“T’i respektosh njerëzit është detyrë, por t’u falësh dashuri është mirësi”

Entela Resuli January 29, 2015 13:30

“T’i respektosh njerëzit është detyrë, por t’u falësh dashuri është mirësi”

Në teatrin qendror të Gjenevës (Theatre Salle Centrale Madeleine), është shfaqur për të parën herë në gjuhën shqipe, dhe me përkthim në frëngjisht monodrama; “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Kjo vepër monumentale e romancierit, profesorit dhe filozofit të famshëm francez me prejardhje hebraike Eric-Emmanuel Schmitt, ndonëse e shkurtër është plot me dëshmi e të vërteta se edhe në situatat më ekstreme kur ka gatishmëri, e vullnet mund të ndërtohet harmonia dhe paqja me të tjerët pavarësisht religjionit apo përkatësisë nacionale. Prandaj me të drejtë kritikët letrar dhe njohësit e vërtetë të artit skenik këtë roman të dramatizuar të Schmitit e konsiderojnë si një thesar të veçantë të letërsisë frënge dhe të asaj botërore.

Bazuar në këto vlera artistike dhe morale kjo novelë me gjithsej tetëdhjetekatër faqe është përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Po ashtu është shndërruar në film e në dramë me monolog, dhe si e tillë është bërë tejet tërheqëse për të gjithë artdashësit. Aktori i preferuar i botës së filmit Omar Sharif, (emri i vërtetë Michel Demitri Shalhoub) në sajë të figurës së zotit Ibrahim, dhe aktrimit të përkryer në këtë rol më 2003 shpërblehet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me “Çmimin e Paqes”.

Kjo monodramë u shfaq edhe në Toronto të Kanadasë, ku u cilësua si një nga krijimet me të bukura dhe më të pëlqyera të Kabashit. Kurse në fund të muajit tetor të vitit të kaluar, Mirush Kabashi, në një nga teatrot më të njohura të Londrës, interpretoi në mënyrë të papërsëritshme monodramën tjetër ”Apologjia e Vërtetë e Sokratit”.

Premiera e veprës së interpretuar nga Mirush Kabashi i përket nëntorit të vitit 2008 në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, në skenën e të cilit aktori durrsak punoi për më shumë se 23 vjet. Kabashi, i cili përshtati për teatër novelën e shkruar nga Eric Emmanuel Schmitt, e ka shfaqur ndërkohë më shumë se 30 herë monodramën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kavajë, etj.

Vitin e kaluar në kuadër të Ditëve të Frankofonisë Kabashi ishte i ftuar në qytetet e Prishtinës dhe Gjakovës (Kosovë), ndërsa më parë ishte prezantuar edhe në Ulqin (Mali i Zi) dhe në Toronto (Kanada). Udhëheqës artistik i monodramës “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” është Alfred Bualoti dhe skenograf Hysni Loka, ndërsa teknikë të shfaqjes janë Tristan Sherifi dhe Julian Shyti. Mirush Kabashi, me një karrierë 45-vjeçare numëron mbi 100 role në teatër dhe më shumë se 20 të tjerë në kinematografi. Aktori që ka lëvruar me sukses edhe recitimin dhe prezantimet televizive, identifikohet më së shumti me kryerolin e Sokratit në monodramën e përgatitur prej atij vetë “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, pamflet i shkruar nga Kostas Varnalis.

Monodrama bënte fjalë për jetën e një çifti në Paris të quajtur Moisi, i cili kishte fqinjë një mysliman të quajtur Ibrahim që posedonte një dyqan ushqimor ku banorët e lagjes e quanin “dyqani i arabit”. Moisi i cili ishte braktisur nga nëna e tij menjëherë pas lindjes, në moshën e adoleshencës braktiset edhe nga babi i cili pas një kohe bën vetëvrasje. “T’i respektosh njerëzit është detyrë, por t’u falësh dashuri është mirësi”, ishte kjo njëra ndër këshillat e shumta që Ibrahimi i jepte birit të tij të birësuar Moisiut, e që më vonë do të vdiste po në duart e tij pas një aksidenti me veturë që Ibrahimi e pësoi rëndë në shtetin e Iranit.

Vdekja e Ibrahimit në fundin e monodramës ishte ai momenti që ka prekur shumë prej atyre që e kanë parë këtë shfaqje. Kabashi tregon se për ta realizuar në mënyrën sa më të mirë këtë monodramë ka punuar pesë vjet me radhë.

“Të luash monodramë është kalavare artistike. Është një material i vlefshëm dhe i bukur dhe janë këto dy motivet që më shtynë për të filluar këtë kalavare të kësaj monodrame. Pas gjashtë vjetëve që e realizova këtë monodramë në Durrës pastaj pata mundësi ta çoj edhe në Tiranë, Toronto (Kanada), Preshevë, Ulqin, po ashtu edhe në Kosovë. Më tej, aktori Mirush Kabashi thotë se më shumë se pasuria materiale, në jetë, duhet pasuria shpirtërore. “Mos e komprometoni veten për hir të një fitimi të momentit me gjëra të pandershme, por duhet të kuptoni që në themel të demokracisë qëndron morali që është mbi ligjin. Morali mund të forcohet përmes artit, kulturës dhe pse jo edhe besimeve fetare”, pohon aktori. Në këtë bisedë të shkurtër, aktori Mirush Kabashi, na rrëfen më shumë për suksesin e tij të fundit.

Kabashi, na tregoni si fillim, si ratë në kontakt me veprën “Zotin Ibrahim dhe lulet e Kuranit”?

Po, para 10 viteve ma ka sugjeruar Zehrudin Dokle, koleg që ka mbaruar regjisurë dhe punon në Bullgari. Zoti Dokle është organizator i shfaqjeve bullgare që marrin pjesë në festivalin e Butrintit. Ai më tha se e ka parë në Bullgari shfaqjen si monodramë dhe ka pasur shumë sukses. Kur e lexova këtë vepër më pëlqeu për mesazhet e forta që përcillte dhe vendosa ta sjell si monodramë.

Si jeni ndjerë në rolin e Ibrahimit në këtë shfaqje?

Vepra e Eric Emmanuel Schmitt-it nuk është skenike. Unë kam marrë pjesë nga ajo dhe i kam adaptuar në monodramë. Zgjodha enkas personazhin e Ibrahimit, sepse paraqet një njeri pozitiv dhe përcjell mjaft mesazhe. Ai është një njeri me humor dhe vjen nga një kulturë islamike. Zgjodha këtë personazh për të thyer tablonë dhe për të thënë që myslimanët nuk duhet të identifikohen të gjithë si terroristë. Çdo kulturë fetare ka ekstremet e veta, por ka edhe besimtarë të cilët predikojnë vetëm të mirën. Ibrahimi është personazh që qesh shumë dhe flet pak. Kam punuar rreth 5 vjet për realizimin e kësaj monodrame. Kjo monodramë është një himn i harmonisë, mirësisë dhe dashurisë. Personazhi vjen i ëmbël si një violinë që luan me ndjenjat e njerëzve.

Kjo vepër fletë për bashkëjetesë midis feve dhe rikthehet në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të Parisit, sa aktuale i vlerësoni mesazhet e saj?

Më vjen mirë që kjo shfaqje e mbështetur mbi një vepër që është dramatizuar, e bërë film dhe e luajtur nga mjaft artistë në disa skena botërore, po përkon me mesazhet që duhet të jepen pas ngjarjeve tragjike të Parisit. Kjo pjesë e përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të botës, dëshmon shpirtin human, duke bërë thirrje për tolerancë e mirëkuptim në mes komuniteteve dhe grupeve fetare.

Situata ndërkombëtare me përplasjet e kulturave të ndryshme dhe rrymat ekstremiste që veprojnë nëpër botë e bëjnë akoma edhe më aktuale këtë vepër. Vetë autori është shprehur se ka dashur të vërtetojë dhe të provokojë rreth konfliktit izraelito-palestinez, i cili duhet të mbyllet mbi bazën e arsyes. Ky konflikt është shumë i vjetër, por duhet të mendojmë se jashtë tij janë me miliona njerëz besimtarë dhe jo besimtarë, që e kanë gjetur gjuhën e përbashkët nëpër qytete, vende e porte ku kanë emigruar dhe bashkëjetojnë në paqe. Mirëpo, ne nuk i shohim këto raste, por fokusohemi vetëm tek konflikti.

Ju e keni vendosur në skenë edhe përpara disa vitesh këtë monodramë, por nuk ka patur kaq jehonë… pse?

Premierën kjo monodramë e ka pasur në Durrës në vitin 2008. Për fat të keq nga kjo shfaqje ka dominuar më shumë titulli. Ngaqë jemi vend mysliman, druhemi mos abuzojmë dhe i afrohemi asaj që duam t’i shmangemi. Nuk përpiqemi që me mjetet moderne të ndikojmë pozitivisht. Prandaj, dua t’i rikthehem skenës me këtë monodramë sidomos për të rinjtë, sepse përcjell mesazhe që kanë vlerë. Dua të më krijohet mundësia që në një nga këto të paktat salla teatrore që ka Tirana ta rishfaq përsëri.

Entela Resuli January 29, 2015 13:30
Komento

9 Komente

  1. sala January 29, 17:52

    Aktor i madh ….por servil partiak nje lepires bythe i Sali Berishesh

    Reply to this comment
  2. xhateli January 29, 19:56

    jo kaq vrazhde per artistin e madh. Mund ta quanit thjesht puthador.

    Reply to this comment
  3. TJ January 29, 20:10

    Eshte mungese intelekti venia ne sherbim te politikes!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 29, 22:49

      Bravo Entela? E gjetët të veçantën dhe e sollët si gjithnjë! Eshtë i talentuar ky Kabashi por në lidhje me qasjen e tij politike është gjynahqar i madh dhe,në këtë pikë jam në një mendje me “sala”, “xhateli”, “TJ”! Intelektualët nuk duhet dhe nuk mundet t’i afrohen antiintelektualit dhe antishqiptarit Sali B ! Krijon dyshime kjo qasje pa kuptim. Nderime Entela!

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" January 30, 09:43

        Edhe une keshtu mendoj, artisti i madh Kabashi, lufton me bythelepiresin Kabashi.
        A do kete kohe qe artisti Kabashi, ta munde bythelepiresin Kabashi, kete smund ta them.
        Zoti Zaimi, vertet punet spo me lene te vi, por nuk jam tradhtar, ne rastin me te pare, do te pres tek klubi.

        Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi January 29, 22:50

    VR !!! @@@ Bravo Entela? E gjetët të veçantën dhe e sollët si gjithnjë! Eshtë i talentuar ky Kabashi por në lidhje me qasjen e tij politike është gjynahqar i madh dhe,në këtë pikë jam në një mendje me “sala”, “xhateli”, “TJ”! Intelektualët nuk duhet dhe nuk mundet t’i afrohen antiintelektualit dhe antishqiptarit Sali B ! Krijon dyshime kjo qasje pa kuptim. Nderime Entela!

    Reply to this comment
    • Tartufi January 29, 23:14

      Te lumte Entela?? C do qytetar i ndershem,qe duron perbuzjen,urin,dhe etjen
      nuk i bashkohet kurre shtipsit ,politikanit mashtrus,ne te gjitha kohet.
      lexo ….cfare shkruan i denuari i ndergjegjes.

      Ju kujtoj o te shperblier
      o te ndershmit e pa thier
      ju kujtoj te mos haroni
      burgu si sherben kurre fronit.

      Reply to this comment
  5. lumi January 30, 11:53

    BISHTI I QENIT HAN ME DY LUG TY TE KA BER NJERI PPSH.
    SE PER NDRYSHE BISHT QENI KI MET PER TER JETEN.

    Reply to this comment
  6. Ana July 22, 14:32

    Thjesh ne jemi njerëz kot Kabashi është njeri i madh i pa kapshëm i pa arritshëm

    PO ÇDOHERË QENI DËSHIRON ASHTIN E TJETRIT DHE KUR SE ARRIN LEH…

    MIRUSH JE I PAPARË

    A JU QË KOMENTONI TURPPPPP

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*