Cilin popull përfaqësoni ju?!

Arben Duka July 20, 2016 12:12

Cilin popull përfaqësoni ju?!

U takua Treshe e Madhe,
bëri Komision të ri,
po prapë oxhak i Kuvendit,
e nxori tymin të zi.

Nga ky tym e tym i zi,
nuk jam aspak i habitur,
se Luli s’mund të ndryshonte,
ashtu fare si papritur!

Ai shkon e vjen vërdallë,
por s’kuptohet dot kjo punë,
Lulashka kërkon konsensus:
“Po të bëhet si them unë!”

Një pordhac i kësaj shkalle,
më tutje s’mund të durohet,
ku pakica-maxhorancës,
në ekstrem i imponohet!

Njëkohësisht i ka trembur,
ditë për ditë delet e tija,
dhe harron thelbin e thelbit,
se është Votë demokracia!

Tafti-bafti do të shkohet,
në seancën për votim,
se nga tufa e Shqupistëve,
nuk ka shans për rebelim!

Është Berisha garant,
rojtari që ruan portën,
sa detyron edhe Shehin,
të dalë të deklarojë votën!

“Unë e dua shumë Reformën,
na deklaron derëziu,
po nuk mundem të votoj,
ndryshe nga Xhaxha Saliu!”

Rrogat ua jep Sovrani,
dhe jo Shtëpia Qendrore,
tregoni që jini burra,
për një çështje kaq madhore!

S’është e Enjtja fundi i Botës,
ka dhe variante të tjera,
po një turp i madh mbi ju,
do të mbetet përngahera!

Një variant për miratim,
do të gjendet me patjetër,
dhe aherë do thyej qafën,
e gjithë politikë e vjetër!

Bota po ndihmon pa kushte,
sikur të jetë hall’ i saj,
dhe një dështim-Amerika,
nuk do ta përtypë kollaj!

Thuajse i gjithë Sovrani,
do Reformë nga më e mira,
ju pyes: “Kë përfaqësoni,
ju zotërinjtë-qelbësira!”

Edhe “populli i PD-së”,
për Reformën s’është i ndarë,
më thoni: “Kë përfaqësoni,
ju zotërinjtë-tradhtarë!?”

O njerëz-që s’jini njerëz,
se kini ikur nga trutë,
që për bythën e Saliut,
rrëzoni një Kushtetutë!

Unë shkruaj vargje proteste,
se gjë tjetër s’kam në dorë,
po ju kurrë s’do t’i shpëtoni,
rebelimit popullor!

Arben Duka July 20, 2016 12:12
Komento

5 Komente

  1. MeteH July 20, 12:39

    Je i madh z.Beni.”Kjo eshte e çuditeshme..tha ambasadori LU”Dhe e tha per Lulin qe ebnderron pllaken çdo minute..e me keee!Me SHBA..! Kjo do te thot ti biesh murit me koke.E kjo e ka nje domethenie:Saleuuu nuk e do me vehten se e di qe ka bere 101 krime dhe nuk shpeton dot ndryshe.O me turp o ne varr duke vrare vehten..!

    Reply to this comment
  2. Darius July 20, 13:01

    Zoterinj jo Qelbesira o Agron….po
    Zoterrinj e Zonja Robq!ra,tallni bythen se nje popull [email protected],e i matufepsur,e spiun per njeri tjeterin ju duron juve,kur nuk ju vjen te Enjten ne Parlament e tju fuse nga nje C4 ne ate bythen tuaj te dhjamur!!!
    Dhe kur nuk ju a merr ate femijet tuaj e ti coje te mbledhin kanoce,si pjesa tjeter e Arnautstanit!!!
    Talluni….ju lumte palla o….
    ca te keni deri ne brez te 7.!!!

    Reply to this comment
  3. rimi July 20, 14:07

    Zhurme e madhe po degjohet,
    sikur u shua mendimi!
    Dikush thote se pas ketaj,
    do te vije triumfimi.

    Jo gaboheni rende,
    se asgje s’k triumfuar.
    Lu-ja qimen e nderon
    por Saliun kur se luan.

    Ndaj do te kaloje dhe e enjtja,
    gdhire me lote gezimi.
    Do vije e premtja dhe e shtune,
    prap do mbije Sali krimi!

    Reforma vertet eshte shkruar,
    Por jo per Saline!
    Ndaj Ju o te munduar,
    pas qafe do keni ligesine.

    Ai eshte prodhuar enkas,
    per Ne o te mjeruar.
    Ndaj mos u çuditeni fare
    Se ai prap ka fituar.

    Deri sa ne politike ,
    Te jete Lu-ja dhe Saliu.
    Sovrani gjithnje do jete,
    o bishte qeni o bishte miu!

    Reply to this comment
  4. Referemdumi July 20, 14:56

    Fajin se kane tradhetaret,
    por ata qe japin voten,
    ndaj jane ngritur sot tradhetaret
    sovranit ti presin koken…..!

    Se kush jane tradhetaret,
    te gjithe sot e kuptojne,
    eshte vertete per tu habitur,
    vertete thua i votojne???

    Ah! kam frike more Beni,
    diku tjeter lepuri fle….,
    s’eshte cudi hipokrizia,
    jetojme ne “bote te re”!

    Shume here e pyes veten,
    ndoshta kaqe shume gabova,
    kur e shave bac Enverin,
    ne mes sheshit, poshte e hodha???

    Enveri po te ishe gjalle,
    punes, do’i kishe dhene drejtim,
    do to varte ne litare,
    Sali-halen dhe Lule-zin!

    Ah!..me kote lodhet Lu-ja,
    u kepute korbi nga kembet,
    tani duket fare hapur,
    Amerikes I kane rene dhembet!

    Vec nje Bashe anadollak,
    bie nje pkanete perqarke,
    c’mund te themi per te tjere,
    qe kane mendje edhe vlere??

    Faji I madhe qendrone nder ne,
    qe votojme plehrat e tokes,
    ndaj te gjithe kemi mare kembet,
    edhe po i biem kokes!!!

    Une mendoj se je nje zgjidhje,
    do ta quaja akt modeste,
    te bashkuar gjithe tok,
    le te dalim ne ptoteste!

    Te qendroje para kuvendit,
    ne sheshe ulur, te gjithe urte,
    deri sa Like floriri,
    te pranojne kjshtetuten!

    Duhet ta marin veshe tradhetaret,
    edhe plehrat kudo jane,
    se ketu jetojne ILIRE
    e s’ka vend per shejtane!

    Reply to this comment
  5. Matrk .uk July 20, 19:59

    Plot 1200 lek merrte ne muaj si fuks si quheshin ata qe spiunonin te tjert ky gazetaruci mercenar partik ne muaj.A mund te mbaj ma ksi servilesh spiuna PiS,qe vejotem emrin ka ndryshuar ne qershorin e 1992.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*