne qe Zogu ne nje fare menyre ka qene nje aleat i amerikaneve te cilet bashke me Tito-Rankovicin donin te rrezonin shtetin shqiptar..Dhe ajo qe nuk u arrit ne 1951-1952…u arrit ne 1991-1992……pra sic erdhi zogu ne 1924 me ruset e bardhe…ashtu e prune serbiberishen po nga beogradi me lobin serb te shtepise bardhe..
    .
    E keqja eshte se nuk ka shqipfoles te artikuloje keto fakte…se figura e zogut u lartesua ne hije edhe nga amerikanet qe e kishin gjysem dhender dhe aleat te tyre….
    .
    Jam nga ata shqiptare qe jam ngritur fuqishem per ndryshimin me cdo kusht dhe cdo cmim t sistemit ne 1990-1991 por kurre nuk me shkonte mendja qe te hidhnim Enverin dhe ti ngrinim lapidarin jo vetem tradhetarit Zog por dhe koqe gomari me emrin Azem Hajdari
    .
    .Pse Zogu ishte aleat me Amerikanet dhe pse e respektojne akoma miqte tane kete tradhetar dhe kurvar ??
    .

    Dokumentet sekrete të CIA: ZOGU-CIA -TITO

    Dokumenti i siguruar në arkivat e deklasifikuara amerikane, vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish- Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav, Tito, duke zbuluar detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it.
    .

    Memorandumi i 28 majit 1952 është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, drejtoria e famshme AMERIKANE që merrej me operacionet klandestine, një organizatë e cila operonte në zonat gri të spiunazhit amerikan. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikane të OPC janë të fshira dhe në këtë mënyrë është pak e pamundur për të kuptuar rolin e saktë të oficerëve amerikanë të Zbulimit. Gjithsesi, ky dokument hedh dritë në disa detaje mjaft interesante për të kuptuar prapaskenat e përpjekjeve të ish- Mbretit shqiptar për t’u rikthyer në fron. Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot kuptojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish- Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito.
    .
    Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, OPC, informohet mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-konsulli i Mbretërisë në Stamboll, Avni Dërhalla. Nga shqyrtimi i dokumentacioni të Shërbimit Sekret Britanik del se diplomati Dërhalla ka qenë i rekrutuar nga anglezët gjatë Luftës së Dytë Botërore, me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë. Duhet theksuar se për një periudhë trevjeçare britanikët e SOE operonin nga Stambolli dhe kishin mundur të rekrutonin një numër shqiptarësh me njohje apo influencë në Shqipëri, për t’i përdorur në lojërat politike ballkanike. Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma lidhje me Shërbimin Britanik edhe pas Lufte, atëherë duhet të supozojmë se edhe britanikët duhet të kenë qenë në dijeni të bisedimeve sekrete Tito-Zog.
    .
    . Megjithatë, surpriza me interesante e këtij dokumenti është fakti se sipas burimit të amerikanëve, delegacioni turko-shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t’i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve, me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri. Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën e Jugosllavisë edhe në të kaluarën, duke përdorur edhe elementë kosovarë. Megjithatë, edhe pse faktorët politikë të kësaj periudhe ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t’u rikthyer edhe një herë në fronin shqiptar. Megjithëse Jugosllavia e viteve 1950 nuk ishte më ajo që dikur kishte ndihmuar Zogun për të rrëzuar nga pushteti peshkopin Noli, duket qartë se Zogu nuk kishte asnjë problem të bashkëpunonte me komunistët jugosllavë. Mbreti duket se nuk ka pasur asnjë pengesë ideologjike për këtë bashkëpunim, edhe pse dihej se represioni ndaj Kosovës nuk kishte të ndalur.
    .

    .Dokumenti i botuar sot tregon qartë idenë dhe kërkesat që ish- Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqësisht nuk kemi një dokument i cili të sillte mendimin e Titos mbi këto kërkesa. Sidoqoftë, një analizë e kujdesshme mund të na bëjë të besojmë se Tito nuk mund të ketë qenë shumë i gatshëm për të përmbushur dëshirat e ish-Mbretit shqiptar. Një forcë paraushtarake kosovare e rekrutuar nga shërbimet inteligjente të Titos do të ishte një garanci e madhe për një qëndrim pro-Jugosllav të Mbretit shqiptar, nëse ai vinte në pushtet. Ndërsa një forcë kosovarësh e financuar dhe trajnuar nga amerikanët jashtë Jugosllavisë, do të sillte komplikime të rrezikshme për Titon.
    .
    .Në përgjithësi, elementi kosovar, i njohur për problemet e shumta që i sillte faktorit serb, do të ishte një problem akoma më i madh për Titon nëse ai do të dërgohej me mision nga amerikanët për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Përfshirja e amerikanëve në këtë mision i komplikonte edhe më shumë gjërat, pasi Tito do ta kishte të vështirë për të kontrolluar rrjedhën e ngjarjeve në Shqipëri, nëse ky mision do të kishte sukses.
    .

    Për këtë arsye, vetëm një forcë kosovare e armatosur dhe e përgatitur prej jugosllavëve mund të ishte zgjidhja e pranueshme për Titon. Nëse Tito e pranoi apo jo këtë kërkesë, deri më tani nuk kemi një dokument ku të jetë shkruar mendimi i tij për këtë çështje.
    .
    Lidhja e Zogut me amerikanët si sponsorizuesit kryesorë të kësaj aventure, do ta bënte atë më të paqëndrueshëm në marrëdhëniet me komunistët jugosllavë. Përvoja historike e marrëdhënieve të Zogut me jugosllavët për ndihmën që ata i kishin dhënë për të ardhur në pushtet nuk ishte shumë pozitive dhe me sa duket për të garantuar besnikërinë e Zogut ndaj jugosllavëve, Tito i kërkon Zogut përfshirjen në qeverinë e ardhshme të një numri personash të njohur si besnikë të çështjes jugosllave.

    Reply to this comment
  3. analize prej ....gjakftohti....pa "interes" September 25, 15:09

    degjoni ju kriminelet, ose “anti komunistet” e gjithe globit . komunizmi, mund te shprehet banalisht si me poshte : si ndermarje te bashketa; t’a zeme si kombinati metal. ne elbasan . te gjithe punonjesit; personeli inxhinjero teknik dhe administrata, ne ate ndermarje, kishin “aksese” (te drejta) te barabarta, me pak ndryshime, ne vendim marrje dhe pagese . po keshtu dhe ndermarjet e tjera, trojet, qielli, toka, nentoka, deti . keto, sipas parimit çdo gje e natyres, brenda shtetit socialist, ishte prone e sejcilit qytetar, pra e perbashket . keto, i eleminoi “demokracia” e berishes dhe azem hajdarit . ju mos u çudisni, por ne vend te ndermarjeve socialiste, apo komuniste, siç u pelqen t’a quajne antikomunistet e “terbuar”, kemi “ndermarje” parti : p. demokratike, p. socialiste, p. lsi-ste dhe partiçka “ndermarje” satelite, te te parave, qe formojne shtet ,(ndermarje) socialiste . veç ketyre te gjithe insitucionet kulturore, mediatike dhe shoqerore, jane po “ndermarje” komuniste . dhe e dini pse ? marim si shembull tv klan: duke filluar nga “pronari” frangaj, deri ke roja i portes, jane nje ndermarje me personel, ne harmoni te plote me njeri tjetrin . ku sejcili respekton tjetrin dhe ka interes per klanin, si me qene ndermarja e vete . se ndryshe nuk funksionon, pasi gjebrea e imponon frangajn, dua kaq lek, se s’ta bej emisionin; fevzo thoT dua kaq, se pa mua s’ta var njeri; laçot e (teodor “shkrimtarit”) thone; pa kulturen qe manexhojme ne, s’te shikon njeri . thote dhe ermali . me jep miliona, se pa mu, s’qesh njeri me tv-ne e klanit . i vjen rradha dhe rojes . epo, kur han te gjithe, te haj dhe ai . dhe keshtu, ke nje ndermarje “socialiste”, qe ndonese vepron me principin e interesit, s’ka asgje te ndryshme, me ndermarjet e perbashketa, te socializmit klasik “komunist) . por te gjitha, sa thame me larte, si mardhenje “socialiste”, ndryshojne dhe behen kapitaliste te egra (klasike); ne raport me puplikun e gjere…. popullin….qe eshte objekt i veprimtarise se tyre dhe nga marin te ardhurat, duke perdor, jo me maredhenjet vellazerore te bashkepunimit “human”, po maredhenjet kriminale, te detyrimit, çfrytezimit dhe tatimiti (mbivleres se punes tyre), deri ne qindarken e fundit . deri ne lenjen, e nje pasurie ose pagese, sa per te mbijetuar, ose sa per t’u riprodhuar….. siç edhe ka qene dhe eshte kapitalizmi, qe prej gati gjysem mijvjeçari . dhe me gjithate, vihen ne gare, kush mund t’a shaje me shume komunizmin dhe duke u bere klane “komuniste” shqyejne popullin,”kapitalist”, ne daç quajeni “imperialist”…..

    Reply to this comment
  4. RPT September 25, 15:39

    “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”

    VIJON…

    Reply to this comment
    • Dn September 25, 20:07

      Sigurisht qe spiuni i anglezeve,edhe pse minister i mbreterise shqiptare, behet ma mbretnor se mbreti kur paguhet ma mire…
      Di kush cka la pas ky saraçi pos alkoolizmin e tij ,

      Reply to this comment
      • RPT September 26, 08:57

        Per te indoktrinuarin me llagapin Dn (Down)

        Se cili ishte vertet TRADHETAR, kete e deshmon ky dialog i shkeputur nga libri “Zogu i Shqiptarëve” rreth qyteterimit.

        Tani zgurdulloi pak syte dhe lexo me vemedje se si i rekomandon artisti shkodran analfabetit pri Burgajeti te heqe dore nga shitja e Shqipërise tek italianët !

        Ahmet Zogu: Atëherë ti po më thua ta lë vendin njëherë e mirë jashtë botës së qytetëruar?

        Çatin Saraçi: Sikur të qe e mundur do të kisha dhënë jetën time për t’ia mbërritur kësaj gjëje. Qytetërimi është një murtajë që lypset luftuar me të gjitha mjetet. Asirët dhe egjiptianët e lashtë dhe mbas tyre grekët e romanët, shkuan e u vithisën nën efektet e shkatërrimtare të qytetërimit. Qytetërimi jo vetëm që është i panevojshëm, por siç thashë, edhe tepër i rrezikshëm. Prandaj lypset të përpiqemi të ruajmë kulturën tonë nga adoptimi i frymës së huaj, sepse mjafton që qytetërimi të depërtojë qoftë edhe një herë dhe karakteri i popullit tonë do të prishet e tretet për t’u uniformizuar me atë të turmave të mëdha të pjesës tjetër të Europës. Unë kam udhëtuar shumë dhe kam parë botë me sy… fjalët tona të virgjëra do të treten… shtëpitë tona karakteristike do të zhduken… ashtu si edhe doket tona piktoreske, ndërkohë që të huajt do të vërshojnë me dollarët dhe paundet e tyre për të korruptuar e shkatërruar atë çfarë do të ketë mbetur nga vendi ynë. Për njëzet vjet Shqipëria e sotme do të jetë zhdukur pa nam e nishan, njëherë e përgjithmonë. Por e gjitha kjo nuk është gjë prej gjëje krahasuar me koncensionin që u ke bërë italianëve.”

        Reply to this comment
  5. bureto September 25, 15:56

    Rreth ketij problemi eshte shkruar e eshte thene shume, me dokumenta e fakte historike, pra do te ishte pa vend qe t’i rendis dhe shume prej tyre ne kete koment. Por po jap disa fakte, qe deri diku kundershtojne klishete e historise se shkruar nga historianet komuniste nen regjimin e Enverit dhe qe per fat te keq te kompleksuar nga ajo e thene dhe e shkruar per 45 vjet, e qe perfat te keq historianeve te modelit te vjeter komunist,u ka ngelur sahati ne ate periudhe, dhe qe e vazhdojne edhe sot, nga vendi kampion i demokracise, por edhe i imperializmit amerikan, ku beneficet e atyshme, i gezon edhe sot profesori komunist Xh.Gjecovi.
    Ja disa, si shpjegim per disa nga ‘argumentat’ e profesorit te PPSh, komunist qe shtudent, dhe sekretar i Rinise Komuniste te Universitetit te Tiranes, dhene ne intervisten e mesiperme.

    1.-Vertet Ahmet Zogu nuk ishte ne ngritjen e Flamurit (ishte 17 vjec dhe as qe e kishte kush ne lista), por megjithate, mbas dy diteve, ai, edhe pse vetem 17 vjec, me dhjetra matjane, besnike te tij, i shkoj qeverise se Vlores ne mbeshtetje me arme. Po Baba Çeni i Enverit a ishte? A e manipuloi Enveri Aktin e Pavaresise, duke e retushuar dhe duke falsifikuar qenien e tij atje? A eshte kjo ne dinjitetin e “Komandantit” dhe aq me pak te historianeve komuniste si bashkefajtore ne falsifikimin e historise? (AQSh)

    2. Në historinë moderne politike të shtetit shqiptar mund të regjistrohen një sërë recidivash kërshërore prej modelit fashist italian, shtet i cili ka qene me pranë Shqipërisë më shumë mendërisht sesa gjeografikisht. Një rast i tillë është i ashtuquajturi “Revolucion demokratiko-borgjez i qershorit 1924”. I studiuar historikisht, madje me të tepërt, si i lidhur pas modelit bolshevik, me një kryeministër-Fan S.Noli-cilësuar prej kundërshatërve të tij si “peshkopi i kuq”, mbas një shqyrtimi të vëmendshëm politologjik ky “revolucion…”, nuk do të rezultonte as as revolucion, as demokratik e as borgjez. Vetë Noli në një intervistë dhënë gazetës greke Elftheron Vima (17 tetor 1924), pyetjes se çfarë ishte ajo që kish ndodhur në Shqipëri, Noli iu përgjegj drejtazi: “ Ishte më shumë një ‘cup d’etat’ politik”. Pavarësisht kësaj kjo nuk e pengonte atë që para popullit ta paraqiste si “revolucion…”. Tanimë, sipas dokumentave arkivore të drejpërdrejta, i ashtuquajturi model bolshevik, vjen e skajohet, ndërsa lidhjet e saj me modelin fashist bëhen gjithenjë e më të lexueshme. Lëvizja formësohej, fill mbas zgjedhjeve fashiste të prillit 1924 në Itali. Një ndërthurje e modelit bonapartist me atë origjinal musolinian, nëpërmjet përdhunimit të parlamentit. Mes letërkëmbimit, të mbajtur derimë sot secret, të organizatorëve të “revolucionit” në Vlorë me funksionarët e lartë të regjimit fashist në Romë, spikat një nga mesazhet në të cilën Noli shkruante në një italishte të pastër: “non ci resta altroche pigliare le armi e marciare su Tirana, seguendo l’escempio classico del fostro illustre Duce” (Nuk na mbetet tjetër vecse të rrokim armët dhe të marshojmë mbi tiranë, duke ndjekur shembullin klasik të Duce-s suaj të përndritur”) (DDI, serie 1923-1935, III, nr222) (Marre me shkurtime nga studimi i prof. dr. Aurel Plasari, mbajtur ne bukuresht, me titull ‘Këmisha e zezë nën këmishën e kuqe”.bot. gaz. Shekulli 18.12.2005, ku kryeredaktor ishte i nderuari Thano)
    Të vështrosh të ballafaquara të dy lëvizjet, italiane dhe shqiptare, rezulton jashtë cdo dyshimi: kompostimi i “bashkinjxhinjve” (anëtarë të organizatës, me rol të dorës së parë në ngjarjen e v.1924 “Bashkimi”), i cili të befason me imitimin e sjelljes së këmishave të zeza dhe që nuk janë veçse majmunëri e metodave të këmishzinjve. A thua se i verbuar kreu i “qeverisë revolucionare” nuk nguronte t’i mburej gazetës Vreme, të Beogradit: “Tani për tani ne qeverisim pa parlament, dhe më mirë…” (13 shtator 1924). Duke e pabesueshme të këtë dalë nga goja e F.S.Nolit, i cili edhe para Lidhjes së Kombeve, përkundër këmënguljes së tyre për thirrjen e një parlamenti, ky vijonte ta quante institucionin: “ajo plagë, ajo fatkeqësi e madhe, ajo besëtytni e shëmtuar, që është parlamenti…” (10 shtator 1924). Përdorimi i modelit në fjalë është pa dyshim, njëri nga shkaqet reale të dështimit të trishtuar të ‘sprovës 24”.(Po aty)

    3.Noli, ne vitin 1962, nuk iu pergjigj fteses se qeverise komuniste te E.Hoxhes, per te qene ne Tirane me rastin e 60 vjetorit te Pavaresise; duke deklaruar se “Nuk kam te bej me kollltukofaget e Tiranes”.

    4. Konica i drejtohet Nolit:” “Maloku” na mundi. T’i shtime doren per te miren e Shqiperise”, gje qe Noli jo vetem nuk e kundershtoi por u solidarizua me Konicen, duke pranuar dhe indulgjencat e Mbretit.

    5. Enver Hoxha ne Pleniumin e II te PKSH, Berat 26 nentor 1944 deklaroi:”Do të flas se si u paraqit para meje Konferenca e Pezës. Edhe kjo është një karakteristikë e punës së Aliut ( Miladin Popovici, emisari komunist jugosllav i PKJ, udheheqesi shpirteror dhe politik i Enverit-shenimi im). Unë (Enveri) isha në Tiranë, ai ishte në Pezë. Nuk kishim folur më përpara per kete gje. Mora një letër, një pusullë, ku më thoshte që të lajmëroja filanin e filanin se do të bënim konferencë. Kur shkova në Pezë qenë përgatitur referatet dhe i gjetëm këta shokë që po grindeshin, po haheshin për një çështje me rëndësi që s’e mbaj mend, ta vemë këtë apo të mos e vemë. Pas një dite dolëm në konferencë për të mbrojtur platformën tonë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Ne kishim turp, s’ishim njerëz të turmave. Unë s’isha në gjëndje të mbroja tezën me nacionalistët. Unë dola të lexoja referatin, por që të mbroja tezën jo. Me një përgatitje të tillë do të delnin ato skena që dolën, do delnin gjëra qesharake. Kështu Konferenca e Pezës ka qenë sa për të lexuar nga një referat dhe një trakt dhe pastaj ikëm (“Politika antikombetare e E.Hoxhes”, bot. i AQSh, v.1995, f.154)

    6. Historiani komunist, profesor i historise se PPSH, u paska bere thirrje gjirokastriteve te ngrene shtatore te Enverit. Po a e njeh ky Gjirokastren? A e di ky s’e cfare u ka punuar Enveri atyre dhe ç’thone gjirokastritet per te? Le te mbledhe ky historian’ se ç’dine dhe ç’ka kane thene matjanet per Mbretin dhe te na e serviri dhe ne injoranteve, qe ta mesojme e te bejme krahasimet e duhura.

    7. Rahman Perllaku, komunisti i oreve te para, partizani me arme ne dore, i plagosur, komandant i brigadave partizane, gjeneral dhe “Hero i Popullit” , duhet te ndryshoje qendrim per kerkesen e tij publike dhe te argumentuar se pse E.Hoxhes duhet t’i hiqet dekorata “Hero i Popullit”. Ta kishte thene ndonje tjeter do t’a kishin linçuar enveristet, por se ishte ai qe ishte, u kalua ne heshtje nga komunistet dhe historianet e tyre si Gjecovi e co.

    Si perfundim, analiza dhe intervista si kjo e Gjeçovit, nuk jane gje tjeter vecse perseritje bajate te atyre qe kane brockullisur gjate gjithe jetes se tyre dhe qe per keto genjeshtra jane paguar nga djersa dhe mundi i shqiptareve, duke u vetepercaktuar si “profesore” te shkences ‘marksist-leniniste’ te E.Hoxhes.. Me e pakta qe duhet tebenin, do te ishte te kishin sado pak skrupuj njerezore dhe ca me shume empati per viktimat e krimeve te Enver Hoxhes, idolit te tyre.

    Reply to this comment
    • Benardini September 25, 16:27

      Zoti Bureto te respektoj mendimet e tua por jo konkluzionet.
      .
      .Te kerkosh me mikroskop gabimet ndoshta dhe krimet e Enverit eshte gjeja me lehte sot eshte ne “mode”..
      .
      Por ketu shtrohet problemi..ndegjoje mire
      .
      Ne Hoqem Enverin..por jo per te ngritur ZOGUN E KURVES

      PRA PERSE ky kanibalizem ekstrem ndaj Enver Hoxhes ?
      .
      =Kur dhe amerika zyrtare me ikonen negative komuniste Fidel Kastro ka zgjatur dore e pajtimit…biles ne te nejten kohe qe dipllomate amerikane ne Usa njoftonin fillimin e lidhjeve dipllomatike me Kuben…dipllomati Arvizu duke ikur tha per EH qe ishte monster dhe pastaj kerkoi takimpublik me nje femer QE NUK VISHTE BREKE se i kishte ngelur pishman te Arian Cani

      =Kur dhe amerika zyrtare ka marredhenie vellazerore me Kinen Komuniste te MCD qe vraau 60 miljon njerez dhe i thone akoma Kryetari Mao….eshte ky shtet qe shkeli me tanke mijra studente me Tien An Men.

      PSE KY QENDRIM ME DY STANDARTE ?

      aq me keq kur tradhetari,bashibozoku Ahmet Zogu nderohet me permendore ??

      AI I TAKON PERMENDORJA ZOGUT KURVES ME KETO MASAKRA MESJETARE ??

      Masakrat e Zogut, nga varjet ne litar tek pjekja në hell e njeriut
      – At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
      Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

      Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
      Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

      Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
      1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
      2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
      3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

      4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

      U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

      Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.
      .
      STOP KANIBALIZMIT NAZI-BERISHIST PER ENVER HOXHEN SE PO NA I BENI SI JEZUKRISHTI

      Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJËN September 25, 18:12

      Me mjaftuan vetem dy reshtat e pare , per te mos vazhduar me tej me brockullat e Buretos , qe pretendon te matet me profesoret e shquar te historise dhe duke u perpjekur t`i njollose ata , si komuniste !
      Me keto , z, Bureto , tregon se eshte nje cope psikopat , qe i ka hyre vedi ne qejf , por qe iu mer kohen disa lexuesve e komentuesve ketu . Ndaj edhe i shkrova keto reshta ! Futu andej nga ” 55″ me mire , se ato te pershtaten me mire ty dhe plehrave te tjera te Vicidolit !

      Reply to this comment
    • Al September 26, 03:37

      Ke shume te drejte bureto, analize e sakte. Po kujt ia thua? Ketyre palo komunisteve qe gjate gjithe jetes kane lexuar vetem librin e shokut Enver?
      Ja shiko si shkruan ky Benardini me poshte, nga pozitat e nje revanshi te vonuar religjioz. Ai merr per baze nje shkrim (po t’i besojme se eshte i vertete), te shkruar ne nje gazete religjiozo-fashiste ne vitin 1941, nga adashi i tij. Aty pershkruhen se “bandat” e qeverise ishin 10.000 vete, pervec formacioneve te ushtrise e xhandarmerise,
      (po ku i zinte aq njerez ai territor?). Aty thuhet se bene masakra, u vrane burra, gra, femije, por ne fakt permenden vetm 4 persona. Ky Benardini thote se SHBA e njeh Kinen e cila vrau 60 milione njerez, pra e njeh edhe kontributin e Enver Hoxhes. Ky Benardini duhet ta ndaje mendjen a do te qendroje enverist-sigurims-ateist, apo do te konvertohet ne religjioz-profashist.
      Nuk pershkruhet aty se per cfare aresyeje kishin shkuar formacionet e ushtrise dhe te xhandarmerise ne ato zona. Cfare kerkonin ne vitin 1926 disa njerez te pandricuar qe kishin marre armet per te luftuar, kunder kujt dhe per llogari te kujt? Cfare kerkese kishin?
      Per fat te keq kjo faqe dhe kjo gazete mbledh te gjitha funderrinat spiune te sigurimit, enveriste, antikombetare, prandaj mos u merzit kur te kundershtojne.

      Reply to this comment
  6. Guri September 25, 16:06

    PARADOKSET E NJË PALO MONUMENTI

    Gjatë vitit 2012, që lamë pas, me rastin e festimeve të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, të gjithë atyre që duan të kenë sy e veshë u bëri përshtypje fakti që, padrejtësisht, u ngrit në qiell ish-mbreti, Ahmet Zogu. Aq shumë u fry figura e tij, saqë gati-gati u bëri hije protagonistëve të vërtetë të Pavarësisë tonë, një pjesë të të cilëve ai i vrau, me ato metodat dredharake që ai (dhe të tjerë pas tij) dinte t’i bënte. Natyrisht, pa dashur t’ia mohojmë të gjitha meritat që pati për ndërtimin e një shteti, ndonëse shumë të varfër dhe të dobët, duhet të pohojmë se çmimi që pagoi populli për atë shtet ishte i lartë. (Edhe pasardhësi i tij në pushtet, Enveri, nuk mund ta mohojë askush që ngriti shtet, por kostoja e tij qe mjaft e lartë, gjë që gjithashtu nuk duhet të lihet pa u përmendur). Gjithsesi, ngritja aq shumë e një palo mbreti që, në çastin më të vështirë të popullit, e la atë në baltë duke u treguar burracak e tradhtar i Atdheut dhe duke u larguar të shpëtonte lëkurën e tij, qe një paradoks, domethënë, një mendim e veprim që bie në kundërshtim me një të vërtetë të njohur historike. Paradoksi tjetër është se, duke shkelur mbi deklaratat dhe veprimet e tij të mëparshme, krejt të kundërta me veprimet e tanishme, kryeministri Berisha, në një kohë krejt të papërshtatshme për vendin, por, në dukje të leverdisshme për të, “nxori nga mënga” “asin” Zog dhe ua serviri shqiptarëve. Kush nuk e di, madje edhe ai vetë, që një hap i tillë, i ndërmarrë prej tij, ishte i pavend dhe i kotë. Në radhë të parë se nuk ishte vendi e koha për të, së dyti se nuk e meritonte dhe së treti, votat që mëton të marrë z. Berisha në zgjedhjet e ardhshme me këtë lëvizje të tij, zor se mund t’i marrë, pasi edhe ata pak ithtarë që i kanë mbetur Zogollit, do të votojnë për z. Ekrem Spahia, pasi edhe ai ka kohë që “po vdes” për një kolltuk deputeti.
    Paradoksi tjetër është se, po Z. Berisha, në atë kohë president i Republikës, nuk e lejoi familjen e pasardhësit të Zogut të zbriste në Rrinas duke e kthyer mbrapsht, si familjen e një tradhtari e satrapi (këto janë, afërsisht, fjalët e tij asokohe). Atëherë, kryeministri i sotëm, lavdëroi dhe ngriti në qiell Fan Nolin, i cili synoi të vendoste njëfarë demokracie perëndimore në një vend që nuk e dinte se çfarë ishte ajo.
    Paradoksi më skandaloz ishte ngritja e atij palo monumenti për ish-mbretin tradhtar. Në radhë të parë sepse, kush shqiptar nuk e di, duke filluan që nga Kosova (me përjashtim të zonjës Jahjaga) dhe deri në Çamëri (me përjashtim të z. Idrizi) se Ahmet Zogolli, jo vetëm nuk bëri gjë për trojet shqiptare që mbetën jashtë kufijve, por erdhi në pushtet pikërisht duke falur (e çuditshme si përsëritet nganjëherë historia) pjesë të trojeve, edhe ashtu të gjymtuara shqiptare, që ishin njohur nga Fuqitë e Mëdha. Ahmet Zogu, jo vetëm që nuk bëri asnjë përçapje për të ngritur çështjen e shqiptarëve autoktonë të Çamërisë, por, përkundrazi, në një intervistë që i ka dhënë një gazetari grek, në v. 1931 (ajo është botuar e plotë kohët e fundit në shtypin shqiptar dhe nuk është përgënjeshtruar nga askush) i ka deklaruar se: “Në Shqipëri ka toka greke siç janë Korça e Gjirokastra, por ato i kanë vendosur Fuqitë e Mëdha”.
    Në një dokument arkivor (fondi Nr. 253 – dosja105, v. 1924) jepet marrëveshja shumë poshtëruese që Zogu nënshkroi me kryeministrin serb të asaj kohe, me kusht që ai ta ndihmonte të vinte në pushtet. Në pikën, 8 ndër të tjera, thuhet se: “Qeveria shqiptare… tërheq çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetin e Vermoshit të Kelmendit…”. Ndërsa në pikën 10 të saj, midis të tjerave, thuhet: ”Qeveria shqiptare mbahet larg nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve…”. Po sipas asaj marrëveshje, A. Zogu shpërndau dhe vrau shumicën e Komitetit që i kishte ngarkuar detyrë vetes të çlironte Kosovën. (Dokumenti i cituar ka 13 pika).
    Gjithsesi monumenti i turpit u ngrit, madje më i madh se i Ismail Qemalit, një tjetër paradoks ky, u ngrit në një rrugë dhe jo larg njërit prej patriotëve më në zë që ka nxjerrë ky vend dhe që u vra nga dora e Zogut, Hasan Prishtinës, edhe ky një paradoks më vete.
    Por le të vijmë tek paradoksi që na shtyu të shkruajmë këto radhë, duke përsëritur gjëra që edhe janë thënë e dihen tashmë. Në qoftë se do ta vërejmë me kujdes monumentin, shpata e ish-mbretit qëndron e varur në krah të djathtë. Zbatuesit e monumentit kanë harruar një detaj “të vogël” që, edhe në qoftë se Zogu do ta ketë “zhveshur” ndonjëherë atë shpatë (gjë që nuk ka ndodhur kurrë), e ka bërë me dorën e djathtë, pra duke e pasur shpatën të varur në krahun e tij të majtë. (Kush do të bindet për vërtetësinë e kësaj le të shikojë se në cilën dorë e mban shpatën Skënderbeu në monumentin e sheshit të tij, apo në cilin krah varet shpata në monumentin e Sulejman Pashës etj.). Edhe sikur palo mbreti të ketë qenë sollak (mëngjërosh), gjë që nuk më rezulton, gjithsesi është e pranuar nga kushdo që shpata, në përgjithësi, nëpër monumente, varet në krahun e majte sepse përdoret me dorën e djathtë. Po si ka ndodhur ky paradoks? Nuk e them me bindje, pasi nuk e njoh skulptorin që ka marrë paratë për atë përmendore, por ka shumë gjasa që autori, duke ia njohur “meritat” Zogut në përdorimin e shpatës, ka dashur të tallet me vetë të zotin e përmendores, ndërsa porositësve, as që u ka shkuar ndër mend dhe as e kanë vënë re një gafë të tillë. Pa folur pastaj për faktin që Ahmet Zogu nuk ka pasur ndonjëherë shpatë, pale pastaj që edhe ta ketë “zhveshur” atë. Ndokush mund të pyesë: Pa dale njëherë, po gjithë ato dekorata të larta që mbulojnë gjoksin e Zogut në cilat “beteja” u fituan? Për ta kuptuar këtë mjafton të sjellim në kujtesë se si e ironizonte populli mbretërinë e Zogut në atë kohë : “Lal Kros, Lal Kros, vet shkruaj vet vulos”.
    Shënim: Është botuar në gazetën “Dita”, Tiranë dhe në disa gazeta në Kanada, Londër dhe Amerikë.

    Reply to this comment
  7. Arben September 25, 17:10

    JUVE O MORRA SIGURIMSA

    PO JU AFRON ORA.

    ZOGUT NUK I AFROHENI DOT AS TE MAJA

    E KEMBES.

    Reply to this comment
    • reali (jo i madridit) September 25, 19:11

      Te me falin moderatoret dhe lexuesit
      per materialin e gjate
      por duhet te mesoje brezi i ri
      se si i shkerdhente nenen enveri
      Zogistave qe vinin nga beogradi dhe athina
      qe per fat te keq financoheshin nga miqte tane

      ..

      Arkivat sekrete të CIA kanë zbardhur së fundmi dëshminë e mikut të Zenel Shehut, Halil Branica, edhe ky i kapur nga Sigurimi dhe që i shërbeu këtij të fundit me informacione nga më sekretet në lidhje me operacionet amerikane për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Zbritja e Branicës më 4 kusht 1952 në fakt ishte dekonspiruar, ndaj dhe ai ra menjëherë në duart e Sigurimit. Ja rrëfimi i plotë mbi angazhimin e tij në operacionin e shërbimit sekret amerikan.

      I akuzuar Halil Branica, a e pranoni akuzën?

      Po.

      Çfarë keni për të thënë? Çfarë keni bërë?

      E kam lexuar dhe e kam kuptuar.

      Çfarë keni bërë?

      Kam ardhur këtu të spiunoj kundër Shtetit.

      Kur jeni larguar nga Shqipëria?

      Jam larguar nga Shqipëria më 6 prill 1039.

      Përse u larguat në vitin 1939?

      Kur forcat fashiste pushtuan Shqipërinë mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut në drejtim të Greqisë. Shkova në Greqi.

      Cila ishte detyra juaj si oficer asokohe?

      Detyra ime t’i bindesha urdhrave.

      Çfarë urdhrash kishe?

      Mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut dhe shkova.

      Ku duhet të shkonit?

      Në Greqi.

      Përse në Greqi?

      Për të shoqëruar familjen e Zogut.

      Çfarë ju detyroi të shkonit në Greqi?

      Urdhrat.

      Cili urdhër?

      Urdhri i komandantit.

      Kujt po i shërbenit si oficer?

      Unë si oficer i shërbeja atdheut.

      Cili ishte atdheu yt asokohe, Zogu apo shqiptarët?

      Jo, jo, Atdheu, si dhe ndërgjegjja ime.

      Çfarë?

      Ndërgjegjja ime.

      Atëherë përse nuk i shërbyer ndërgjegjes tuaj?

      Unë isha një oficer dhe iu binda urdhrit.

      I akuzuari Zenel Shehu pranoi të njëjtën gjë dje. I akuzuari i referohet urdhrave për t’i shpëtuar njollës së zezë mbi veten, bashkë me atë mbi liderin e tyre Ahmet Zogolli. I akuzuari Halil Branica, është një fakt i ditur se Ahmet Zogu ka tradhtuar popullin e tij. Ai ka bërë (bërtet) të njëjtën gjë, jo vetëm në prill të 1939-ës por që kur është ulur në postet e tij në ministritë e Tiranës. Ai ka bërë shumë. Ka pasur shumë oficerë të tjerë që kanë tradhtuar popullin shqiptar në vitin 1939. Halil Branica!

      Po

      Ka pasur oficerë të tjerë që nuk iu bindën urdhrave të tradhtarit por morën armët e luftuan në portet e Durrësit, Vlorës e Sarandës. Ka pasur njerëz si Mujo Ulqinaku (duke bërtitur) dhanë gjakun e tyre për popullin dhe jo për Zogun. Zogu tradhtoi atdheun, dhe bashkë me të edhe ju i akuzuar keni tradhtuar atdheun. Kur keni ardhur në Shqipëri?

      Erdha në Shqipëri në 4 gusht 1952.

      Kush ju dërgoi në Shqipëri?

      Në Shqipëri më dërgoi Zogu me anë të ndërmjetësimit të amerikanëve … (korrekton veten) më dërguan amerikanët me ndërmjetësimin e Zogut.

      Kur keni hyrë në shërbim të spiunazhit amerikan?

      Kam hyrë në shërbimin e spiunazhit amerikan pas kthimit të Zogut nga Shtetet e Bashkuara në nëntor. Ai na thirri dhe na tha: “Dua të dërgoj dy persona në Shqipëri, ty dhe Zenelin”.

      Kur shkoi Zogu në Amerikë?

      Zogu shkoi në Amerikë në shtator 1951.

      Përse shkoi ai atje? Çfarë dini për këtë?

      Ai na tha se donte të blinte një shtëpi në Amerikë dhe të vendosej atje. Por kur u kthye ishte e qartë se nuk kishte qenë ky qëllimi i tij, por kishte qenë atje për qëllime politike. Fakti është se ai na dërgoi në Shqipëri …

      Cili ishte ndërmjetësuesi i dërgimit tuaj në Shqipëri?

      Zogu ishte ndërmjetësi ynë. Ai na tha: “Unë do t’ju dërgoj në Shqipëri. Nesër një amerikan do të vijë të flasë me ju për udhëtimin në Shqipëri. Ju do të shkoni atje për të zbuluar mbi gjendjen politike e ekonomike të popullit. Nëse është e mundur, ju duhet të krijoni baza në Shqipëri. Dhe në fakt ditën tjetër amerikani erdhi. Ai foli me Zogun për rreth një orë dhe kur doli shoqërohej nga Hysen Selmani. Unë e pyeta Hysen Selmanin “Cili është ky?” dhe ai më tha: “Ky është një amerikan, është mik i joni.

      A ju tha Zogu gjë tjetër në lidhje me nisjen tuaj në Shqipëri?

      Atë pasdite të marsit, kur ne do të largoheshim për në Shqipëri, Zogu na tha, në prezencë të Selmanit: “Ju do të shkoni në Shqipëri. Misioni juaj atje është sekret. I deleguari im dhe lideri juaj është Hysen Selmani. Ai do t’ju prezantojë te amerikanët … dhe do të përhapë lajmin se keni shkuar në Amerikë për të menaxhuar pronat e mia atje”. Kështu unë, Zenel Shehu dhe Hysen Selmani me dy motrat e Zogut dhe Haxhi Gjylin u nisëm në fund të shkurtit për në Paris. Hysen Selmani kishte detyrën të na prezantonte te amerikanët. Ne arritëm në Paris më datën 9 mars, qëndruam në hotel Lutecia, dhe më 11 mars një amerikan erdhi në hotelin tonë. Ai donte të fliste me Hysen Selmanin. Amerikani quhej zoti Field, i moshës së mesme dhe me flokë të thinjur. Më vonë Hyseni erdhi e na prezantoi me njeriun që kishte përgjegjësinë e udhëtimit tonë në Gjermani. Më 14 mars ai erdhi përsëri në hotel me dy makina. Ne hymë në makina dhe u nisëm për në Gjermani.

      Ku shkuat më pas?

      Në Gjermani, pranë kufirit francez, ne ndaluam pranë një pylli dhe ai na dha disa uniforma ushtarake … prej andej ai na çoi në Munih. Në Munih ata na dërguan )ndërpritet nga prokurori)

      Përse ju dhanë uniforma ushtarake?

      Më falni?

      Përse ju dhanë uniforma ushtarake?

      Na i dhanë uniformat që të pretendonim se ishim ushtarë dhe jo civilë.

      A ju thanë gjë kur iu dhanë uniformat?

      Jo, nuk na thanë gjë.

      A kishit dokumente kur kaluat kufirin?

      Jo, ne nuk kishim dokumente, sepse ishte territor amerikan.

      Kaluat kufirin gjermano-francez?

      Po por aty të parët e vendit ishin amerikanët. Ne nuk kishim nevojë për dokumente.

      Askush nuk ju pyeti për asgjë?

      Jo, askush nuk na foli apo na pyeti.

      Në rregull. A ju dhanë emra?

      Po, na dhanë emra të rremë.

      Cilët ishin emrat tuaj të rremë?

      Përgjigje – Zeneli i quajt “Frederik” kurse unë “Uilliams”

      Kujt tjetër i dhanë emër fals?

      Zenelit, Haxhi Gjylit dhe Hysen Slemanit.

      Ku shkuat prej andej?

      Pastaj udhëtuam nëpër Gjermani dhe shkuam në Munih. U sistemuam në një shtëpi sekrete, të krijuar enkas për agjentë, nën administrim amerikan. Ishte rreth 20 km larg Munihut. Aty qëndruam 6-7 ditë.

      Çfarë bënit në shtëpi?

      Vetëm hanim e pinim, asgjë tjetër.

      Nuk takuat asnjeri në atë kamp?

      Jo.

      Kush vinte rregullisht?

      Ky zoti Field erdhi përsëri. Ai drejtonte agjentët në Gjermani. Pas 7 ditësh Field erdhi përsëri me uniformë koloneli. Ishte i veshur si oficer dhe na shoqëroi në aeroportin e Munihut. Na çoi atje dhe na hipi në një avion amerikan bombardues me katër motorë. Ai na tha: “Tani do të shkoni në Greqi. Atje do të ketë njerëz që ju presin”. U ngritëm nga Munihu dhe arritëm në Athinë … (korrekton veten) në Pire.

      A ju shoqëroi njeri në atë avion?

      Jo. Ishte vetëm piloti.

      A ju dhanë dokumente?

      Jo.

      Nuk ju dhanë dokumente?

      Jo

      Në rregull, vazhdo.

      Kur avioni u ul, një makinë ushtarake iu afrua avionit. Dy njerëz zbritën nga makina dhe na kërkuan të zbrisnim nga avioni.

      Si quheshin ata?

      Njëri qyhej Xhim kurse tjetri Çarls.

      Çfarë ishin ata?

      Ishin amerikanë.

      Çfarë?

      Ishin të shërbimit amerikan të spiunazhit.

      Ku ishit ju, në Uashington apo në Athinë?

      Në Athinë.

      Në Pire.

      Po, në Pire.

      Kur u ulët a nuk patë roje greke të vinin për të parë avionin?

      Më falni?

      Zakonisht kur ulet avioni vijnë rojet për kontroll.

      Jo, jo, nuk erdhi askush.

      I akuzuar, si e shpjegoni që në aeroport nuk kishte fare grekë por vetëm amerikanë?

      Unë e shpjegoj sipas njohurisë time. Greqia është territor amerikan.

      Kush ishte me ty në Athinë?

      Peneli, Haxhi Gjyli, Hysen Selamni, që ishte lideri ynë deri atëherë.

      Në rregull. Kush e mori drejtimin në aeroport?

      Në aeroportin e Athinës dy amerikanët Xhin e Çarls, të shërbimeve të inteligjencës, ishin në komandë. Ata na çuan në një shtëpi, një shjtëpi sekrete, që menaxhohej ng amaeikanët.

      A flisje ti me ata?

      Po flisnim.

      Vazhdo, ku ju dërguan?

      Ata na dërguan në një shtëpi sekrete që drejtohej nga amerikanët. Ditën tjetër dy amerikanët erdhën përsëri dhe lexuan biografinë tonë. Na bënë foto. Ne i pyetëm: “Përse janë fotot?” ata na thanë: “Duhet t’i dërgojmë te qendra. Do dërgojmë edhe biografitë tuaja”.

      A jua thanë arsyen përse po merrnin fotot dhe biografitë tuaja?

      Jo, nuk na thanë. Ata thanë vetëm: “I duam biografitë tuaja për qendrën”.

      A ju kërkuan dokumente të tjera?

      Jo, nuk na kërkuan dokumente të tjera.

      Ju i dhatë biografinë tuaj të kompletuar?

      Po.

      Çfarë shkruhej aty?

      Në biografinë time kisha shkruar emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe …

      Çfarë profesioni keni shkruar në biografi?

      Përgjigje – Në dokument profesioni u shkrua si agjent (të qeshura në sallë)

      Çfarë bëtë në atë shtëpi?

      Kreu i inteligjencës amerikane erdhi të nesërmen. Ai na takoi dhe na tha: “Ju do të qëndroni në këtë shtëpi dhe do të merrni mësimet që ju japin. Mund të dilni nga shtëpia”. Ai vinte aty shpesh. Gjatë qëndrimit tonë ne bënim atë që thoshte ai.

      Çfarë?

      Pas disa ditësh në atë shtëpi, ata sollën operatorin radio Tahir Preçi, sepse kishim nevojë për një operator radio me vete. Ai na tha edhe për Hamit Matjanin. Matjani kishte shumë njohuri për udhëtimin tonë në Greqi, sepse Zogu kishte dërguar Irfan Ohrin në Greqi. Me Hamitin erdhi edhe njëfarë Xheladin Tresova. Kur erdhën ata në nisëm trajnimin. Dilnim edhe jashtë për të mësuar sinjalet për avionet dhe lëshimin e mallrave. Dilnim jashtë për shëtitje dhe për të provuar armët që duhet të merrnim me vete.

      Për çfarë po stërviteshit?

      Po stërviteshim për ecje, sepse duhet të ecnim nëpër male.

      Cili ishte qëllimi i stërvitjeve të tjera, si ato për leximin e hartave dhe të busullës?

      Na mësuan të përdorim busullën për t’u orientuar, për të mos humbur drejtimin.

      Na thoni pse kishit nevojë për to, çfarë ju thanë?

      Ne i kërkuam vetë të mësonim hartën dhe busullën.

      Jo, jo për atë. Na thoni për mësimet që po merrnit.

      Për këtë na mësuan për të ditur të sinjalizojmë me avionët.

      Kush i kryente këto leksione?

      Leksionet kryheshin nga dy amerikanë që quheshin Xhorxh e Xhim.

      E kuptoj që busullën ua mësuan që të mos humbisnit rrugën në Shqipëri. Por cili ishte qëllimi i stërvitjes me armë zjarri.

      Pasi duhet t’i merrnim me vete.

      Na tregoni përse ju mësuan të qëlloni me armë?

      Stërvitja na u dha zoti prokuror për të testuar armët për operacion sepse nuk po vinim këtu si miq por si armiq.

      E dimë që po vinit si armiq, por çfarë do të bënit me këto armë?

      Armët i kishin për mbrojtje, në rast përplasjesh.

      I akuzuari ka frikë të pranojë se atyre do t’u duhet të qëllonin, ose të vrisnin njerëz nëse ishte e mundur. Halil Branica, ashtu si dhe Zenel Shehu, kanë frikë të pranojnë hapur se armët u ishin dhënë në përgatitje të kryengritjes së armatosur, nga shërbimet amerikane të inteligjencës, për të vrarë bijtë e popullit këtu.

      Çfarë bëtë pasi mbaruat kursin e trajnimit?

      Pasi mbaruam me kursin dhe 5 ditë para nisjes tonë, kreu i inteligjencës erdhi dhe na tha se do të niseshim më 27 prill. Do të shkonim në drejtim të Kastorias dhe më pas do të hynim në Shqipëri.

      Na tregoni nëse ishin ju apo amerikanët që vendosën mënyrën e udhëtimit për të hyrë në Shqipëri. Erdhët me avion apo në këmbë?

      Ishim ne që vendosëm për mënyrën e ardhjes në Shqipëri.

      Ju vendosët të vinit në këmbë. Kur u larguat nga Greqia?

      Më 27 prill. Amerikanët erdhën e na thanë se duhet të niseshim për në Shqipëri. Kështu u pajisëm me armë e ushqim dhe një makinë ushtarake na çoi në fushën ajrore të Pireut. Na shoqëruan dy amerikanë, emrat e të cilëve ishin Xhon e Çarli. Ata i priti një oficer grek, i cili kishte urdhra të posaçme për këtë çështje. Na morën në një makinë tjetër dhe shkuam në një fshat. Nuk e di emrin e tij. Kaluam natën aty. Ata ishin me grekët. Emrat e tyre ishin Hysen Kapllani dhe Hise Neli. Ne i morëm ata me vete pasi ata e dinin më mirë rrugën se Hamiti. Pasi kaluam natën aty, u larguam së bashku. Na shoqëruan një oficer grek me disa ushtarë. Mëngjesin tjetër zbritëm malin Gramos për në Matis. Unë kisha qenë i sëmurë që prej Gjermanisë dhe nuk mund të vazhdoja, prandaj i thashë Zenelit: “Nuk vazhdoj dot më tej, duhet të kthehem. Nëse bëhem më mirë do të mbaj premtimin dhe do të vij”. Kështu bashkë me një oficer grek dhe disa ushtarë u ktheva në Kastoria, që është në fakt një qendër amerikane. Oficerët grekë kishin vetëm detyrë të shoqëronin diversantët shqiptarë drejt kufirit.

      I akuzuar, ju thatë se kur arritët në Kastoria u dorëzuat te një oficer grek me disa ushtarë.

      Po

      A e dinte oficeri grek ardhjen tuaj?

      Ju thashë zoti president, ai ishte i informuar.

      Cili ishte i informuar për ardhjen tuaj?

      Këta oficerë, oficerët grekë që ishin gjithnjë në kontakt me amerikanët, që kishin detyrë të na shoqëronin te kufiri.

      Po ushtarët grekë, a e dinin edhe ata?

      Sigurisht, e dinin. Në Kastoria na informuan shërbimet amerikane se një nga grupi ynë ishte kthyer. Pastaj disa ushtarë grekë më shoqëruan në Athinë dhe më lanë në hotelin Carton, ku një amerikan i spiunazhit po më priste. Ai mori një dhomë në hotel dhe më tha të qëndroj aty. Më vonë erdhi Xhoni dhe më tha: Nuk kemi lajme nga Zeneli, dhe nëse nuk marrim lajme deri të hënën do të të dërgojmë në Egjipt pasi nuk mund të mbajmë njerëz kot duke bërë asgjë. Dhe meqenëse nuk morën lajme nga Zeneli ata më dërguan në Gjermaninë Perëndimore me një avion amerikan bombardues. Arrita në Gjermani në Frankfurt. Aty më priste një tjetër amerikan që më çoi në hotel, ku qëndrova 2-3 ditë. Pas tre ditësh erdhi i njëjti amerikan dhe më tha: “Duhet të rikthehesh në Athinë”.

      Vazhdo.

      Ai më ndryshoi emrin, vetëm emrin e parë, dhe kombësinë. Tani isha një turk nga Maqedonia. Ai më vuri në një avion suedez që shkonte në Greqi. Atje takova një amerikan që më çoi në një hotel. Ai tha: “Po shkon mirë, kemi kontaktuar me Zenelin”. Ai tha se puna po shkonte mirë. Qëndrova aty disa ditë dhe morëm lajmin se Halili ishte i kërkuar në Shqipëri. Më 4 gusht hipa në një avion.

      Përpara se të na tregoni për nisjen, na tregoni për aktivitetet jashtë shtetit.

      Gjatë qëndrimit jashtë?

      Po, gjatë asaj periudhe, çfarë keni bërë?

      Gjatë qëndrimit tim jashtë nuk kam bërë shumë. Kam qëndruar gjithmonë me Zogun.

      A ishit anëtar i ndonjë grupi?

      Nuk kam qenë anëtar i ndonjë grupi, por kam qenë në favor të grupit të Legalitetit pasi ishte partia e Zogut.

      Me kë keni qëndruar?

      Me Zogun.

      Cili ishte grupi i Zogut?

      Zogu merrte pjesë në grupin e Legalitetit.

      Kurse ju nuk ishit anëtar i atij grupi?

      Po, isha anëtar i këtij grupi.

      Çfarë dini për marrëdhëniet e Zogut gjatë kësaj periudhe? Cilat janë marrëdhëniet e tij me shërbimet amerikane e britanike të inteligjencës?

      Kur ishte në Angli ai bashkëpunonte me britanikët, me një ish-ministër britanik në Shqipëri, që tani ishte me shërbimet e inteligjencës. Kur ishim në Egjipt, ai kishte marrëdhënie me njëfarë kolonel Sterling, që kishte jetuar në Siri.

      Përse i mbante ai këto relata?

      Relata spiunazhi?

      Cilat ishin relatat e Zogut me kriminelët e luftës?

      Zogu kishte marrëdhënie edhe me kriminelët e luftës. Ndonjë e preferonte më shumë, ndonjë më pak. Ata ishin ish-armiq të tij dhe vinin në shtëpinë e Zogut, si Mustafa Kruja, Ali Këlcyra e të tjerë.

      Përse i mbante ai këto marrëdhënie?

      Ai i mbante këto marrëdhënie për të përçarë partinë e Legalitetit … (korrigjon veten) partinë e Ballit Kombëtar.

      Pse? Cili ishte qëllimi i Zogut?

      Të vinte njërin kundër tjetrit.

      Përse e bënte Zogu këtë?

      Që t’i ç’organizonte në mënyrë që të mos bashkoheshin.

      Pse?

      Që të ishte vetë lider i këtyre kriminelëve.

      Çfarë do të fitonte Zogu nëse bëhej lideri i vetëm i këtyre kriminelëve?

      Do të njihej nga amerikanët.

      Çfarë do të përfitonte ai nga simpatia e amerikanëve? Do të përfitonte vetëm për emrin?

      Jo, jo vetëm emrin. Ai do të merrte gjithçka,Partia e Legalitetit do të marrë Komitetin e Shqipërisë së Lirë.

      Çfarë do të përfitonte?

      Do të merrte dollarët që i jepen asaj organizate.

      Ishit ju zyrtar i tij?

      Po.

      Cilat ishin marrëdhëniet e Zogut ne Egjipt me njerëz të tjerë?

      Në Egjipt, marrëdhëniet politike?

      Çfarë marrëdhëniesh të tjera kishte?

      Në Egjipt ai kishte marrëdhënie me pashallarë, pashai Sirai Al Din, ministri i Brendshëm i Egjiptit.

      Çfarë marrëdhëniesh kishin?

      Kishte marrëdhënie të afërta me të, pasi kishin bërë një marrëveshje për tregtinë e pambukut. Gjithashtu pashai Sirai Al Din dhe ish-mbreti i Jugosllavisë Peter, e dinin marrëveshjen. Ata kishin një marrëveshje për tregtinë e pambukut të Egjiptit në Shtetet e Bashkuara, kur ishin bashkë bënin përgatitje për biznesin e tyre.

      Ishte e lejueshme kjo tregti në Egjipt?

      Meqenëse ai ishte ministër i brendshëm, i lejohej.

      Kur u nisët për në Shqipëri?

      U nisa për në Shqipëri më 4 gusht 1952.

      Nga ku?

      Nga Greqia.

      Kur u nisët?

      Siç ju thashë, kur arrita në Gjermani duhet të kthehesha në Shqipëri sepse Zeneli më kishte kërkuar.

      Kur erdhët në territorin shqiptar?

      Më 4 gusht 1952.

      Kush ua dha letrën?

      Ma dha një amerikan i quajtur Xhon.

      Cila ishte përmbajtja e letrës? A e lexuat?

      Po, e lexova, letra thoshte “Na dërgoni tre shokë”.

      Ashtu?

      “Sa njerëz nga policia e sigurisë kemi bindur për kauzën tonë?” (të qeshura në sallë)

      Çfarë tjetër?

      Asgjë tjetër.

      Kur erdhët në Shqipëri?

      Më 4 gusht 1952.

      Kur ju arrestuan?

      Në të njëjtën ditë. Zbrita, dhashë fjalëkalimin “Berat”. Fjalëkalimi për të kontaktuar Zenelin ishte “Burrel”. Unë u dhashë dorën, dhe atë moment më arrestuan. Unë thashë: “Çfarë është kjo?” (të qeshura në sallë) Siguria? (të qeshura në sallë; bie zilja për vendosjen e qetësisë)

      Është e vërtetë shokë gjykatës, se i akuzuari Halil Branica u kap në momentin kur hyri në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë. për këtë lavdërojmë forcat e sigurisë besnike ndaj Parisë dhe popullit. Rroftë popullor dhe forcat tona të sigurisë … (duartrokitjet në sallë bëjnë të pakuptueshme fjalinë) Çfarë materialesh kishit me vete?

      Pajisje ushtarake dhe armë.

      Pajisje ushtarake?

      Kisha një pushkë të gjatë.

      Pse?

      Jua thashë më parë. Kisha pushkë sepse po vija këtu si armik e jo si mik.

      Çfarë dokumentesh kishit kur u arrestuat?

      Një letër.

      Kjo është letra?

      Po

      A kishit kartë identiteti?

      Po, kisha.

      Çfarë lloj karte identiteti?

      Një kartë identiteti me emrin Ahmet Jusuf.

      Kush ua dha?

      Shërbimet amerikane.

      Përse ju dhanë një emër të rremë?

      Për të fshehur identitetin nëse duhet të prezantohesha me dikë.

      Reply to this comment
      • Arben September 25, 20:17

        SHKO DUKU TE NDONJE DOKTORR,

        KE VERTET NEVOJE.

        Reply to this comment
      • alkeu September 26, 03:11

        Ti koqe sigurimsi reali (jo i madridit), si gjithemone ju keni shpifjen arme, dhe pabesine aleat.
        Te gjitha keto qe deklaroni, i keni shkruar vete ne palo-gjyqet tuaja te terrorit.
        Historia ju ka damkosur tashme si urrejtes te popullit tuaj, si vrases e kriminele te popullit tuaj.
        Ne te ardhmen emrat tuaj do te harrohen, emrat tuaj te vertete, pasi edhe sot ju nuk keni guxim t’i perdorni emrat e vertete, por ne te ardhmen ju do te keni nje emer te perbashket: felliqesira, jashteqitje te kombit.

        Reply to this comment
  8. lenci September 25, 18:37

    @ bureto…
    Ju keni te drejte te keni mendimin tuaj per Enverin dhe Zogun. Sot kjo eshte normale. Por, kur flisni per Nolin, Enverin e te tjere, duhet te keni parasysh se ata nuk perdoren bajonetat serbe per te marre pushtetin. Zogu, po. Bile neneshkroi edhe nje traktat te poshter me udheheqesit e ish Jugosllavise. Ju jeni i ditur, kam lexuar komentet tuaja, prandaj keto mos i anashkaloni.
    As Noli, as Enveri nuk morren floririn e shtetit shqiptar, edhe kete mos e harroni.
    Une do ju sugjeroja te lexoni librin “Operacioni i vlefshem djalli” (Operation Valuable Fiend), i botuar ne SHBA ne vitin 2015 dhe i mbeshtetur ne dokumente arkivore te deklasifikuara te CIA-s. Sipas ketyre dokumenteve Zogu cilesohet si papershtatshem per ta perkrahur ne ambiciet e tij per te udhehequr perpjekjet per rrezimin e pushtetit komunist ne vendin tone. Thuhen edhe shume gjera te tjera, por une nuk marr persiper te shkruaj historine.
    Besoj se nuk ka areyse t’i ngreme perseri monument Enverit, por as Zogut kurresesi.
    E beri Berisha, qe nuk ishte njeriu i pershtatshem per nje veprim te tille. Po ai Berishe, qe perzuri te birin nga Shqiperia. Por sot, ne kete vendin tone, te majtet marrin 2/3 e votave, dhe dihet se partite socialiste e kane origjinen te PPSH. Me kete nuk dua te them se ato jane njelloj me PPSH.
    Berisha eshte ne renie pikiate, kurse zogistet dhe ballistet, sebashku, nuk marrin as 15 mije vota. Kjo ka nje domethenie te madhe: ata nuk i do kush ne Shqiperi.
    Sa per Rrahman Parllakun…mos i jepni me shume se sa meriton…Shoket e tij, gjenerale me te dalluar, heronj te popullit dhe me poste me te larta se ai, qe u gjykuan bashke me te…shkuan para pushkatimit. Rrahmani shpetoi. Pse valle? Qe te kuptohet, duhet te kerkoni te botohet procesi i tij hetimor dhe gjyqesor. Padyshim ai ishte i pafajshem dhe fati e shpetoi. Por te pafajshem ishin edhe Petrit Dume, edhe Hito Cako, edhe Beqir Balluku. Por ata u ekzekutuan! Besoj se e kuptoni kete!
    Ai ngeli gjalle, u be nderi i Kombit, per te behen libra, ku thuhet :”gjenerali qe sfidoi Enver Hoxhen dhe diktaturen (?!)”, kurse shoket e tij, edhe sot e kesaj dite, quhen…ashtu sic e dini vete.
    Xhelal Gjecovi ka mendimin e tij, por gjithnje ka qene serioz. Njeri me vlera shkencore. SHBA i respekton njerez te tille dhe kjo tregon vlerat e medha te demokracise amerikane.
    Une ju pershendes zoteri, por doja te thoja kete fjalen time.

    Reply to this comment
    • Lili September 25, 20:24

      Nuk duhet te pranoni cdo gje nga sherbimet amerikane si e vertete : sherbimet amerikane,bashke me sherbimet angleze kishin qe ne 39 si synim shkaterimin e shqiperise edhe ndarjen e saj ndermjet grekise e serbise .lexoni kujtimet e churchillit edhe dokumentete para 40 shit te sherbimeve sekrete. Zogu ishte pengesa kryesore si perfasuese legjitim,prandaj anglezet e amerikanet furnizuan me arme komunistet shqiptare qe dojshin bashkimin me yugoslavine…edhe eliminuan nationalistete shqiptare te mbetur ma vone me organizimin e operacionit te permendur ma nalt.,ku vete dekonspiruan e lajmeruan komunistet per hedhjen e parashutistave.
      Jo cdo here duhet besuar sherbimeve,se operationi valuable fiend,edhe kishe tradhetia e filbyt ishte nje operation’nje gurr e dy pune ´ e mire organizuar nga sherbimet angloamerikan: spiuni i tyre filby u ba i besueshme per ruset kishe si tradhtar,kur ne fakt ka vazhduar punen per sigurimin angleze edhe me po gurr nationalistet shqiptare u asgjesuan,edhe çeshtja shqiptare ne Balkan morrin fund me ´bunkerizimin ´e shqiperise fale Enver Hoxhes.

      Reply to this comment
  9. Sulo kapedani September 25, 18:49

    Zogu si zog qe ishte meriton njè shtatore zogu mekoken e tij ,mbasi shqiperise i beri glasen (gjemen) dhe iku e mori floririn me vete ku jetoi syrgjyn vdekur dhe kerkoni ta gjallosni por e verteta kurre nuk gropose brez pas brezi,pushteti me dhune nuk mbahet ashtu si donte edhe zogu i ri salserbi.

    Reply to this comment
  10. Lili September 25, 20:04

    Sicili meriten e vete,ama per Zogun nje qind te shamje….
    Pfff per historianet leeshi qe pyesni.
    ! Edhe pmjaft me arin, se ari i bankes kombtare nuk ishte ne Shqiperi po ne Itali qe moti,edhe ky ari iu rikthye Shqiperise pas 1990 shit nga komisioni tripartite. Edhe perndryshe prof qe nuk dini te lexoni as dokumentet e Republikes socialiste te Shqiperise ju keshilloj te lexoni dokumentat juridike per ´arin’ shqiptar ku faktohet mire se Enver Hoxha e qeveria socialiste shqiptare e kane ditur mire ku eshte ari shqiptar mbasi kane paditur italine edhe kerkuar arin aty.

    Reply to this comment
  11. reali (jo i madridit) September 25, 20:43

    per komentuesin “arben”

    Ahmut zogolli eshte 3 here tradhetar:

    ============

    e para qe erdhi me bajonetat serbe ne 1924

    ===============

    e dyta qe iku ne 1939 si frikacak DHE HAJDUT FLORIRIT

    ================

    e treta qe u lidh me Titon ne 1952

    ================


    por ajo qe i ve perfundimisht vulen e tradhetise eshte marreveshja poshtruese-kapitulluese me Pashicin

    ++

    Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiq (marrëveshje e nënshkruar në vitin 1924 në këmbim të ndihmës që serbët i dhanë Zogut për t’u rikthyer në Shqipëri duke luftuar qeverinë e Fan Nolit).

    “1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
    2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
    3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
    4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
    5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
    6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
    7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
    8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
    9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
    10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
    12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
    13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
    14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
    16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

    (Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924)

    Reply to this comment
  12. Arber I September 25, 21:25

    Prof. Gjecovi ka te drejte kur thote se Zogu dhe Enveri nuk duhet te ballafaqohen me njeri-tjetrin, pasi u perkasin dy periudhave historike te ndryshme. Zogu duhet te ballafaqohet me Fan Nolin, eshtrat e te cilit gjenden akoma ne SHBA, nders Enver Hoxha me Mit’tat Frasherin.

    Reply to this comment
  13. mirel September 25, 22:41

    Maloku kuisling sidomos ne Amerike, eshte nje lloj bastardi cerek shqiptar dhe trecerek serb.
    Ai nuk e ka problem ta nderoje Zogun qe tradheton vatane dhe q.n motren e tij Myzon.
    Ka me plera se kaq qe te bejne historine per komunizmin?
    Nuk ka.,
    Po ti shtosh dhe Sali Berishovicin me gjithe soj e sorrollop edhe ka me keq nga plerat,
    Keta jane zogiset

    Reply to this comment
  14. alkeu September 26, 04:01

    Eh vella! Askush nuk mund ta kuptoje se si ia kane hedhur Amerikes njerez te tille si i quajturi “Profesor” Xhelal Gjeçovi, dhe shume e shume te tjere (ish-)komuniste, qe kane marre lejen e qendrimite atje. Tani me ndihmen e Xhevdetit (Shehu), dalin ne gazetat e ketushme dhe mbrojne me te njejtin zjarr si ne kohen e komunizmit Enver Hoxhen, politiken e tij, perserisin te gjitha tezat e demagogjise se tij trushpelarese qe jane aplikuar gjate 50 vjeteve komunizem per historine dhe figurat historike. Te gjithe kete, pastaj e shesin si te aprovuar nga Amerika, pasi ata jetojne ne Amerike.
    Keta sigurimsat e ketushem e perhapin kete me shume, por ketyre u prish pune kur ndonje ambasador amerikan, thote se Enveri ishte kriminel. Menjehere ngrihen dhe thone se ky ambasador nuk i di mire punet e shtetit te tij, se ja Xhelal Gjeçvi, i cili jeton atje ne Amerike, eshte kunder tyre, pra njerezit duhet te besojne kete fare “profesori” per politiken amerikane, dhe jo ambasadorin e saj. Per t’u bindur per kete, lexono komentet qe jane bere ne Gazeten Dita, shkrimet qe perzgjidhen.
    Xhevdeti (Shehu) ben nje perjashtim. Ai ka qene ne fillim fare gazetar i Zerit te Amerikes, me pas eshte larguar, nuk dihet pse dhe si, por qe atehere eshte si i dyzuar. Nga fjalori dhe parullat qe perdor ne shkrime ka deshire te cfaqet si i demokratizuar, me qellim qe te vazhdoje te mbaje lidhjet me amerikanet (a thua?), ndersa ne thelb dhe permbajtje eshte nje (ish-)komunist i vendosur, me te njejtat klishe dhe demagogji te komunizmit qe kaluam, bile me te njejten egersi dhe deshire per riinstalim.

    Reply to this comment
    • albitri September 26, 14:34

      zoti Alkeu
      .
      nga menyra se si shkruan dukesh qe antienverizmi te eshte kthyer ne semundje mentale dhe te dukeken krejt sigurimsa keto komentues atdhedashes.
      .
      Nuk i rruhet kujt per enverin dhe komunizmin sot ne shqiperi se i takon shekullit kaluar.
      .
      Sot shtrohet vetem nje problem qe ne fakt ja qindfishon lavdine enverit.

      Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
      .
      1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
      .
      2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
      .
      3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
      .
      Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
      .
      4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
      5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
      6–Tradhetia kombetare me detin Jon
      7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
      8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
      9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
      10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
      11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
      12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
      13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
      14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
      15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
      16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
      17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
      18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
      19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
      20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
      21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
      22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
      23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
      24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
      25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
      26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
      27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
      28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
      29-Krim ekonomik me Albetrolin
      30-Krim ekonomik me Kromin
      31-Krim ekonomik me Albetrolin
      32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
      33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
      34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
      35….vazhdon rromani i krimeve…
      Nga sa me siper i nderuari duke i krahasuar me keto komentet tuaja dal ne perfundimin qe je nje shurdh memec i grades fundit dhe me shume kenaqesh kur shkruan emrin ne blogje anonimesh se sa i sherben atij kombi qe tashme eshte ne “recovery room before surgery ” qe do te thote qe te ngrihen shqiptaret kudo qe jane per te shpetuar ate vend per te bere operacjonin duke i prere koken e tumorit agerziv kanceroz te Sali Qenit dhe ta hedhim ne birucat e burgut.
      Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
      Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim