Zonat anash lumit Erzen dhe Shkumbin pa energji elektrike si dhe fshatrat e thellë

January 7, 2016 15:00

Zonat anash lumit Erzen dhe Shkumbin pa energji elektrike si dhe fshatrat e thellë

Kompania OSHE bën me dije se energjia elektrike mungon vetëm në ato zona të përmbytura pasi fiderat janë stakuar për efekt sigurie. Zonat më problematike janë ato pranë lumit Shkumbin dhe Erzen. Gjatë ditës së sotme, situatë më problematike ka paraqitur agjencia e Shijakut (si pasojë e përmbytjeve nga lumi Erzen) dhe zona kufitare midis agjencisë Lushnjë dhe Fier.

Gjatë ditës së sotme është reduktuar numri i fiderave me defekt dhe nga informacioni i orës 14.00 janë 30 fidera pa energji nga 1200 fidera që janë në total në rrjetin e shpërndarjes.

Zonat pa energji janë kryesisht ato rurale që janë prekur nga përmbytjet.

Në zonën e Fierit, nga 11 fidera pa energji që ishin gjatë orëve të shtrëngatës, nga informacioni më i fundit numri është reduktuar në 4 fidera.

Tiranë

Shën Meri (pjesërisht), Pezë, Ibë (pjesërisht), Mullet (pjesërisht), Valias, Shupal (pjesërisht), Shkallë (pjesërisht), Shën Gjergj(pjesërisht), Zalbastar (pjesërisht),

Durrës

Sukth, Koxhas, Xhepal, Qaf Zotaj, Kënetë, Krujë/Qytet, Qerret , Gosë, Shkozet (pjesërisht),

Shkodër

 Iballë, Shëngjin (pjesërisht).

 Kukës

Mamëz, Surroj, Rragam

Burrel

Orosh, Fushë Gjorm,Tomin Luzni

Fier

Patos (pjesërisht), Ballsh (zona e Fratarit), Mbrostar, Lagjia “Kongresi i Përmetit”

Elbasan

Kajan, Hatolisht, Gjocaj, Labinot , Funare, Bradashesh, Gjinar.

 Vlorë

 Mifol

Gjirokastër

Memalia, Krastë, Tepelenë, Piskov, Përmet

“Kjo situatë është dinamike dhe puna vijon për eliminimin e gjithë problematikave të shfaqura në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Theksojmë se fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndesisë të vecantë janë të gjithë në punë. Të gjithë hidrovoret janë në punë”, sqaron kompania. /Dita/

 

 

January 7, 2016 15:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim