“Zoo Jeans”, pantallonat e dizenjuara nga luanët e vërtetë (Video)

July 23, 2016 13:39

“Zoo Jeans”, pantallonat e dizenjuara nga luanët e vërtetë (Video)

Nëse doni xhinse unike në botë, kompania e modës “Zoo Jeans”,  mund të jetë ajo që bën për ju. Këto pantallona  “Made in Japan”, janë të personalizuara me një model gërvishtës mjaft unik, të bëra nga luanët e kopshtit zoologjik Tohoku. Për fat të keq ju duhet të jenë të gatshëm që të paguani një shumë të konsiderueshme të parash, sepse në të gjithë botën ekzistojnë vetëm 10 palë të tilla dhe xhinset shiten nëpërmjet ankandit në internet.

Për herë të parë xhinse të tilla i krijuan në 2014. Luanët , tigrat dhe arinjtë iu dhanë lodra të veshura me pëlhura xhinsi dhe në këtë mënyrë kafshët mundën që të lënë shenjat e tyre mbi copë. Më pas ato iu dërguan kompanive të specializuara të prodhimit të pantallonave, që krijuan linjën e xhinseve të veçanta.

Kjo ide pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe pantallonat që dolën në ankand arritën çmime marramendëse. Duket se blerësit ishin të lumtur, pavarësisht nga kostoja.

Kështu që krijuesit propozuan një seri të kufizuar vetëm në 10 palë pantallona, që ishin vënë në shitje në ankand më 7 korrik. Fondet e mbledhura në këtë mënyrë do të dhurohen për bamirësi në kopshtin zoologjik, për mbrojtjen e kafshëve dhe iniciativave mjedisore.

July 23, 2016 13:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*