Zot-o Zot, sa jam i lodhur…

August 17, 2017 11:24

Zot-o Zot, sa jam i lodhur…

 

Zot-o Zot sa jam i lodhur,
shumë kam mbjellë e pak kam korrur,
mbolla shumë e në çdo stinë,
dhe jo vetëm një lëndinë!

Shumë lëndina mbolla herët,
erdhën i korrën të tjerët,
eh-ç’më gjeti-Zot-o Zot,
mbolla shumë e s’korra dot!..

Mbolla-po mbeta i varfër,
se s’m’u ndodh, për dreq, një drapër,
më dëgjo-po mos e fol,
s’kam të blej një arkivol!

Ndaj do rroj sa një gogol,
s’kam ku shkoj pa arkivol,
se unë s’jam e s’jam një horr,
arën e tjetrit të korr!

 

Flaka e qiriut..
Të fryn era e Veriut,
po ti-flaka e qiriut,
je si shpirti i njeriut,
mos u shuaj!

Doemos që dridhesh lehtë,
atë erë kur e pret,
ndrin-po pakëz më e zbehtë,
ditë e muaj.

Këtu duket se venitesh,
sa nuk sosesh-sa nuk fikesh,
po ja,fap dhe përtëritesh,
ndaj nuk vuaj…

 

Ti je Zoti!

Që në ditën që ke lindur,
fati yt me dritë u gdhend,
ndaj jeto dhe ji i bindur:
“Ti je Zot i fatit tënd!…”

A.DUKA

August 17, 2017 11:24
Komento

3 Komente

  1. enverdjali August 17, 12:44

    Te dyten poezi e ke si te Robert Berns.

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 17, 18:45

    Mire se i lodhur je,po je edhe nje poet servil.

    Reply to this comment
  3. Fadil August 18, 00:40

    O im vélla ideali, Arben Duka! -Poetét pérparimtaré, qé jetén e duan me nder, nuk punojnè vetém pér vete,-(ndofta), mé shumé punojnè pér té tjeré! -Ndaj, jeta e paméshiré, ua punon “me hak”, frytet e tyre, me shumicé, i korrin té tjerét,(edhe té pamerituarit),-ndérsa, ata mendjendriturit-zakonisht, korrin mé pak?!!! 18.Gusht, 2017

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*