Zoti është kudo!.. (Temë për debat)

July 2, 2018 13:21

Zoti është kudo!.. (Temë për debat)

Kudo thonë se lutja,
ka bërë mrekulli,
ka shëruar njerëz,
porsi me magji!.

Halle e probleme,
të tjera ka zgjidhur,
e ka hapur fatin,
në kombin e lidhur!.

Në listë ateistësh,
veten s’e kam futur,
se dhe unë shpesh herë,
me vete jam lutur!.

Jam lutur tamam,
dhe jo kot së koti,
po ende një shenjë,
nuk kam marrë nga Zoti!.

Njerëzit shkojnë në kisha,
teqe e xhamia,
mendojnë se aty,
i sheh Perëndia!.

Unë mendoj se fati,
s’të vesh me këmishë,
edhe po të lutesh,
natë e ditë në kishë!.

Gjithë këto ngrehina,
njerëzit i kanë ngritur,
ndaj vende të shenjta,
si u bënë papritur?!.

Më shumë i mëshoj,
sot këtij mendimi,
se për kishat merret,
dhe leje ndërtimi!.

Gjersa në një kryq,
mbeti imi Zot,
né luksin e kishës,
unë nuk lutem dot!.

Aspak fatin tim,
nuk e pres me drapër,
se Jezusi im,
ka qenë një i varfër!

Të derdhur në ar,
Krishtin s’e mendoj,
dhe fiks për këtë,
në kisha nuk shkoj!.

Krishti qe Njeri,
si unë njëlloj,
i mjafton veç kryqi,
që unë t’i besoj!.

Jezusi ka qenë,
një njeri i gjallë,
dhe jeta e tij,
nuk është një përrallë!.

Në jetë e kam pasur,
Një-të vetmin mik,
dhe pse me Ringjalljen,
jam pakëz skeptik!.

Nuk besoj se mua,
do më presi gjyqi,
Krishtit për gjithë shekujt,
i mjafton veç kryqi!.

Po kthehem tek lutja,
që bën mrekullirat,
por unë kurrë s’jam lutur,
ku ndrisin stolirat!.

Në heshtje Jezusit,
lutjet ja kam thënë,
kudo ku kam mundur,
kudo ku kam qenë!.

Kur lutesh me shpirt,
vendin mos mendo,
ç’rëndësi ka vendi,
Zoti është kudo!.

Kemi thënë se Zoti,
është një Zot i mirë,
e sheh nevojtarin,
dhe në errësirë!.

Nëse nga besimi,
Robi nuk do tundet,
Zotit mund t’i lutet,
kudo që të mundet!

Arben Duka

July 2, 2018 13:21