Zonat ku priten incidente apo ku rezultati do të jetë i ngushtë

June 21, 2015 06:39

Zonat ku priten incidente apo ku rezultati do të jetë i ngushtë

Ditën e sotme 3.382.295 zgjedhës janë thirrur të votojnë për kryetarët e 61 bashkive të reja, të krijuara me reformën e re territoriale , si dhe për 1595 anëtarë të këshillave bashkiakë.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 62 subjekte zgjedhorë, 52 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të majtë, “Aleanca për Shqipërine Europiane”, i cili përfshin 37 parti dhe një koalicion i spektrit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që grupon 15 parti.

Përballjet

Edhe pse në të gjithë vendin janë 61 përballje, gara në këto zgjedhje pritet që të fokusohet vetëm në disa bashki të Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Veriut.

Zgjedhjet në Tiranë pritet që të mos kenë ndonjë surprizë.

Tirana u qeveris nga e djathta pas zgjedhjeve të 21 qershorit 2011, ku PD ishte në koalicion me LSI. Mandati u mor me përmbysje të rezultatit në tavolinë.

Pavarësisht konsumit në këto 18 muaj qeverisje, Erion Veliaj dhe e majta pritet që ta kenë të lehtë përballë Halim Kosovës që garon për të djathtën.

Në Elbasan, PD dhe PS kanë menduar që të vënë kandidatura me eksperiencë të gjatë në drejtimin e njësive vendore.

Qazim Sejdini do të tentojë të ruajë statusin aktual të Kryetarit të Bashkisë, kundrejt Ardian Turkut, i cili ka qenë më parë në krye të kësaj bashkie.

Me ndarjen e re, në Bashkinë e madhe do të përfshihen Elbasani, Labinot Mal, Funar, Gracen, Labinot Fushë, Bradashesh, Shushicë, Papër, Shirgjan, Tregan, Gjergjan, Gjinar, Zavalinë.

Bashkia e Kamzës pritet që të jetë një nga zonat e nxehta.

Xhelal Mziu do të kërkojë mandatin e tretë, ndërsa e sfidon Safet Gjici që vjen nga fusha e biznesit. Pritet që fati i kësaj “ndeshje” të vendoset nga popullsia e lartë e ardhur nga Kukësi. Në këtë Bashki bëjë pjesë Kamza dhe Paskuqani.

Vora gjithashtu është një nga zonat ku do të luftohet nga partitë për çdo votë, pasi rezultati mendohet se do të ndahet me shumë pak vota.

Prej afro 3 javësh, PD dhe LSI kanë filluar akuzat e ndërsjella për blerje votash. Por zyrtarisht, vetëm LSI ka depozituar në Prokurori fakte në të cilat pretendohet se Fiqiri Ismaili i PD-së po ndikon votuesit me lekë ose me miell të kompanisë së tij private Agro Blend.

Edhe në Durrës, diferencat midis kandidatëve priten që të jenë të vogla, por aty nuk priten incidente.

Vangjush Dako rikandidon për një mandat të tretë dhe e sfidon Grida Duma, njeriu i besuar i Lulzim Bashës, që ka ngjitur shkallët në PD me shpejtësi paralel me kreun e ri të PD-së.

Në Lezhë incidentet kanë filluar. Vetëm dy ditë më parë do të qëllohej me armë ndaj makinës së deputetes Monika Kryemadhi e cila kishte qenë në një mbledhje të shtabit elektoral të LSI në këtë zonë.

Si kandidati i propozuar nga LSI, Viktor Tushaj, ashtu edhe kandidati i propozuar nga PD, Fran Frrokaj kanë një eksperiencë në drejtimin e njësive vendore.

Tushaj aktualisht është Kryetar i Bashkisë së Lezhës. Bashkia e re  përmbledh Lezhën, Dajçin, Balldrenin, Blinishtin, Ungrejn, Kallmetin, Shëngjinin, Kolshin, Zejmenin dhe Shënkollin.

Në zgjedhjet e kaluara, këto komuna kanë pasur probleme, qoftë me komisionerët, qoftë me militantët e partive politike.

Edhe në Shkodër, gara duket tepër e fortë. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, e majta do të kërkojë të përsërisë rezultatin me anë të kandidates Keti Bazhdari nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Voltana Ademi nga Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Në Kukës, e djathta duket me një avantazh. Hasan Halilaj që do të kërkojë një mandat tjetër nën siglën e ASHE si i propozuar nga LSI, duket se do e ketë të vështirësi të arrijë suksesin e katër viteve më parë. Ai fitoi mandatin e parë nën siglën e PD-së.

June 21, 2015 06:39
Komento

12 Komente

  1. rubensi June 21, 06:51

    Po skeni nevoje te beni llogari kot se dihet se ku do kete probleme, ku ka vene PD kriminelat qe i mbron me cte kete mundsi aty do ket problem, xhelali me shoke qe nxirren dhe nga burgu nga Partia demokratike ja kto jane ato qe shkaktojne probleme.

    Reply to this comment
    • rimi June 21, 06:52

      PD do mundohet sot te shkaktoje probleme ne cdo qender votimi e jo vetem te kto te permendurat dhe arsyeja e vetme eshte se do humbi thelle dhe e di mire kete kshuqe minimalja qe mund te beje eshte te shkaterroj sa te mund imazhin qe me kaq mund e kemi krijuar te gjithe.

      Reply to this comment
      • Elda June 21, 06:54

        Po per ca do bejne trazira ato aman, si me trazira si pa trazira ato te humbur e kane si per parti e si per kandidate kshuqe kot bejne armiq kot me mire te rrijne urte e te largohen me bisht ndershal sic i meriton se sa te shkaktoje probleme.

        Reply to this comment
        • vini June 21, 07:48

          cdo gje varet nese pd do i heqi kriminelet nga qendrat e votimit perfundimisht. cdo gje varet sesi luli do flasi dhe nuk do japi urdhra per te bere incidente. policia eshte e gjitha ne gatishmeri per te mbarvajtur procesin pa probleme dhe te qete

          Reply to this comment
          • besnik June 21, 10:18

            Perballja me e forte do te jete ne Kurbin sepse atje duke qene se e djathta nuk ka kandidat ajo do te perpiqet qe te perngoje procesin e zgjedhjeve sepse kerkon qe te shtyje zgjedhjet per nje date tjeter, prandaj ajo do te kerkoje qe te krijoje sa me shume probleme.

          • aleksi June 21, 10:21

            PD-ja do te perpiqet qe te krijoje sa me shume pobleme sepse ne cdo qytet ajo ka pasur problem me njerezit e saj me komisioneret dhe me antaret e tjere. Ngelen duke shkaktuar probleme dhe konflikte, si ai ne shkoder.

    • gjyshi June 21, 07:08

      Kamza do jete duel i forte. Xhelal Mziu kandidati i PD se e parandjen humbjen qe e pret per te eshte dhene edhe vendim per denimin e tij me dy vite burg, prandaj Xhelali do perdore te gjitha instrumentet per te marre me cdo kusht Kamzen, instrumentin e dhunes dhe presionit e perdori qe dje. Policia te marre masa te rrepta.

      Reply to this comment
    • zonat June 21, 07:47

      paverisisht se ne cfare zona qe historikisht ose edhe tani ne menyre fiktive jane krijuar disa parakushte nga partia demokratike per te promovuar incidente, pengesa dhe vonesa, te gjithe qytetaret duhet te dalin ne menre plebishitare neper votime dhe te votojn partine socialsite dhe aleancen per shqiperine evropiane!!

      Reply to this comment
  2. Jeronim June 21, 06:55

    Policia duhet te jete teper e kujdesshme. Po te shohim qarte vetem dje Partia Demokratike stimuloi disa incidente te provokuara vete. Kujdes me skenarin e opozites i cili eshte bojoktimi i zgjedhjeve me pretekst per te shmangur apo justifikuar humbjen qe i pret diten e sotme. Ka ardhur momenti qe te gjitha qytetet e Shqiperise te shkojne ne drejtimin e duhur.

    Reply to this comment
    • Andos June 21, 06:58

      Ne Kamez Xhelal Mziu ka leshuar horrat e tij me qellim qe te ushtrohet presion ndaj votuesve te majte. Gjithkujt qe i bejne bojkot per voten duhet te kete dicka te qarte ti drejtohet menjehere policise. Tentativat e Partise Demokratike per te krijuar destabilitet duhet te snobohen nga te gjithe ne. Ka ardhur momenti qe PD te marre goditjen finale.

      Reply to this comment
      • Ranheim June 21, 07:01

        Fitorja e Aleances per Shqiperine Europiane eshte e sigurt, asnje nuk ka dyshim per kete. Ne Tirane kandidati Erion Veliaj e ka te sigurt fitoren pasi ka energjite dhe vizionin e duhur per te drejtuar ne menyren me te mire kryeqytetin i cili ka kater vite qe ka mbetur pa kryetar bashkie , de fakto. Po ashtu edhe Vlora voton majtas, Durresi, Elbasani , Fieri , Gjirokastra, Korca , Pogradeci etj.

        Reply to this comment
  3. fieraku June 21, 07:34

    O DITA … Leri komentet por te izolohet sot Sali berisha,neser do te jete vone..kerkon destabilizim ..mbajne ne kontroll levizjet dhe takimet e tij do te mesoni organizimin ogurzi te tij per destabilizim….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*