Zonë me burime të mëdha natyrore, Radomira me rrugë të shkatërruara

April 23, 2018 16:35

Zonë me burime të mëdha natyrore, Radomira me rrugë të shkatërruara

Fshati i Radomirës është mjaft i preferuar nga turistët, të cilët duket se vendosin të largohen kur përballen me rrugë të dëmtuara.

Fshat i gjendur 37 km larg Dibrës, në rrëzën e malit më të lartë në Shqipëri, mbart rrugë me asfalt të rrëshqitshëm dhe shtrat të dëmtuar.

Banorëve të zonës shpesh herë u është dashur të dalin dhe të pastrojnë dëborën, si edhe të ndërtojnë mure për shkak të rrëshqitjeve.

Edhe pse pushteti lokal e ka prezantuar nëpër stenda panairesh si potencial turistik, në këtë fshat duket se mungon çdo gjë që ka të bëjë me turizmin.

Kalaja e Dodës është një nga zonat që ka burimet më të mëdha natyrore, dhe nëse ndodh që të ketë ndërhyrje në rrugët e saj, Radomira ndoshta do të jetë zona më e preferuar turistike në vend.

s.a/dita

April 23, 2018 16:35
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi April 23, 17:07

    Radomira……..Nje vend i mrekullueshem klimatik, me njerez mikprites, punetore dhe bujare! Nuk ka pse te katandiset ne kete derexhe! Ndoshta shteti ka halle te tjera me te medha per te zgjidhur, por….jo duke lene menjane zona te tilla elitare turistike….

    Reply to this comment
  2. zamiri April 24, 09:25

    pamvaresisht se kam 26 vjet pa shkuar ne kete fshat,me ka marre malli sepse atje kam bere ushtrine,dhe me te vertete eshte nje fshat i mbrekullueshem,do te te doja ta shikoja edhe nje here kete fshat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim