Zoti Kryeministër, aman mbaj dorën!

February 27, 2019 18:39

Zoti Kryeministër, aman mbaj dorën!

Nga Leonard Veizi

Toni, një miku im, ka ca kohë që vërdalloset Tiranës si i papunë. Sa herë e takoj dhe e pyes, ngre supet. Është i shkolluar dhe nuk ka punuar asnjëherë në profesion, që do të thotë me pak fjalë se nuk ia përton punës, kur gjen gjen, por kur nuk gjen, nuk gjen dhe s’ke ç’i bën. Herën e fundit që e takova kishte një dosje nën sqetull:

-Hajër haber inshalla, – i them ende pa takuar duart, duke i bërë me shenjë nga dosja.

-I jam futur gjermanishtes, – më tha. – Aty te zyra ku aplikova më thanë se do pres ca, se ka shumë aplikime, ndaj rri që rri thashë, po i futem gjermanishtes, e po shkoj ezber në Munih.

-Domethënë po i ngrike leckat edhe ti?!

-Oj të ngritur… Nuk shtyhet më. Këtu punët po shkojnë për morth. Vetëm se duhet të presësh ca, – më thanë ata të zyrës së aplikimeve, – se paska shumë radhë, nja 300 mijë veta po një herë.

-Ç’thua, – shqeva sytë unë. – Domethënë shqiptarët po e shpopullojnë territorin. Mendova mos  ishin thashetheme kazani këto që po më thua.

-Lëre kazanin Nardo, po bëj gati dokumentet një orë e më parë dhe nisu dhe ti andej nga Shtutgardi, se këtu nuk ia del dot. Punët po shkojnë për morth. Nuk po ka më shpresa. Dhe fajet për të gjitha këto na i ka ai… i Gjati. – tha miku im, shtrëngoi dosjen me leksionet e gjermanishtes, uli kokën dhe iku pa më thënë as mirupafshim.

Nuk e kam marrë ende për bazë këshillën e tij. Nuk kam pranuar as këshillën për refugjatllëk në Itali. Në Greqi jo e jo.

Të them që e bëj për patriotizëm, nuk dua ta trash muhabetin, se asnjë lloj budallai nuk e ha më një gjë të tillë. Por thellë-thellë kam përshtypjen se jam ca i paaftë për t’u përballur me një jetë tjetër atje përtej kufirit. Ç’përshtypje aman…: jam i paaftë dhe pikë. Edhe një gjë të tillë edhe pse ia them vetes, sërish mundohem ta fsheh.

Ore po burrat sot nuk nisen në luftë, nisen në emigracion. Ja dhe unë do mendohem edhe një herë vënçe se mbase më vijnë mendtë.

…përderisa dhe mjekja e familjes te klinika e lagjes ku bëj vizitat periodike, i kishte hipur “Lufthansa”-s duke e lënë vendin vakant deri në emërimin e mjekes tjetër…

Kanë të drejtë shokët e miqtë që më këshillojnë t’ia mbath andej tutje. Sepse këndej nga ne qeveria po merret me kozmetikë, herë me lyerje vetullash e herë me heqje qerpikësh, por bisturinë e kirurgut s’e ka marrë ende në dorë.

Protestat antiqeveri, e kanë një të mirë, se djegin ndonjë gomim makine dhe kur era e katranit të shpon hundët të bën të kthesh kokën e të pyesësh: Ç’po ndodh? Kështu edhe me protestat e fundit besoj. E mira do ishte që protestat të organizoheshin nga sindikatat, por ne si popull politik që jemi, kemi qejf kur na thërrasin “nën armë”, o Luli, o Mona, o Vini. Për të tjerët nuk para pyesim.

Por kur vjen fundi, protestat me ngjyrime politike cilësohen si të manipuluara. Pra, hiç gjë për popullin. Politikanët dalin të fituar gjithsesi; o Vini, o Luli, o Mona.

Po gjende mirë, sa pa gjë… Të paktën populli del në rrugë dhe mundohet ta trembi qeverinë, që të kthejë kokën nga zverku i trashur, e të përballet me të pathënat e deritanishme. Se punët në bazë nuk janë si në tryezën ovale të Këshillit të Ministrave, ku të lëshojnë ajër të kondicionuar në vend të gazit lotsjellës.

Me këtë rast, ministra e deputetë duhet të kuptojnë, se asgjë nuk po shkon mbarë në këtë vend. Asnjë punë e qeverisë nuk po del në dritë. Veç në i shkofshin mbarë punët çdo ministri tek e tek dhe kryeministrit në tërësi.

E ardhmja ka filluar të më trembë për vdekje. Jo se ikin ditët o ora afrohet. Por sepse kohët e fundit jam njohur me dy thashetheme mediatike të tmerrshme: e para ka të bëjë me rritjen e moshës së pensionit për burra në 70 vjeç, ndërsa  e dyta ka të bëjë me shtimin e dy taksave të reja te karburantet, gjë që padyshim do ta çojë litrin e naftës në 200 lekë të reja.

“O Zot mbaj dorën”!

Shprehja më doli nga shpirti. Një sekondë më vonë u kthjellova. Ç’them dhe unë. Ç’hyn Zoti këtu? Shprehja është e vjetër, jashtë mode, e me një kontekst që i përket dikujt të cilin nuk e njohim, por vetëm i lutemi në eter.

“O Kryeministër, aman ore mbaj dorën, se shumë të rëndë e paske”!

Kjo po, ka vlerë. Tek e fundit i lutesh njeriut konkret: Edi Ramës. Se mbase qëllon me të mira dhe e vendos dorën nga ana e majtë. Mund t’i dërgosh një sms për hallin që ke, se të përgjigjet ai, të dërgon ose tek inspektoratet online me njëqind yçkla, ose të paktën të tregon derën e mensës sociale, varet nga halli që ke. Por edhe një koment te statusi në Facebook mund t’ia shkruash, se ta tregon vendin pa kaluar minuta, hazër xhevap. Të orienton si të paguash taksat, pasi të kesh filluar një punë me pagë nën minimumin jetik. Dhe me një llogari krejtësisht amatore, po e fillove punën 16 vjeç se nuk të “rrojnë shqerkat”, do të të duhet që për 54 vite më radhë, si bleta punëtore, të kontribuosh në arkën e shtetit, me qëllim “që mjaltin, – ashtu siç shkruan dhe dramaturgu i njohur rumun Tudor Mushatesku – ta hajë partia jonë Liberale”.

Shkurt: paratë shkojnë tek tenderi i radhës.

Se shteti duhet mbajtur, domosdo.

Kryeministër, vëre dorën në zemër të kam rixha. Ne jemi vërtet popull heroik, por jo sa të vdesim duke firmosur në bordero, ca pasi kanë punuar me kazmë e lopatë se aq kanë nxënë në rininë e tyre, e ca të tjerë në zyrat e shtetit se janë treguar më dobiça dhe e kanë marrë nga një diplomë, qoftë dhe pa i hyrë plagjiaturave.

Kryeministër mbaj dorën. Aman.

Mos fut nëpër biruca hallexhinjtë sepse të korruptuarit të kanë zënë për gryke.

Reformat vërtet bëhen kur nuk ka lek. Por këtu tek ne duket sikur ka para me bollëk. Po ore po, duhet të ketë para aq sa s’na i pret mendja. Le ta marrim logjikën e ciklit të ulët: E gjithë Shqipëria është kthyer në një kantier, pa hapen gropa kanale, rrugë të reja, rikonstruksione godinash. Prish një të vjetër, ngri një të re. Por asgjë nuk mbaron. Prej vitesh. Vetëm punohet. Ose bëhet sikur punohet. Por nejse, kjo është një çështje e dorës së dytë. Mbi të gjitha, gjithçka në punime e sipër kërkon tenderim, dhe ritenderim. Sepse gjithmonë dalin gjëra të papritura, “toka shembet atje ku s’e pret, hapen papritur gropa, hone, humbella, shpërthejnë gazra sulfurik…” dhe duhen hedhur para shtesë për një modifikim të mundshëm, për ca beton  më shumë, për ca asfalt më tepër. Epo kjo do kohë, se duhet miratuar buxheti i vitit pasardhës, se aktuali nuk mban më. Aq e kish.

Dhe kështu nuk mbarojnë prej vitesh as rruga e Kombit, as rruga e Elbasanit, as baypass-et e Vlorës, apo Fierit, as… e ku di djallin tjetër se çfarë kantieresh janë hapur e nuk mbyllen në Shqipëri.

Dhe që të mbushet sërish buxheti i shtetit fillojnë manovrimet me 5-lekshat e “qelbët” të popullit.

“Po mi Hajrie po. Pesë fronga t’qelbta këtu e pesë fronga aqje, nuk jan’ mo t’qelbta ato, se u ka dalë era me vakt”.

Epo këto janë rrugët e pasurimit të shpejtë. Se vetëm ca shqiptarë pasurohen, shumë e shumë të tjerë shtrëngojnë rripin. Të tjerët kanë marrë arratinë. S’do ketë më krahë pune. Atëherë dhe skema e pensioneve do falimentojë. Nuk ka nevojë më të shkosh 70 vjeç të marrësh pensionin. Atë s’ka për ta marrë dot kush.

Kryeministër, mbaj dorën vëlla. U meruam!

 

v.l/ Dita

February 27, 2019 18:39
Komento

23 Komente

  1. EdilALB February 27, 19:28

    Nardi,ndermarja ime ketu ne Ravenna ka nevoje per suvaxhinj(jane ata qe perdorin llacin per te veshur muret) dhe dyshemexhinj(jane ata qe shtrojne me beton bazamentin e nderteses).Ne se je dakord me shkruaj ne adresen [email protected] I thuaj edhe atij mikut te gjermanishtes se italishtja eshte me e lehte…

    Reply to this comment
  2. respekt per ate qe respekton February 27, 19:55

    Te besoj o Leonard Veizi per ato qe shkruan, ca si te verteta e ca si me humor.Po ti prape ja del se ja shkruan ndonje shkrim e e nxorre buken e dites, ndersa ai personazhi yt, Toni, eshte futur te mesoje gjermanisht se s’ka pune; nuk me çudit se kam 27 vjet larg Shqiperise qe edhe djali im nje vit punon e kater vjet paguhet pa pune edhe ketu afer Munihut e Shtutgardit. Dhe mua kjo me ka merzite por s’kam ku te shkruaj e kujt ti theme. Mos valle te duket Europa dhe Gjermania shesh me lule, mos valle te duket demokracia vazo qe vetem bie ere trendafili, valle mos te duket se ne kete bote gjerat jane ashtu si thuhen?! Mundohuni ti kerkoni vetes aresyen qe te jetoni ne kapitalizem kur e doni jeten dhe jo ta kerkoni çdo gje tek i gjati apo i shkurteri. Kush do vertete te merret me pune , jeton persembari. Jetuam 45 vjet ne socializem dhe ja tek jemi edhe sot, megjithese ata qe linden pas 1990-es dhe ata qe shkelnin me te dy kembet shtetin dhe ligjet e tij e denoheshin, na tregojne se si kemi jetuar ne! Ne s’paskemi ditur gje se si kemi jetuar. Se mos ma marresh per keq; nuk e di ne se ke ti sot ndonje dite te gezuar, te kenaqur , me shoke e shoqe te shkoni te bisedoni apo te kaloni bashke ne kamp, ne plazh, apo edhe ndonje piknik apo vizite; te shkoni per ngushellime apo dasma tek miqte apo te afermit e tu dhe te pini e kerceni valle, megjithe fukarallekun qe u ka zene. Nuk e di se sa poetike eshte jeta sot, sa flisni per natyren dhe aromen e tokes, per ujet e fresket apo zilet dhe kemboret e bagetive ne harmoni me muziken qe degjoni dhe pastaj shtriheni e kenaqeni duke u perkedhelur apo tu perkedhelin me femijet. A ka harmoni ne oksigjenin tuaj familjar dhe shoqeror dhe besim te ndersjellet. Shpirti gelon apo çfryne ne çdo moment dhe pastaj sa besoni tek kjo qe keni arritur apo ku kerkoni te shkoni. Kush e ka fajin: Enveri apo Edi Rama, se te tjeret s’kane kohe: jane ne proteste dhe atje do te rrine se nuk dine te ndreqin, vetem te shkaterrojne.

    Reply to this comment
  3. lori2 February 27, 19:58

    Sa i mrapsht ky Veizi dhe sa driteshkurter, per te mos thene ndonje gje tjeter qe e paska si karakter..

    Reply to this comment
  4. Mere me leng shkrim idiot February 27, 20:07

    Rrushi i Pilos ne kosht te Dilos. Mere me leng se gjella u sos. Prit Saliun dhe Grykemadhen thuaj Tonit se do te punesojne te shpk e tyre kur te vine ne pushtet.
    Sa per Ramen pos u trembni se as burrgos njeri dhe as vret. Bile per kete pune dhe akuzohet tani nga te vetet.

    Reply to this comment
  5. Veliaj 99 mish i huaj per ps. February 27, 20:10

    O gazeta Dita nuk vjen Veliaj ne krye te ps se iku Tomi ne Gjermani. Po shkoni drejt rruges se kazanit dhe ju me duket.

    Reply to this comment
  6. Tori February 27, 21:00

    Keni te drejte sepse kush eshte kunder Rames per ju eshte kazan.Per Enverin kishte nje shprehje ku thuhej se uji nga burimi del i kulluar por turbullohet rrugesPo kete parulle po perdorni dhe ju shqiptaret e vertete rilindas per ata qe flasin per Ramen.Per ju kush eshte kunder udheheqesit tuaj te shtrenje ( qe marrte dite nga ditet e juaja ) eshte armik,spiun i serbit,nuk eshte shqiptar sepse shqiptar jeni vetem ju por jane maloke te salehut e hajdute te ilirit.

    Reply to this comment
  7. Fatmirramati February 27, 21:17

    Vellai im gazetar dhe ju te.tjeret qe lexoni keto shkrime pesimiste ,
    Shqiperia sot nuk eshte ajo e 90-es ku vriteshim per buke ne dyqanet e shtetit me miell ndimash te operacionit pelikan nga qeveria italiane qe dyqanet e zarzavateve dhe tullonat falimentuan , sot vertete ka veshtiresi por mendoni nje shtepi qe e ka rrenuar temeti dhe duhet rindertuar me sakrifica dhe shterngim rrypi , jeta vazhdon nuk duhet leshuar vetja , pasurimi i shpejte me drogera , prostitucion nje dite te del nga hundet dhe ju kete te kerkoni nga horrat e politikes pa dallim qe perfitojne pasurim nga gjaku juaj dhe kthejuni kurrizin me neveri e mos u beni vegla qorre te dinakerise se tyre , ne fund ju them dallimin e punedhenesit shqiptar me perendimorin , para 12 vjetesh mu mbyt djali ne lum dhe pas 3 diteve padroni me priste ne pune dhe kolegu im per fat shqiptar i spjegon draditen tone ku ai u habit dhe i thote une kam hallin tim te ndermarjes !!!!!! E kuptoni qe kapitalizmi perendimor nuk eshte tradite ballkanike si shqipetare , greke , serbe apo turke ku vleresojne traditen e vdekjeve , lindjeve e dasmave , u zgjata por kafe perdite si ne shqiperi qajeni sepse vajtje-ardhje ne pune plus orari i punes shkon 11-12 ore , nuk flas per kohen per tu marre me femijet apo qirane e taksat qe mendon te parat e cfare mbetet per te tjerat dhe valle a do kesh fat te besh frofesionin tend se primare nuk jane sklleverit moderne si ne por vendallinjte .

    Reply to this comment
  8. Kan dal gojoret nga bunkarti February 28, 00:09

    Per ke e ke fjalen plako? Per ate pederastin aty lart qe i thot bythes te ndenjura, apo per hamshorin e tij dymetrosh? Hahaha. Yxhym ke lulishtja e Tajvanit plako se kane dale beqirat nga bunkarti.

    Reply to this comment
  9. Xxx February 28, 08:45

    Ne kete sistem vetem te paaftet dhe mediokrit e presin punen nga shteti.
    Komunizmin kur mendonte shteti e rezuam. Tani te gjithe ti hidhen vendit dhe ti lene bejtet.
    ” Te mbaje doren Rama me L.Veizin!”

    Ca jane keta tipa qe vdesin per pak vemendje dhe bejne sikur na zbulojne bote!? Ik o Veiz se nuk besoj se i bie ne mend Rames per ti. Le qe tipa si ti per kete pune i bejne keto shkrime surogato.

    Reply to this comment
  10. Lori February 28, 12:04

    Megjithe veshtiresite qe ka ketu shkrim pamfleti juaj eshte i pavertete. Si mundesh ti ne kapitalizem te ta gjeje punen shteti? Kjo ndodhte ne socislizem. Ne kspitalizem kerkon, provon, te zgjedhin e me mira zgjedh se cdo besh. Kjo ndodh per te aftet. Ata qe per dhume vite skane gjetur pune jane te paafte, dembele, genjeshtare apo edhe me keq. Jeta duan te shkojne jashte per te marre asistenca e per te bere ndonje pune ne te zeze qe te vine te shesin tangerllik gjate pushimeve ketu. Mos ia beni kete dem Shqiperise me keto pamflete qe jane thjesht letra higjenike. Shko provojeni perendimin po me pune te ndershme e fo e dhihni ku jetohet me mire. Tung

    Reply to this comment
  11. sandra March 1, 18:20

    shkrim briliant!

    Reply to this comment
  12. SI BIE DOT GOMARIT I BIE SAMARIT! March 1, 18:35

    Dëgjo ti Lori ose Lori2 spaske gjet ndonje numer tjeter . Edhe ta mendojne te gjithe se kush po flet .Nje gënjeshtare ose shkurt nje debile me brire.Megjithese une te verteten po them.Shko moj Budalle pi ilaçet.Se do të lëre zemra top ne vënd.Po na fliska sot Lorjana .Motra te fala!!!bye bye P.S:Mos na shkruj më në komente se flet sikur ske bërë shkollë

    Reply to this comment
  13. Lavdia kushurira March 3, 13:56

    O Lori moj motër.Po ti na qenke si ajo Tanja qe zbath tangat dhe shkon vrap te bunkarti.Mos harro se ilacet i ke te rafti i 8 dera 666.

    Reply to this comment
  14. Eduard March 3, 14:29

    Ky ështe nje shkrim me të vërteta.E jo pamflete qe jane thjesht letra higjenike.Bravo L.Veizi për këtë shkrim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*