Zoran Zaev kërcënon me “bomba” të reja

April 9, 2016 20:28

Zoran Zaev kërcënon me “bomba” të reja

Kryetari i LSDM-së, në Maqedoni Zoran Zaev theksoi sot se në rast se qeveria ndërmerr hapa për shfuqizimin e ligjit për Prokurorinë Publike Speciale, atëherë siç tha ai, do të vazhdohet me publikimin e bombave nga ana e opozitës.

“Nëse hiqet Prokuroria Publike Speciale dhe kthehen materialet, atëherë Zoran Zaev do të vazhdojë me publikimin e bombave. Njëkohësisht, siç thamë, do t’i përdorim të gjitha metodat dhe mekanizmat që kemi në dispozicion. Unë i lus që gazetarët t’i pyesin Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin, Gordana Jankullovsën dhe të tjerët, pse deri më sot nuk i kanë dhënë materialet e përgjuara tek Prokuroria Publike Speciale, një moment i rëndësishëm që të gjithë e harruam”, shtoi Zaev. /INA/

April 9, 2016 20:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*