“Zonja jonë e Parisit”, historia e Katedrales Notre Dame

April 16, 2019 11:05

“Zonja jonë e Parisit”, historia e Katedrales Notre Dame

E vendosur në Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, katedralja Notre Dame është një nga objektet më të njohura turistike të Parisit dhe tërheq rreth 13 milionë vizitorë në vit.

Katedralja Notre Dame në Paris është katedralja e dioqezës së kryepeshkopit të Parisit, në Francë. Ajo ndodhet në lindje të Ishullit të Qytetit, në lagjen numër 4 të Parisit dhe është objekti kulturor më i famshëm në Europë.

Ndërtimi i saj filloi me kërkesë të peshkopit Maurice de Sully dhe zgjati për më shumë se dy shekuj, nga viti 1163 deri në mes të shekullit XIV. Për pasojë nuk ruan një stil uniform.

Katedralja ka karakteristika të stilit gotik primitiv dhe gotik rrezatues. Dy rozetë që zbukurojnë secilën prej anësoreve janë ndër më të mëdhatë në Europë dhe secila ka një diametër prej 13 metrash.

Kur përfundoi ndërtimin, katedralja ishte një prej më të mëdhave në Perëndim. Pas rrëmujave të revolucionit, katedralia iu nënshtrua nga viti 1844 deri në 1864 një restaurimi të konsiderueshpë dhe shpesh të kritikuar, nën drejtimin e arkitektit Viollet le Duc, i cili fut elemente dhe motive të pazakonta.

Katedralja kishte 10 kambana. Emmanuel është vendosur në kullën jugore dhe peshon pak më shumë se 13 ton. Ajo është krijuar për të shënuar orët e ditës dhe për raste të ndryshme dhe shërbime. Kjo kambanë gjithmonë bie e para, të paktën 5 sekonda para pjesës tjetër

Katedralja që në origjinë është një prej monumeteve më emblematike të Parisit. Për një kohë të gjatë ndërtesa më e lartë në qytet, zë në Paris një vend simbolik dhe është një prej katedraleve më të famshme në botë.

Kjo godinë, që i përket besimit dhe trashëgimisë, lidhet me shumë eposode të historisë së Francës. Kishë famullitare mbretërore në Mesjetë, ka pritur ardhjen e kurorës së shenjtë ose kurorës së Krishtit në vitin 1239. Shumë vite më vonë, aty u  kurorëzua Napoleon Bonaparti në vitin 1804, u pagëzua duka i Bordosë në 1821, janë zhvilluar funeralet e presidentëve francezë Adolphe Thiers dhe Sadi Carnot.

Nën kupolën e saj u këndua një manjifikat kur u çlirua Parisi, më 26 gusht 1944. Aty u zhvilluan ceremoni fetare pas vdekjes së gjeneralit De Gaulle (1970), Georges Pompidou (1974) dhe të François Mitterrand (1996).

Në letërsi, ajo figuron kryesisht në qendër të romanit të Viktor Hygo, “Katedralja e Parisit”, e botuar në vitin 1831.

Në vitin 2013, u festua 850 vjetori i ndërtimit të saj.

 

j.l./ dita

April 16, 2019 11:05
Komento

1 Koment

  1. Un e kam vizituar Notre Dame-n dhe kam jetuar nji Mrekulli April 16, 11:51

    Mesiguri qe ka pas qen ndonji shkendije elektrike gjate renovimit ,pra pakujdesi ,aksident ai shperthim flake .

    Apo ndoshta kemi te bejme me ndonji sinjal mistik

    nji manifest shpirteror vs shoqerise ksaj bote ?

    Cfardo te jet ,

    kam besim se ajo do rindertohet perseri ashtusi me pare …

    Popujve ju duhet nganjiher , ne momente deshperimi

    te shoqerise ,te shkeputen nga e tashmja e zymt politike ,te qendrojn ,te mbajne frymen e marrin persri frym thell …per te ndjer se ai shpirt jeton ,e reagon kunder se keqes se ksaj Bote e shperthen ne flake …per t’e sjell ne vehte shpirtrat e trazuar e pse jo
    per tu ndjere ne jete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim