Zonjës Mimozë nuk i pëlqeu Shqipëria…

Kristo Zharkalliu March 1, 2016 13:22

Zonjës Mimozë nuk i pëlqeu Shqipëria…

Është bërë zakon çka nuk çudit më asnjeri se shqiptarët harrojnë shpejt jo vetëm vendlindjen e tyre por edhe vetveten. Sa here kthehen për vizitë mërgimtarë, të cilët janë larguar nga Atdheu i tyre këta njëzet vitet e fundit, çuditërisht habiten me vendin e tyre se sa…ndryshe dhe prapa gjendet nga vendet ku ata jetojnë.

Kjo ngjet më shumë me ata që jetojnë vitet e fundit në Amerikë. Këta sapo shkelin në aeroportin e Rinasit nisin të bëjnë krahasime qesharake. Kësisoj dikush që jeton në Uashington e krahason me Tiranën dhe (e pabesueshme!) e gjen se Tirana nuk qënka kaq e bukur,kaq moderne si Uashingtoni ose Nju Jorku! Akoma dhe aeroporti i Rinasit nuk është si ai La Guardias, “Xhon Kenedi” etj… pa le policët shqiptarë që janë për t’u qarë hallin.

Domosdo policët shqiptarë janë më brutalë, më të pa arsimuar më të pasjellëshëm se ata amerikanë të cilëve u rrjedh goja mjaltë. Jo njëherë jemi ndeshur me shkrime të tilla të cilat, mjerisht botohen në gazetat e Tiranës si pa të keq. Do të thoni a nuk sillet në të njëjtën mënyrë dhe shtypi i Tiranës, ndaj vendit të tij? Është e qartë pra se Shqipëria nuk i pëlqen askujt më-jo vetëm të mërguarve por edhe atyre që kanë qëndruar-ndoshta detyrimisht- në vendin amë madje dhe kanë bërë prokopi në vatrat e tyre.

Në fillim të “demokracisë” ishte privilegj të punoje dhe jetoje jashtë vendit-kudo, akoma dhe në Afrikë, por më vonë kur vendi u rregullua disi dhe emigrantët po gjenin pisk në vendet e huaja (nga papunësia, racizmi, prostitucioni, kriminalitetit dhe, kryesisht, nga shfrytëzimi i të huajve)- vendasit që nuk ishin larguar dhe kishin vënë rregull në jetën e tyre, kishin filluar të shikonin të mërguarit me keqardhje, sidomos ata që kishin mbetur punëtorë krahu, ose dhe që kishin mbetur papunë.

Me fjalë të tjera emigrimi nuk u tregua shpëtimtar për çdo shqiptar që ua mbathi këmbëve nga vendi i tij. Megjithatë nuk janë pak ata që në një mënyrë ose tjetër u rregulluan jashtë, sidomos ata që kapërcyen Atlantikun dhe u strehuan në Amerikë ku kishin ndonjë të afërmin e tyre. Këta të fundit që sapo e bëjnë kabull të vizitojnë vendin e lindjes atje ku u rritën,u shkolluan dhe kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre, menjëherë shprehin keqardhjen, madje dhe habinë e tyre, që Shqipëria nuk na qënka si Amerika por kaq e varfër dhe e…prapambetur!

Është bërë zakon që shqiptarët (jo të gjithë sigurisht) të flasin e shkruajnë me përbuzje për vendin e tyre dhe të lavdërojnë vendet e tjera. Ditët e fundit lexova një shkrim të ish gazetares Mimoza Dervishit, e cila ka fatin e madh të jetojë në Amerikë. Zonja Mimozë shkoi për pesë ditë në Tiranë ku, në njëfarë mënyrë u tmerrua dhe i hipi shpejt e shpejt aeroplanit që të kalonte Atlantikun ku ka gjetur lumturinë dhe qetësinë shpirtërore.

Fillimisht Mimoza jonë thotë një fjalë të mire për policin e aeroportit i cili nuk ishte po kaq brutal si ishte pesë vjet më pare kur kishte vizituar edhe njëherë Shqipërinë. Por…pastaj? Edhe njëherë u ndesh me betonin-nuk ishin rrafshuar akoma të gjitha ndërtimet e Tiranës si do t’ja kishte ënda ish gazetares gjë që..ndodh në Amerikë ku ndërtesat nuk janë aspak prej betoni. As varrezat i pëlqyen asaj…thua se nuk i kishte pare here tjetër. (kritikë për varrezat mund të bëhet por të kërkohet zgjidhje radikale: të ndërtohet një krematorium ku do të digjen të vdekurit që do të kenë shprehur dëshirën e tyre përsë gjalli! A nuk bëhet kështu dhe në Amerikë zonja Mimozë?)

Por kjo ishte kritika më e butë-ajo i çoi lulet tek varret e të parëve të saj që nuk paten fatin të varroseshin në Amerikë. Më tej ndeshet me një armiqësi të egër të bashkëbiseduesve të saj për Erion Veliajn-të gjithë miqtë dhe të njohurit e saj flisnin keq për kryebashkiakun e Tiranës sepse …po u prish qetësinë dhe nuk i lën të…bëjnë nevojat ku t’u pëlqejë! Por kulmi, ajo që indinjoi më shumë zonjën Mimozë ishte se si një polic pati arrogancën t’i jape një “shpullë” një femre që protestonte.

Është folur dhe shkruar shumë për sjelljen e pahijshme të policit dhe shkruesi i këtyre radhëve që ka provuar dhunën më të egër fashiste, nuk do të mbronte kurrsesi aktin e policit. Është e lehtë në një demokraci të dënohet dhe të ndëshkohet një mbrojtës të rendit kur sillet në mënyre jo qytetare. Por të bësh krahasime kaq naïve dhe qesharake si bën zonja Mimozë,është me njimënd e papërgjegjëshme.

Ajo thotë: ”Kur në Amerikë një grua po përgatitet të bëhet Presidente e Amerikës, në Shqipëri një grua dhunohet nga një polic, duke i dhënë një “shpullë”sepse protestonte!…”Ah zonja Mimozë, zonja Mimozë! Policët amerikanë janë kaq të butë, kaq njerëzorë sa nuk do t’i jipnin kurrë një shpullë një zonje që e ka bërë profesion “protestën”?  Ç’do të bënte një polic gjigand amerikan në se një “zonjë” do t’i hiqte kapelën e do t’ja hidhte poshtë? Do t’i buzëqeshte dhe do ta përkëdhelte? Nuk presim përgjigje nga Mimoza e cila u tmerrua nga ajo që i pane sytë. Të gjithë mbrojnë protestuesen (zonjën si e cilësojnë) kur ajo vetë pa cipë turpi thotë se banon familisht 25 vjet në Gjermani dhe vjen vetëm kur ka protesta, pamvarësisht se kush dhe kundër kujt bëhen. Madje dhe fëmijët e saj e quajnë të marrë, si pohon vetë. Nuk do ta kritikojmë për këtë…

Por për shkak të saj një polic, një familjar i varfër që jeton në Shqipërinë që kjo zonjë ka braktisur, humbi punën, humbi bukën e fëmijëve!! Kurse “zonja e dhunuar” mori avionin dhe shkoi të bëjë jetë të madhe europiane në Gjermani, ashtu si bën dhe zonja Mimozë e cila kritikon çdo gjë dhe kërkon të na mbushë mendjen se në Amerikë nuk ka dhunë policore dhe se atje nuk dhunohen femrat,por kandidojnë për t’u bërë president e Amerikës!

Ajo që brengos më tepër ështe se njerëz si Mimoza tregojnë se nuk kanë aspak dashuri për vendin e tyre, dhe se u mungon krejt nostalgjia për jetën e tyre,për feminine e tyre, për shokët dhe shoqet e tyre në shkollë dhe në jetë. Madje edhe kur kthehen ndonjë here-akoma dhe për pesë ditë- veshin syzet e zeza dhe bëjnë sikur nuk e dine, nuk e kanë njohur realitetin shqiptar dhe bëjnë krahasime qesharake. Nuk duan të thonë një fjalë të mire-diçka të mire nuk ka ai vend? Por, akoma pa zbritur nga avionin,përgatiten se si do ta nxijnë realitetin shqiptar dhe si do të krekosen për jetën e “bukur” që bëjnë larg Shqipërisë, kudoqofshin…sikur të mos e dime se si jetojnë e punojnë, sikur të ketë mbetur një shqiptar-qoftë një- që nuk ka provuar “parajsën” dhe mirëqënien e emigracionit…

Këta tipa nuk udhëtojnë në ish Atdheun e tyre as nga dashuria, as nga nostalgjia,por vetëm për t’u kapardisur e krekosur për “gjoja” jetën e lumtur që bëjnë larg Shqipërisë…

 

Kristo Zharkalliu March 1, 2016 13:22
Komento

37 Komente

  1. XUME PROTOPAPA March 1, 13:33

    IDIOT

    “La De Guarda “Xhon Kenedi”…” !?

    Per Mimozen e brekeve te dhjera, jam plotesisht dakord me artikull-shkruesin.

    Po vetem nje gje me ben te qesh me hidherim, cektesia e njohjes per ate qe shkruan. Dhe ja perse:
    E para: aeroporti sekondar i New York-ut quhet La Guardia dhe jo sallata ruse qe ti e ke quajtur.
    E dyta: aeroprti kryesor, gjithnje i New Yorkut quhet J.F.K. apo John F. Kennedy International Airport .

    E kuptove? ah mer tyryfyl…

    Reply to this comment
    • Sallakja March 1, 15:43

      Interesant,
      sa di ky Xumja ? Ky, jo vetem qe di se ku ka aeroporte,
      por di edhe emrat e tyre. Ku ti kete mesuar valle ?

      Reply to this comment
    • Euro Maloku March 1, 16:50

      Po pse ore, edhe protestat ne emigrantet do vijme ti bejme ?Po levizni nje çike edhe vet ju ne memedhe..
      Pastaj ata policet le te veshin skafandra apo helmeta apo ku dij une..le ti shtrengojne nje çike rrypat …edhe ne diskoteke nuk shkohet ashtu pa u shtrenguar…

      Reply to this comment
    • Po,Po March 1, 19:01

      Xume,kam lexuar shume nga komentet qe ben ti dhe,me thene te drejten,shumica e tyre me kane pelqyer,por kesaj radhe,me kete koment,e ke dhjere fare ,me “verejtjet” vertet prej idjoti,qe i ben artikullshkryesit. pa na thene gje per thelbin e problemit qe trajtohet. Me keto “verejtje” megallomane, e tregon veten edhe shume here me poshte se emigrantet qe fshikullon artikulli .

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA March 2, 04:54

        PO, PO, PO-se !

        Akoma nuk kam arritur te kuptoj cili eshte “spelling-u” korrekt i “nick-ut” tend: po,po apo pu, pu ?

        Me kete te perzjere si “pordhat neper t’linda” me sqarove me ne fund kete enigme kaq fondamentale qe kisha: te te quaja “son of a bitches”, bir kurve apo “flash mob” i mutizuar….

        Ne kete rast or i zgerdhire si Edi Kristaq Vares Poetesh Rama, pas nje doze …pagjumesie permanente, eshte tallja e bythes e moderatorit te DITA-s, qe kur i vjen per shtat, korrigjon idiotizmat e artikull shkruesve, si ky i sipermi. Sepse ne publikimin e pare ishte shkruar siç e kam thene me lart, andaj mora shkas per komentin. Me pas e korrigjuan kete idiotesi, qe i ngjan shellires idiote qe ti PU,PU, shkarravit pa te urdheruar askush.

        Reply to this comment
    • Haaaaa March 1, 20:35

      Jam kurioz te di nga gazetarja Mimoza,se si ju duk asaj PAMJA FIZIKE E NENES DHE BABAIT TE SAJ?
      A nuk ishin me te PLAKUR se me pare?
      Doemos,por mendoj se ata do t’i kete takuar me dashuri e permallim dhe nuk do t’u kete thene se sa “QENKENI PLAKUR”!

      Reply to this comment
  2. Troc March 1, 13:40

    NE SE NE AMERIKE APO KUDO QELLONE POLICIN, AI TE PUSHKATONE NE VEND DHE NUK DENOHET SEPSE PO QELLOVE POLICIN KE QELLUAR SHTETIN, DHE GJITHE TE TJERET, PRA SOVRANIN QE KA DHENE VOTAT PER ATE SHTETE DHE QEVERI. KJO MIMOZA BLOZA DHE AJO GJERMANIA ME MANDERINA GRANATE DUHET TE SHIKOHEN MIRE….PER MENDIMIN TIM E KANE MARE NJE MISION DIKU PER TE MBJELLE TRAZIRA DHE DESTABILITET NE SHQIPERI. NUK BEHET FJALE PER ANTISHQIPTARIZEM, SE NUK PYESIN MALET NGA DEBORA, PO PER PUNE TE PAGUARA NDOSHTA NGA KRIMINELET QE KANE QELLIME KUNDER SHQIPERISE, VENDIT TE TYRE. MORTJA PSE NUK I HA KETO LLOHE HIENASH. PTUUUU

    Reply to this comment
  3. artur March 1, 13:57

    Artikull aspak i denje per gazeten Dita. Emigrantet sikurse insistoni te na quani ne menyre te gabuar (une jam emigrant per shtetin ku jetoj,
    ne Shqiperi jam qytetar shqiptar i cile jeton jashte Shqiperise) per 25 vjet kane qene motorri i vetem ekonomik i Shqiperise ame dhe jo per zgjedhjen te tyre. Kjo jo sepse me dhimbset Shqiperia
    por sepse me dhimbsen prindrit e mi te cilet pas nje jete te tere sakrificash ne ndertimin e asaj Shqiperie qe gazetari me te drejte mbron, u lane ne mes te rrugeve, ne meshire te fatit.
    I nderuar gazetar, mos u merr me Mimozen apo Aniten, Agronin etj etj; qe vijne ne Sjqiperi per te cuar nje tufe me lule ne varrin e te pareve, fillo e kritiko ata politikane mizerje qe cdo 4 vjet zgjedh te te perfaqsojne.
    Fillo kritiko e te luftosh korrupsionin, vjedhjen shteterore e burokratike. Fillo kerko llogari se ku ikin dhe si investohen leket e qytetareve Shqiptare, ne investime reale apo ne xhepa zyrtaresh e matrapazesh?
    Fillo te luftosh vjedhjet galopante ne cdo ind te sistemit te shkermoqur Shqiptare. Fillo kerko llogari palitikaneve qe te perfaqsojne se perse Shqiperia eshte vendi me i varfer ne rajon dhe nga ana tjeter
    eshte antar i NATO-s dhe ne pritje per tu bere antare i BE. Nuk e kupton i dashur gazetar qe kur ne vijme ne Shqiperi nuk na mbetet vecese te bejme sarkazem me absurditet e shtetit Shqiptare.
    Me kulturen e njerezve qe shikojme ne rruge? Me mos respektimin e uniformes shteterore? I dashur gazetare pse nuk merresh dhe ben nje artikull te bukur ku ti shpjegosh popullit qe nese i 500Lek doktorit ai do ta marre por ne fakt faji i ketij korrupsioni eshte 50% doktori legen qe e merr dhe 50 % i qytetarit idiot qe i jep?
    Boll pra me keto principe absurde gazetar. Mos u ofendo kur te bejne nje kritike por merre si nje shtyse per te permisuar veten tende. Mos u ofendo por vepro.

    Reply to this comment
  4. niku March 1, 13:57

    Shkrim shume i sakte.

    Reply to this comment
  5. msh March 1, 14:08

    Na plasi b…, o Xume, si quhet aeroporti i Niu-jorkut.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA March 1, 14:48

      M.SH. alias MUT-SHURRA

      Me qe paske nevoje urgjente per te te çare prapanicen, futja nje vrap andej nga Kavaja, e ne se ke problem me dimensionet e halldupeve, ke nje shans te dyte edhe ne Elbasan.

      Ah, mirr me vehte edhe tet’eme, se ka kohe qe ka ngelur kapse. Pusht!

      Reply to this comment
  6. ilir March 1, 14:08

    me mijra kurva apo putana hiqen si te persekutuara apo te dhunuara nga policia, ne nje kohe qe policet e shkrete denohen sikur te ishin karrocier vetem se nje te tille, pasi e eshte ofenduar, peshtyre e shtyre prej saj, e kap prej zhelesh, si dhe ka thene zhozi, shoqia e Mozes, dhe e largon nga vetja. Keto nuk jane femra. Keto femra, Moza e di mirte, jane denuar edhe ne Amerikë. Moza ai që shan apo përbuz prejardhjen dhe atedheun eshte pler dhe nuk ka vend ne asnje shoqeri, pavarsisht se jeton mbi dhe, bile edhe atje ku thone se demokracia eshte me e madhe.

    Reply to this comment
  7. METEH March 1, 14:35

    Shkrimib i sakt.Moza po erdhi prap duhet ta pres vet dhe do ja bej qejfin bashk me policin e gjor qe Tahiri e pushoi gabim nga puna per ate zonjen llapaqene qe dhe Saliu e degdisi

    Reply to this comment
  8. LABI March 1, 14:36

    Njeriu qe haron nga vjene, nuk di se ku shkone, keshtu na qenkesh dhe Mimoza jone!!, Qe erdhi nga fshati, e shkoje ne Amerike, na vjene ne Tirane, te na mbjelle panike. E ju pretendoni se eshte “gazetare” po une do TE thosha qe qenka gomare!!!! Po edhe “gomare” eshte fjale e zgjedhur, asnjehere gomari, te zone se ka hedhur…
    Po vjene t’na tregoje, kush eshte Amerika, atje moj Mimoze, TI, s’ndihesh nga frika….
    Po vjene t’na tregoje, c’eshte demokracia, po atje Mimoze, nuk shkaterone njerzia…
    Po rave policin?? Kaq dhe mbarove, ne kramatoriume, branda dites shkove!!!
    Ndaj Mimoze e nxire, mos bej alibi, genjeshtrat e tua, nuk i ha njeri!!!
    Ik, ik atje, matame oqeanit, nuk na duhet ketu, fare e shqejanit!! Njeriu po shahu dhe nenen e tija s’ka vlere per te tjere, s’shkone gazetarija…..
    Tirana dhe gjithe Shqiparia, nuk kane kasavete, nga ato qe thone, intelektu-HALETE….

    Reply to this comment
  9. Mustafa Kacollja March 1, 14:40

    faleminderit zoti Kristo per sa keni shkruar me lart.Une e kam lexuar ate qe kishte shkruar zonja qe vinte nga Amerika dhe me thone te drejten nuk jam dakort qe gjerat ti shikojme bardhe e zi.Une jetoj jashte vendit tone te bukur dhe me pelqen shume qe atdheu yne i dashur tjete si vendet e tjera europiane apo amerika por kjo nuk mund te arrihet ne nje cerek shekulli.Nje pjese prej nesh po kthehen ne vendlindje se atje ndjehen me mire se jasht.pra SHqiperia faleminderit politikaneve te djatht apo te majt ka ndryshuar shume aq sa shume te huaj kur vijne me ne atje ngelen me goje hapur.policia jone nuk eshte me ajo e viteve te para qe ta griste pashaporten dhe po te mos paguaje edhe me dukumenta te rregullta nuk te lejoninte kaloje pa paguar nen dore,sot ata te presin e te percjellin me buzeqeshje megjithe problemet e mangesite objektive qe kane .Une si shtetas shqipetar do te doja qe politika jone te jete larg perballjeve me dhune duke ikrijuar mundesi atij qe populli e ka votuar te punoj pa u penguar se cdo vonese eshte cmim i larte per nje ekonomi te vogel.Une mendoj se perballja duhet te jete me ide dhe jo me dhune keshty qe populli kur te votoj do te dije ke te vleresoj .

    Reply to this comment
  10. ??? March 1, 14:46

    Ore xha Kristo, jane njerezit qe bejne nje vend dhe krahasimet me boten e zhvilluar duhet te jeni ju te paret qe duhet ti beni e ti kerkoni! Ai vend ka shume njerez te prapambetur qe nuk e kuptojne akoma se, kur ne qe jetojme jashte prej vitesh bejme krahasimet, I bejme te prekim ne seder ata qe jetojne ne Shqiperi qe te heqin gishtin nga bytha e te fillojne te punojne e mendojne qe te kene nje ambient e shoqeri me te avancuar. Por kujt t’ia thuash, Kafsheve qe kane zbritur nga malet?

    Reply to this comment
  11. Viktor March 1, 15:35

    Ne Amerike polici te vret.

    Reply to this comment
  12. DIA March 1, 15:55

    Une kam qene emigrant njezet e kusur vite dhe meqenese vajza ime fillonte klasen e pare vendosa ne 2014 ta sjell te shkollohet ne Shqiperi se ne Greqi rracizmi neper shkolla dhe shtremberimi historik nuk me pelqenin dhe meqenese ne zgjedhjet e 2013 fitoj kualicjoni qe jepte premtime qe shqipetaret me se fundi do mund te jetonin ne Shqiperi erdha dhe hapanje pune ketu me kursimet e mija po tani pas dy vjet e gjysem do doja te kthehesha atje ne Greqi dhe te duroja rracizmin e shfrenuar dhe te me konsideronin si njeri te barabarte me nje kombesi tjeter sesa sic na konsiderojne qeverritaret tane si shqiptare te te njejtit komb po jo si njerez te barabarte, Z Mimoza ka te drejte dhe eshte mire te marre avjone dhe kurre te mos i shohe bojen ketij vendi deri sa te zhduket kjo rrace politikanesh e zyrtaresh xhepiste.

    Reply to this comment
  13. Akili March 1, 16:08

    E para punes,aeroporti JFK eshte cope cope ne krahasim me shume aeroporte te amerikes dhe europes,por varja,shkrimi eshte jashte realitetit,ne gjithmone mbrapa do jemi ne zhvillim.

    Reply to this comment
  14. elio March 1, 16:17

    I gjithe shkrimi eshte i mbushur me zili dhe cinizem…
    te vjen peshtire nga provincializmi i autorit..

    Reply to this comment
  15. gjermani i fundit March 1, 16:24

    ne te verete, mes ketyre dy shkrimeve qendron e mesmja e arte. E lexova opinionin e znj. Dervishi, me pak note pesimizmi, por sidoqofte realiste. Por edhe autori ketu eshte realist. Kjo pune eshte keshtu, si nje barsolete qe tregonte im ate. Kishte martuar babai dy vajza larg dhe vendos te shkoje per vizite e ti shikoje si jetojne. Shkon tek vajza e pare, keta familjarisht merreshin me bujqesi. I kemi mbjelle te tera i thote dhendrri, ishallah do perendia e bie shi dhe do kemi te korra te bollshme. Po ra shi beharit mos ma qaj hallin – thote e bija. Ne darke bene edhe dolli per shiun qe te binte sa per njeqind vjet. Shkon tek vajza tjeter, keta benin tjegulla. Po mbajti diell beharit do shesim si asnje vit tjeter se kemi shume kerkesa – i thote dhendrri. Ne darke ngriten dolli qe te mbante diell si ne Sahara qe tu shkonte mbare tregetia e tjegullave. Kur kthehet ne shtepi plaku e pyet e shoqja se si ishin me shendet vajzat dhe famijet e tyre. Ehe moj grua, njeren nga te dyja do e qajme kete behar, keq te bjere shi e keq te mos bjere. Keshtu edhe ky shkrim, keq te thuash se gjerat ne vendin tone akoma i bejne per se mbrapshti, keq edhe te mos thuash. Meqe eshte fillim marsi dhe fiks koha e mimozave, une jam me Mimozen, Kristoja e ka kaluar ditelindjen ne 25 dhjetor, ate ringjalljen katoliket ia festojne nga fundi i marsit, ortodokset nga fundi i prillit dhe ne bektashinjte ia festojme perdite vendshe me nje teke raki.

    Reply to this comment
  16. Beni March 1, 16:41

    Kete fotografine qe ke vene ketu ta kishe marre pak me majtas per te treguar realitetin e Tirones. Nje qytet qe akoma nuk ka rregulluar qendren e vet, dhe sa kohe do ti duhet kryetareve te bashkive ta ndreqin ?

    Reply to this comment
  17. FAKETI March 1, 16:47

    Ne kohen e luftes per liri per ta poshteruar nje rob Partizan ja vinin kpelen me Yll ne kembe dhe i thoshin shkele te shpetosh kurse sot policit kapelen jo me yll por me Shqiponje ta hedh per toke nje lavire, te pushojne nga puna- kjo eshte demokraci shkerdhate.TURP.

    Reply to this comment
  18. ss March 1, 17:17

    Vendi nuk shahet eshte i bekuar nga natyra qe ka punuar me hater ne kete vend te mbrekullushem Por shahen njerzit qe nuk u bene njerez ne kete ved

    Reply to this comment
  19. kris 1 March 1, 19:04

    emigrantet e duan Shqiperine dhe e ngrene lart emrin e saj ne bote me shume se diplomatet e paguar me taksat e shqiptareve.Jane emigrantet qe kane kontribuar ne jeten e qytetareve te saj me shume sesa borxhet dhe shitjet e qeverive.Neqoftese kjo Mimoze beri ndonje vrejtje te gabuar merreni me dashamiresi.Nuk jeni akoma ne stadin qe duhet dhe ne e shohim si te pret shteti shqiptar.
    Shkodranet thone te hyfte vetja ne qejf.Mesa shoh ju ka hyre disave dhe dihet qe mendja e madhe e zeza e te zot.

    Reply to this comment
  20. Fatherland March 1, 19:32

    Kush nuk do atdheun e tij, nuk e do njeri ne vend te huaj.

    Reply to this comment
  21. Sulo kapedani March 1, 20:07

    Kudo ka njerez pa karakter sidomos kur perdhos vendin tend sido qe te jete.Ka edhe gra te tilla mosperfillese,mendjellie,por edhe trushkulura si rasti i protestueses e cila meritonte me teper pavarsisht se eshte femer.provokuesi duhet ndeshkuar,polici duhet kthyer ne pune pasi kryente detyren.

    Reply to this comment
  22. LILOLABJA March 1, 21:43

    Ameriken se kapim dot me standarte ,po Maqedonine perse nuk e kapim dot o zoti gazetar?Mimoza dhe shume te tjere si Mimoza nuk arrijne dot te kuptojne , qe kane kaluar 25 vjet “demokraci “dhe njeriu ne Shqiperi eshte shperfytyruar dhe si ai dhe vendi .Hidhi syte rreth e qark rajonit nuk gjen me keq nga ne ,Mimoza ta thote ne sy, se e do ate vend, kurse rreth e rrotull vendit te tregojne me gisht .Preferoj me mire nje kritike te Mimozes se sa kete “atdhedashuri ” tuajen te shtirur ,qe ju “prek ” nje kritike e saj ,dhe mbyllni syte para katandisjes se vendit, i gjunjezuar nga korupsioni ,ku asnje nga parteneret nuk ju merr seriozisht .Shigjetat e tua drejtoi nga pushtetaret dhe drejtesia e korruptuar e lere Mimozen qe iku nga Shqipëria per te rrojtur me dinjitet dhe jo ti shtroje kurrizin çdo tradhtari e biçimsezi qe ka kaleruar pushtetin te vendose per fatet e saj .
    Merruni me kryekrimin qe ju ka poshteruar 25 vjet dhe vazhdon tju poshteroje!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  23. Lili March 1, 22:20

    Te duesh Atdheun nuk do me thane te mbyllish syte kur sheh gjera te shemtuara,perkundrazi!
    Tjera te shemtuara sheh fatkeqesisht ne cdo hap,sepse ne Shqiperi nuk ka sot as ligje as moral per asgje,cdo njeri me pak pushtet prej policit tek ministri Duke kalluar ne cdo zyre mundohet me grabit dicka prej qytetarit ,edhe mos me kryper kur nje Pune si ka dhane Zoti! ..
    Faj nuk ju kane mimozat,po njerezet si ky gazetari per te çilin qytetari duhet reja nga polici e jo mbrojtur nga polici….
    Ketu eshte dallimi:ka vende ku polici eshte ne sherbimet tend per te te ndihmuar me demonstruar qofte kunder Présidenti,e ka vende ku polici eshte ne sherbimet jo te qytetarit po te Njeshit…

    Reply to this comment
  24. adri March 2, 00:48

    gazetare dhe kurva si ajo qe i ra plocit ne proteste jane ca prostituta te paguara qe kane marre rrogen ne shqiperi duke qene ne emigracion dhe kjo ka ndodhur kur qeveriste lul trapo dhe sali berishe trapi e rrumpalla. por me ardhjen e socilaisteve u ngeli thate dhe nuk ju ka mbetur asjgje tjeter vetem te na e ferkojne dhe te bejen trazira per te penguar reformat e qeverise..

    Reply to this comment
  25. Mark Hajati March 2, 01:34

    Pershendetje vendlindjes time,Shkoderloces!

    Kjo Mimoza qenka si shume te tjere qe lavderojne vendin ku mbijetojne ne emigracion.Dhe kur kthehen ne vendlindjen hapen b…..h sec jane.
    Policet e vendlindjes Shqiperi jane per tu mshiruar.Nuk kane nivelin e duhur per te kryer detyren e ruajtjes te rendit dhe te qetesise.Megjithkete kontribojne ne kahun pozitiv sidomos mbas 23 qershorit 2013.
    Po,nese i kane hequr kapelen.Polici nuk asht tregue korrekt duke i rene shpulle ftyres.
    Polici amerikan e prangos zonjen femer me dhune duke i vene hekurat e jo duke e goditur.Ku ka,ti heqesh kapelen e te vesh ne loje policin.E nese kundershton gjate vendosjes se hekurave e plandos per toke duke i vene gjunin mbi zverk apo kurrize.Ne Amerike njerzit nuk hyjne ne konflikt dhe krekosje me policin,se i dijne shume mire pasojat.Rrijne gaditu dhe pergjigjen me shume kujdes sepse nuk dihet si vjen e pastajmja.Polici asht autoritar dhe i pacenushme,asht vete shteti.
    Une isha heren e pare ne Shqiperi ne Shkodren time te jashtzakonshme,ne Shkodren e jetes time,dashurin pjesen e Shkodres time do ta marre me vete edhe ne jeten tjeter te pasosune qe te me pushojne gjymtyret qe e shetita persegjallli skaj e m’skaj,cep e m’cep,sepse dhe i vdekur due te jetoj me Te.Shkodra e rrugicave dhe e mehallave me drandofile e zambak,lulevile e kohes se fminis time,me flakadaj e karnevale.Ku lodrume me rrasabuq e top e tjegull,shkopecingel,kuke e ladribiladri sa gishta kam,kaladibrance,marinalto,shtregulla te improvizume ne trungjet e pemeve dhe ne fund ambelsinen futboll.
    Shkodra qyteti ma i jashtzakonshem ne gjithe boten per nga bukuria dhe dhurata e natyres qe ia ka ba peshqesh.Ne gjiun e vet ka tre lumej njeri ma i bukur se tjetri dhe te paster.Dy te ftohte Kiri dhe Drini te paster e te rrjedhshem,Nji i urte e zemergjane Buna qe kalon butshem nga burimi e deri ne derdhje ne Adriatik.Te paster me peshk te shume llojshem.Vec lumejve ka dhe Liqenin jo ma larg se 20-30 minuta po keshtu dhe detin jo ma larg se 40-60 minuta.
    Mbasi ndeja nja 3 jave ne Shkodren e mrekullushme u ktheva dhe kur me pyeten si e kalove,iu pergjigja:
    Kam 4 vjet ndeje ne Amerike.Nder keto 4 vjet 3 jave jetova si njeri.
    Vendi i yne separi nga natyra asht i jashtzakonshem.E them une po e thone edhe shume te huaj porsa bien ne kontakt me bukurit e jashtzakoshme qe ia ka dhurue natyra banorve,autoktonve te vet.
    Ndersa per ndryshim dhe ndertime asht kakareqllek nese lind ideja per te ba krahasime ndermjet shteteve.Sepse bukurit bazohen nga fondet e buxheti i shtetit.Ndaj ne kete drejtim jemi te vorfer e megjithekete Shqiperia ka ndryshue shume e shume ne strukture e ndertime.Difekti asht se biznesi i forte ne pare dhe jo ne tru ka ba ngrehina vend e pa vend pa planimetri.Nuk ka marre parasysh PSh.Aty ne Kryeqytet tek Blloku ndertimet i zejne frymen njera tjetres.E le mandej ne rast zjarri nuk shpeton njeri.Per mue kjo me krijon vlera negative.Pa per bukuri Shqiperia kudo e ne cdo gje asht e bukur.As nuk me shkon mendja ta zejne ndonji tjeter vend vendin e pare,Folen e “Bijve te Shqipes”.
    Aty kam dhe ruaj kujtimet ma te mrekullushme te jetes time.Te fminis.Kurr nuk e harrova dhe nuk e harroje fjalen e Nanes: Per vende lindjen te merr malli edhe per guret e sokakut.

    Reply to this comment
  26. alphade March 2, 01:58

    Mimozes nuk i paska pelqyer Shqiperia ?! Neve na plasi !
    Keto brekdhjera pasi kane kaluar disa vjet jasht -shteti
    duke pastruar hale, bythet e plakave , privilegj do te ishte
    kujedesje feijesh, apo shetitje qensh, vijne ne Shqiperi e
    na shesin pordhe ….!!! Pika qe s’ju bie …!!!!

    Reply to this comment
  27. Engjellush March 2, 06:26

    Qenka çuditur shume zonja mimoze,po paska harruar nga erdhi ketu ne usa, ketu jeton mire por e theksoj po te punosh,ose edhe te merresh me marifete qe nuk kane garanci.
    Vend lindja nuk harrohet e as krahasohet me vendin ku kemi emigruar pa varesisht se ketu kemi kushtet me te mira per jetese por prap e theksoj fale punes qe bejme.
    Ku harrohet vendi jot e ku ka si jeta atje por kushtet femijet,shkolla,puna nuk na mundesohen ne vendin tone kjo dihet,ka veshtiresi do kohe qe te rregullohen por ndoshta nje dite edhe atje do te linde e do rritet ajo shprese qe mund te na mundesoje kthimin.
    Po mimoza dervishi ndoshta nuk ka pare shume,thuaj dili policit para apo pse nuk sillet edhe ajo ketu si u soll ajo gruaja atje ,nuk sillet se e di mire se sa i kercet kurrizi.
    Ja thyejne brinjet e ja bejne leter cigari.
    Nuk e di si e koncepton demokracine ketu e si e koncepton atje.
    Por aman e di qe kur flet ligji ketu mimoza mbush breket.

    Reply to this comment
  28. nik March 2, 07:58

    Shqiperia nuk eshte Amerika, por kush ka jetuar para 90 e di mire cfare perparimesh jane bere.
    Pervec rendit , nuk ka krahasim ne cdo drejtim. Artikull shkruesin e pergezoj . Te gjithe bejne vezhguesin kur vijne nga jashte por shume jetojne me keq se bashkatdhetaret ne Tirane.
    Ameriken se beri kjo zonja.. Shqiperine mund ta ndihmoje te behet kjo zonja thjesht duke patur durimin te
    merret me familjen e saj .
    Ndryshimi fillon nga vetja.

    Reply to this comment
  29. Kelmendi March 2, 10:17

    Me pelqen se me sa zell e kembengulje, Mimoza dhe Kristoja, shkruaje per pikpamjet e tyre tejet “te dobishme” – thua njeri perfaqeson keta ketej e tjetri ata andej:)!!

    Reply to this comment
  30. DARIUS March 2, 10:55

    Me shume jam dakort me Opinionin e Mimozes sesa Opinionit te Gazetarit te Albania State of Idiotllek.
    Asnje perparim nuk eshte bere ne shqiperi pervec Betonit,Injorances,korrupsionit qe kakapur cdo detaj te jetes dhe kjo per 26 vjet ose cerek shekulli.
    Ne Shqiperi eshte akomae vefeshme thenia me mire i pari i fshatit se sa i fundit i qytetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*